Mare nga AL Sat
Shishet me porosi që udhëtojnë nëpër oqeane apo dete, janë diçka që shpesh herë e kemi parë në filma, por deri më tani, nuk kemi qenë dëshmitar të një gjëje të tillë. Në Australi kjo gjë u bë realitet, pasi një djalosh dhe babi i tij gjetën një shishe, e cila brenda kishte një porosi. Letra është e shkruar në gjuhën mandarine nga një lundrues kinez, i cili e kishte hedhur atë 5 vjet më parë, gjatë një udhëtimi nga Mallaka në Oqeanin Indian. Letra thoshte: ‘A dëshironi të bëhemi shokë’. Në të shkruante edhe emri dhe adresa e dërguesit Li Haibo, i cili ishte nga një fshat i vogël i Kinës Qendrore.
“Është e mrekullueshme. Nëse shishja ka bërë 11 mijë km. Është diçka mahnitëse”, thotë Mark Laërence.
“TË gjesh letër në shishe? Këto janë gjëra që zakonisht ndodhin në filma”, tregon Peter Laërence, djaloshi 13 vjeçar.
Edhe pse mjaft I habitur, dërguesi i letrës ishte mjaft i kënaqur që letrën e tij më në fund e kishte pranuar dikush.
“Kur udhëtoja nga Mallaka në Oqeanin Indian, e hodha një shishe në det. Ishte hera e parë që bëra diçka të tillë, prandaj nuk pisja që ta gjejë dikush, as që kam menduar për të më vonë. Ishte shumë kohë më parë, para 4 ose 5 vjetësh. Kur dëgjova për këtë lajm, nuk munda të besoj”, thotë Li, dërguesi i letrës.
Sipas dërguesit të letrës kjo rastësi ishte punë ‘fati’ dhe dëshironte të njihet me djaloshin Australian dhe babain e tij. Li i ftoi ata në Louyang, qytet në të cilin jetonte që kur ishte kthyer nga ekspeditat në vitit 2007.
Semra Jakupi