Nuk kam shumë njohuri në këtë ueb faqe,por fillimisht, përmes kësaj inter
Intervistë me mësuesin
Hajrush IDRIZI
INTERVISTOI : AGLENTINA LUBISHTANI-REKAJ
1.Të jesh mësues?
2.Historia e shkollimit?
3.Diçka e mire në kujtesën tuaj?
4.Dëshira e juaj për ne?
TË JESH MËSUES ?
Pyetja është shumë e lehtë për ta shtruar,ama, për ta dhënë përgjigjjen e saktë,është tepër e vështirë.Megjithatë po përpiqem të përgjigjem,natyrisht,sipas mendimit tim e në bazë të përvojës së gjatë, gati gjysmë shekulli si mësues.
Fillimisht, për të qenë mësues(e),duhet plotësuar një mori kushtesh të domosdoshme:
E para,mësuesi(ja) patjetër duhet me qenë i shëdoshë fizikish e sidomos psiqikisht. E nënvizova këtë të dytën, sepse, ta zëmë, një mjeshtër në ndërtimtari, gjatë punës që bën, shkakton një dëm material, then një tullë, prish një mur apo edhe një shtëpi,nuk bëhet nami,ë? ngase, dëmi mund të kompenzohet me para dhe kaq. Ndërsa,ta prishësh, ta shkatrrosh një nxënës,donë të thotë ke prish një njeri apo (mos o Zot!) edhe shumë nxënës, shumë njerëz, është krim, krim i pariparueshëm.
Pastaj,mësuesi(ja) duhet patur cilësi, vyrtyte njerëzore, pra, duhet të niset nga parimi i njohur, se, njeriu për njeriun duhet të jetë njeri, kështu,gjithnjë të jetë në shërbim të njeriut, e kjo donë të thotë, në shërbim të kombit.
Mësuesi(ja) duhet posedojë njohuri, dituri jo të mjaftueshme por të shumta. Dhe, jo vetëm kaq, por atë bagazh të diturive,të njohurive ta bartë, ta përcjellë tek nxënësit në mënyrë perfekte.Për ta arritur këtë punë me shumë sukses,mësiusi(sja) duhet posedojë aftësi aktrimi. Se, duhet ditur një fakt:Mësuesi(sja) gjitmonë është në shfaqje, në skenë, është në podium para nxënësve me të cilët kominikon, tek të cilët transmeton njohuritë e duhura. Pra, një aktrim i mirëfillt në mësim, lë gjurmë të pashlyeshme tek nxënësit.
Kusht tjetër që duhet ketë çdo mësues(se) është frika. Dikush mund të befasohet nga ky pohim, ama, mos nxitoni. Nëse mësuesi(ja) para se të futet në klasë për të ligjëruar mësimin, ka frikë se a do të ketë sukses në zhvillimin e njësisë mësimore, padyshim se do ta arrin qëllimin, sepse , frika e mobilizon për të gjetur metoda, forma dhe mënyra të përshtatshme, të qarta e konkrete në mësimdhënje.
Mësuesi(ja) duhet ta respektojë orarin e punës, duhet të jetë pedant, i pastër, përherë gazmorë dhe i disponuar për punë. Mësuesja duhet patur kujdes gjatë lëvizjes nëpër klasë, të mos i ekspozojë pjesët e trupit që i ngacmojnë sidomos gjininë mashkullore..Kjo dukuri i largon nxënësit nga përqëndrimi në mësim.
Krejtë kjo mund të përmblidhet me një fjali:Të jesh mësues do të thotë: Gjthmonë të rrezatosh dritë e ngrohtësi sikurse dielli në të gjitha drejtimet.
Ky, sipas meje është profili i mësuesit
Po ua them edhe këtë fjali:
Sikur të lindja edhe njëherë,prapë do ta marr këtë profesion,sepse, nuk ka profesion më të shenjt.
HISTORIA E SHKOLLOMIT?
Po. I lindur jam më 25 qershor të vitit 1945 në Sllakovcin e Poshtëm, komuna e Gjilanit. Shkollën fillore (katër klasëshe) e kreva në vedlindje.
Meqë baba im nuk kishte fëmijë tjetër,as grua, as vëlla apo motër, vendos të shpërngulet nga fshati . Dhe, më 6 maj tëvitit 1956, vendosemi këtu, në Ferizaj me qëllim të shkuarjes për në Turqi. Këtu , unë dy vjetë nuk i vijova mësimet fare, sepse, pritnim “vesikat”(vizat) për Turqi. Po, pas dy viteve , kur pamë se shkuarja në Turqi është e pamundur, regjistrohem në tetëvjeçare të cilën e mbarova në vitin 1962. Po në këtë vit regjistrohem në Shkollëm Normla “Z.Hajdini“ në Ferizaj, ku me 5 qershor të vitit 1967 diplomova dhe mora titullin mësues.E, me një shtator të po këtij viti, ia fillova punës si mësues në Cërrnillë, ku punova plot 14 vjetë. Nga Cërrnilla transferohem në Prelezin e Muhaxherëve, ku punova panderprerë deri më 25 qershor të vitit 2010, kur edhe mbush 65 vjetë jetë dhe më flakën në pension.
DIÇKA E MIRË NË KUJTESËN TUAJ?
Po, patjetër se gjatë përvojës kaq të gjatë me nxënës, me popull,me kolegë të punës, në kujtesën time kanë mbetur shumë gjëra të mira,por edhe të hidhura.Po, meqë po insisstoni,për gjëra të mira, po ua rrëfej dy ngjarje me të cilat kam të drejtë edhe të mburrem.
U thash më heret se, së pari, punës si mësuaes, ia kam filluar në Cërrnilë. Godina e shkollës ku pata filluar të punojë ishte shumë primitive dhe tepër e rrzikshme për nxënës. Megjithatë, punën e bënim me përkushtim shumë të madh.
E, pas shumë vitësh, në këtë fshat u ndërtua një shkollë e re dhe mjaft e bukur. Besomëni, ky objekt më inspiroi, më frymëzoi e më nxiti për ta shkruae një poezi shumë të bukur për Halit Ibishin, dëshmor i po të njëjtit fshat,emrin e të cilit mbante shkolla jonë, nga se atëherë ishim në një shkollë.Këtë poezi e bëra edhe këngë. Po, vet e shkrova tekstin, vet e komponova muzikën,vet , me korin e klasës time (ishte klasa e katërt) e përgadita dhe e bëra gati për ta kënduar në ditën e inaugurimit të shkollës.
Dy ditë para inaugurimit të shkollës,në provën gjenerale, drejtori më njoftoi se kënga për Halit Ibishin hiqet nga programi me arsyetimin se mësuesi nuk ka aftësi të komponojë e as të shkruajë poezi.Pastaj,po citoj:”Glorifikohet personalitrti i këtij dëshmori të dyshimt(!)”,paskan pohuar organet e pushtetit që atëherë cenzuronin çdo program kudo që shfaqej .
Ky lajm befasues më la pa ftymë. Mirëpo,nuk kapitulova.Shkova në shkollë dhe pa konsultimin me kolegët e punës,VENDOSA që përveç këngës “Vallja popullota” të kompozitores Badivuku, ta këndojmë edhe këngën e kompozitorit (ha,ha,ha!) Idrizi, po rrezikoj, u bë çka u bë.
Dhe, erdhi dita e inaugurimit.Oborri gumëzhnte nga numri i madh i nysafirëve të ftuar e të paftuar, shqiptarë e serbë, përfaqësues shtetëtor të komunës por edhe nga Prishtina. Pas ceremonisë së rastit, fillon edhe shfaqja e programit . Pas pak ftohem edhe unë të dal në skenë.Radhis korin në platonë para publikut.Me mandolinë jap tonin e duhur dhe nisim këngën nën dirigjimin tim.Mrekullia vet. Kori përpos që këndonte, edhe vallëzonte, “…herë në gishta, herë në thembërr,hidhën gjthë si me një zemër,heeejj!”-thuhej në refren,ama edhe vallëzohej. Të pranishmit mahniten, duertrokasin, bërtasin, urojnë. Unë me tërë korin perkulem para të pranishmëve dhe i përshëndes.Tashti, publiku priste pikën tjeter të paralajmëruar, që na ishte një poezi serbe. Unë, i rrebeluar, pa paralajmërim, u ktheva drejtë korit,dhash tingullin e duhur dhe ia filluam këngës për Halit Ibaishin.
Kënga ishte marshuese, depërtuese, avancuese, biles edhe shkatrruese e çfarëdo barriereje. Në fund, refreni: ”Baca Halit, a na dëgjon? Shkolla jon’ e bukur, emrin tënd e mban”. Ky refren në një fare mënyre edhe u dramatizua, sepse, kori jo vetëm se këndonte, por edhe ngriste duart drejtë shkollë së re.Te pranishmit fascionohen, durtrokasin, por papritmas ndalet duartrokitja.Kthehem drejtë tyre për të parë se çfarë po ndodh. O Zot! Çështë kjo? Njerëzit po qajnë, nuk qirren por dënesin, fshiejnë lotët.Çohën në këmbë, rrinë gaditu para meje, para korit të klasës time, sikursa para hymnit kambëtar. Edhe unë i shoqëroj në vajë, edhe kori i klasës sime më erdhi në ndihmë.Qajmë, shumica qajmë. Dikush, për ta ndërprerë heshtjen,nisi të aplaudojë, të cilit, iu bashkuan edhe të tjerët së bashku me mua dhe korin tim.
Tash, para asaj mase, para atyre fytyrave të lagura nga lotët, ndjeva një kënaqësi të papërshkruar.Se, me punë të pushtosh zemrat njerëzve, qenka një krenari shumë e madhe, një mburrje por edhe një përgjrgjësi për të qenë përherë i mobilizuar në kryerjen e detyrës së mësuesit me përkushtim.
Jam shumë i bindur se këtë përkushtim e mbajta deri në mbarim të karrierës sime si mësues.
Këtu, në Prelez dhash krejtë çka pata për të dhënë. Madje mund të them se e tejkalova edhe vehten time.
Gjatë luftës, në vitin 1998 dhe 1999 më ra në sy një fenomen trishtues,të cilin askush nuk e kishte vërejtur e as trajtuar asnjëherë. Fjala është për pasojat e luftës dhe ndikimi i saj në shpirtin e fëmijëve.Ky fenomen më nxixti,më obligoi, më detyroi apo edhe më urdhëroi për ta shkruar një DITAR,me titull ”Lufta o mësues, lufta!” Nga vet titulli po kuptoni se nxënësi është në qendër të vemendjës.Ky ditar është publikuar në gazetën Iliria-POST dhe është vlerësuar shumë mirë nga lexuesit e shumtë.Pastaj është i publikuar edhe në dhjetëra faqe të internetit dhe është tepër i lexueshën. Ju që jeni të interesuar për ta lexuar këtë d i t a r , ju mjafton të shkoni në google,të shkruani: Hajrush Idrizi,dhe kaq,e keni ditarin online.
Këto ishin dy gjëra të mira,nga shumë sosh, që janë ngulitur thellë në kujtesën time.
P.S:Kam qenë i interesuar për ta botuar si libër këtë ditar me rastin e shkuarjes sime në pension, por pushtetarët tanë nuk “gjetën” 1000 euro për ta paguar shtypshkronjën “Dinograf” në Ferizaj.
Sot ky fakt nuk më brengosë edhe aq shumë.E di se ky ditar ka vlera të mëdha, sidomos histotike, po pse jo edhe artistike, dhe se një ditë patjetër do të botohet,ndoshta edhe postmortum,ama do t’u bie në dorë gjeneratave që do vijnë, do t’u bie.
DËSHIRA E JUAJ PËR NE?
Për ta dhënë përgjigjjen në këtë pyetje, prapë më duhet te nisem nga përvoja ime si mësues më tepër se 43 vjetë, ndonëse e di se e dini se çfarë ju dëshiroj.
Dihet, edhe mësuesi është njeri si të gjithë të tjerët. Pra edhe ai ka nevojë të ketë të ardhura të mjaftueshme për vehte por edhe për familje, ka nevojë për pushime e zbavitje. Po, ka. Mirëpo, vet profesioni është specifik, i veçantë nga profesionet tjeta,pra, është i shnjt.Nga ky fakt del se mësuesi, për dallim nga profesionet tjera, është i detyruar, i obliguar të sakrifikojë më shumë se sa të tjerët.Se, në një fare mënyre është ajka e popullit. Pra,mësuesi kurrë nuk guxon ta keqpërdorë nxënësin si presion ndaj Qeverisë për ngritjen e pagave. Se, ai (nxënësi) është më i pafajshmi prandaj pafajtori nuk guxon të dënohet.Mësuesi(ja) nuk guxon të pushojë, të thotë se unë di mjaft, dhe nuk kam nevojë të mësoj më shumë.Përkundrazi, dëshra ime është që ju të mësoni vazhdimisht,sepse do e shihni se juve ju lehtësohet barra që keni marrë përsipër.
Tjetër, që është tepër e rëndësishme, është që nxënësin ta ruani më shumë se sa vehten e juaj. Si ? do më pysni. Ja se si:
Nxënësi, një të katertën e ditës e kalon në shkollë.Gjatë kësaj kohe, mësuesi duhet të jetë “çoban “i nxënësit, të mos vriten, të mos grinden në mes vedi,biles edhe të mos perbaltën.Se, një grindje eventuale,një kacafytje apo rraje shkakton dëme zinxhrore me pasoja tragjke. Ky do ishte sigurimi fizik i fëmijëve, të cilin dua që ta bëni.
Pastaj, kurrë, ama bash kurrë nuk bën ta lëndoni nxënësin as fizikish e as shpirtërisht. Sidomos, nxënësin kurrë nuk guxoni ta fyeni me fjelët si ”hajvan”, “gomar”, “lopë”, “derr” e të tjera fjalë ofenduese.Ta dini, nëse ka raste të tilla, nxënësi definitivisht i qon duart nga mësuesi. Ai nuk është më i interesuar për mësim, sepse, dinjiteti i tij biles edhe i klasës është i lënduar. Mandej, do doja që me nxënësin të jeni sa më afër, shumë afër, në mënyrë që ai të jetë i lirë dhe të shprehet lirshëm, e, edhe nëse gabon, të mos qortohet,po të korrigjohet bashkarisht me ndihmën e klasës.Është poashtu e domosdoshme kontakti dhe njohja e prindërve, si dhe gjendja e tyre sociale.
Ka edhe shumë gjëra tjera,po si e fundit do ishte: Baskëpunimi,marrëdhënjet e mira në mesin e kolegëve, konsultimi në mes vedi dhe ndihma reciptoke në çdo moment.
Këto gjëra që ua thash, i kam parë me sy, jam ballafaquer me to në praktikë, dhe, po ua them troç, më kanë ndihmuar tepër shumë.
Për ta vërtetuar këtë pohim po ua bëj me dije se, kurrë, ama bash kurrë muk kam pasë probleme me asnjë nxënes, ama bash me ASNJË, si dhe, kurrë, ama bash kurrë nuk kam pasë telashe me asnjë prindër, ama bash me ASNJË
E, a ka kënaqësi më të madhe se sa të punosh me njerëz më tepër se 43 vjetë e të mos kesh asnjë mosmarrëveshje?
Besoj se kjo nuk do koment.
Këto të mira ua dëshiroj edhe juve.
Nuk di se sa jeni të kënaqur,nuk di.
Ferizaj,15 prill,2011.
vishte mund edhe të njihemi: