Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mulla Idriz Gjilani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
driton
Anëtarë
Anëtarë


Numri i postimeve Numri i postimeve : 7
Pikë Pikë : 17
Rrespekte Rrespekte : 2
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 30/04/2010
Vendndodhja Vendndodhja : Gjilan

MesazhTitulli: Mulla Idriz Gjilani   Fri Apr 30, 2010 11:05 pm

Kapërcimi elegjiak i Mulla Idrizit nga harta e Kosovës[/b]



Një figurë poliedrike, që shumë vite mbeti i anatemuar dhe i pastudiuar nga shkenca e historisë, i mbajtur në kujtesë vetëm në mendjen e popullit që nuk i harron bijtë e tij edhe atëherë kur pushtetet përdorin tërë forcën për të fshirë këtë kujtesë. Ai ishte intelektuali i kohës, që s,e deshi rehatinë e as kolltukun kur KOSOVËS i vihej zjarri .Ai e deshi tokën arbërore edhe kur thurreshin plane djallëzore, kur qenia njerzore rrezikohej seriozisht, kur harta ballkanike e evropiane pësonte ndryshime.

Personalitet i shquar i shekullit XX
Po e filloj këtë shkrim studioz me Dr Ramiz Zekaj i cili shkruan “ Veprimtaria e Mulla Idriz gjilani është heroike. E tillë është periudha 1944-1949 dhe kallja e tij në zjarr më datën 25-26 nëntor 1949 për të mbetur shembull te pasardhësit si dhe luftëttarë, qëndrua dhe vdekur si shqiptarë.-marrë nga Libri zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX.”.
Po ashtu edhe shkrimi i tij i tipit shkencor i botuar në gllasnik për 50 vite ku hynë ndër autorët më me fuqi intelektuale me shkrimin “Vllezëri Islame”
Edhe Tahir Zajmi shkruan “Mulla Idriz Gjilani ishte një tip burrit shqiptarë, i një natyre krejt tjetër që midis fesë e atdheut bënte asnjë dallim - përse pa nji atdhe të lirë – thoshte as feja nuk mbahet dhe nuk mund të ushtrohet, për të vazhduar më tutje vetëm një fenomen tragjik i fatit e tradhtoi në lamë të betejës ..., jo friga e dekës dhe plumbat e armikut, por një ndjenjë feblesët që quhet dhimbsuni dhe dashuni vllaznore..

Botimi i librit nga instituti i studimeve objektive në Nju Delhi të Indis Mulla Idrizi radhitet ndër 100 personalitetet islame apo udhëheqësit më të mëdhenjë mysliman të shekullit XX.
E fillova në këtë vmënyrë këtë shkrim përe të parë se si dhe në çfarë mënyre Mulla Idrizi shihej nga autorë të ndryshëm të kosovës dhe jashtë saj.
Personalitetet e tilla të cilët renditen në pikat kulminante siq ëshët rasti në 100 pertsonalitet të boteës ku nhyn Mulla Idrizit nuk është rastit
Shkrime të shumta për veprimtarin kombëtare dhhe fetare kemi edhe prej shunë autorëve e do veqoja Mulla Avni Aliun etj
Ai thoshte sa i mirë është Islami kur shpjegohet në gjuhën shqipe , gjuhë të cilën zoti e zgjodhi për shqiptarët”

Veprimtaria atdhetare ishte pjesw e jetws sw tij

Mulla Idriz Hajrullahu qëndronte konsekuent për bashkimin e trojeve shqiptare. Sot, kur përkujtojmë këtë figurë shumëdimensionale, portreti i heroit të pathyeshëm ngulitet thellë në memorje dhe krjiohet një univers që historisë shqiptare t,i shtohet një kaptinë e veqantë në vargun e ngjarjeve aq të bujshme gjatë LNÇ-së dhe pas saj.
Qysh në moshë të re u ballafaqua me problemet jetike. Babain ia kishin vrarë por orientimi i tij drejt kauzës së shenjtë ishte edhe amaneti i prindërve të tij.
LNÇ –ja dhe regjimi i krijuar pas saj, shembën ëndrrën e shqiptarëve për të drejtën e popujve për vetëvendosje, për krijimin e shtetit të tyre të lirë.Andaj, Mulla Idrizi qysh heret u bind se u shkel vullneti i popullit të tij dhe trojet shqiptare po bëheshin sërish pre e interesava të shteteve fqinje dhe të fuqive të mëdha.
Aktiviteti i Mulla Idrizit ishte i mbështetur në dy drejtime: në ngritjen e vetëdijes së popullit përmes agjitacionit dhe në arsimimin e brezave të rinjë. Ishte pakompromis në rrugën drejt realizimit të aspiratave të popullit, madje duke u sakrifikuar edhe familjen dhe duke “djegur” pasurinë e tërë për idealin e lartë të lirisë. Nëse e shohim veprimtarinë e tij në kohën dhe në hapësirën kur jetoi, është pa dyshim njeriu që i kaloi kornizat e etnitetit kosovar në baza intlektuale dhe patriotike. Nëse themi kështu, atëherë shtrohen shumë pyetje” .cili imam luftoi më me fanatizëm kudër shpënguljes së shqiptarve, cili imam luftoi më me devotshmëri për çështjen kombëtare,cili imam nuk bëri dallimin midis konfesioneve,cili imam fjalën e parë e kishte “ska fe pa atdhe”.Të gjitha këto paraqesin qëndrimin vertikal të feniksit që ka lidhmëri me damarët e tokës mëmë,që përkujtojnë të madhin ,Hoxhë Hasan Tahsinin, Vaso Pashë Shkodranin,Hoxhë Kadri Prishtinën…
Veprimtaria e tij politike dhe arsimore kishte mbështetje të fuqishme në Komitetin për Çlirimin Kombëtar të Kosovës.
Uniforma e imamit,përveç predikimeve fetare,e përdori edhe për zgjimin e ndërgjegjjes kombëtare.Prej viteve te 30-ta Komiteti I Kosovës për Anamoravë do ta ketë njeriun më besnik të radhave të tij.Me zgjuarsinë e tij ai ishte në ballë të masave të gjëra dhe me guximin që posedonte,kishte fituar zemrat e të gjithë popullit të Anamoravës dhe më gjërë.Pa dyshim se Mulla Idrizi i njihte gjuhët orientale,gjë që i mundësuan të shihte më për së afërmi të arriturat shkencore,si me fizikën,kiminë,mjekesënë,astronominë dhe shkencat tjera,që paraqesin eruditin e vërtetë të botës shqiptare.
Njohja me personalitete të mëdha kombëtare ,si me Ferat bej dragën e shumë të tjerë të rrethit të Shkupit e të viseve të tjera shqiptare,tregojnë qartë për veprimtarinë aq të bujshme si në sferën e çjirimit kombëtar po ashtu edhe të mngritjes së vetëdijes intelektuale.
Mulla Idrizi në mënyrë analitike kishte bërë punimet si “Lindja e Pejgamberir” dhe “vëllazëria Islame”,që kanë vlera të mëdha fetare,njhohje me botën si kompleks universal,mbi të gjitha superstrukturën si mjet të realitetit dhe objektivitetit në paralelen Fe-Atdhe.
Krijimtaria e tij, edhe pse në dukje e pakt,në vete ngërthen një mori çështjesh kardinale, duke u nisur në avancimin e vlerave të larta kombëtare, si dhe në zhdukjen e të gjitha dukurive që pëngojnë frymën liridashëse.Tendenca kryesore e tij ishte qrrënjosja e vëllavrasjes ,ofrimi dhe krijimi i unitetit ngritja e një vetëdije të re, në parim mbi të gjitha, -Bashkimi Kombëtar. Kjo ishte motoja dhe refreni i tij i përhershëm.
Nuk ishte e rastit edhe zgjedhja në përbërjen e antarëve të Ulemas së
Mexhlisit të Shkupit, ku me plotë meritë e kreu detyren deri në vitin1941.
Përgatitja e tij dhe puna në medresetë e ndyshme ,janë kaptinë e veqantë e formimit dhe e predikimit fetar në shërbim të kauzës.
Ai sintetizoj në mënyrë praktike teorin shkencore se pa Atdhe nuk ka Fe. Prandaj përkushtimi patriotik, duke rrezikuar edhe vetëveten , nuk e hamendi por,përkundrazi , ai bëri gërshetimin dhe sendërtimin e ideve në objektivat e kohës.
Mulla Idriz Gjilani , udhëheqës i ushtrisë vullnetare shqiptare të Kosoves Lindore, si njeri i penës dhe i pushkës , fesë dhe i vatanit , u çëndroi besnik idealeve të larta kombëtare.
Ai deri në frymën e fundit do të mbetet udhëheqës i denjë i lëvizjes për çlirim e bashkim kombëtar .
Vdiq ashtu si ishte nisur, me fjalët në gojë,” Në mbrojtje të Atdheut vritet vetëm ai që e ka fat shehitllëkun”.

Mare nga prof.Izmi Zeka
[b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Mulla Idriz Gjilani
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» AGIM GASHI:KANGË PËR MULLA IDRIZ KOSOVEN
» Si u rrah Mulla Osmani nga Vehabistët e Drenasit?
» IDRIZ ZEQIRAJ:ADRESIMI I SAKTË I AKUZËS NGA EULEX-I-HIPOKRIZIA E TURPSHME E KALEMXHINJVE POLITIKË DHE "INTELEKTUALË"
» Idriz Zeqiraj: Telenovela e pergjakshme me emrin - Kosovë
» Kush e vrau Bardhyl Ajetin?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Galeria Kombëtare-
Kërce tek: