Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

Share | 
 

 Politika e jashtme kosovare – realitet apo mit?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin Depca
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
Pikë Pikë : 621
Rrespekte Rrespekte : 30
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : M
Hobi Hobi : Explorimi
Humori Humori : Brenda normales

MesazhTitulli: Politika e jashtme kosovare – realitet apo mit?   Thu Aug 27, 2009 5:19 pm



Politika kosovare në dy dekadat e fundit ka qenë në parim improvizuese, me më shumë veprim taktik sesa strategjik. Prandaj edhe ajo çka mund të e quajmë me këtë rast politikë e jashtme, ishte rezultat i rrethanave të jashtëzakonshme që mbizotëronin në të kaluarën. Duke u nisur nga fakti se një ndër prioritet e politikës sonë gjatë viteve 1990-ta ishte internacionalizimi i çështjës së Kosovës, politika e jashtme ishte a priori politikë e brendshme dhe anasjelltas. Në fakt politika e “jashtme” zhvillohej në Prishtinë dhe “diplomatët” kosovarë vepronin nga Prishtina duke takuar delegacione dhe zyrtarë të huaj, të çfarëdo niveli dhe vendi. Kështu që një dallim esencial mes këtyre dy fushave të veprimit në fakt s´kishte hiç. Kjo dukuri kaloi në një – kushtimisht thënë, traditë të pashkruar në politikën e vendit, duke patur për pasojë mungesën e zhvillimit të mirëfilltë të diplomacisë dhe të politikës së jashtme në përgjithësi. Ajo çka deri para periudhës së luftës me frazën “sensibilizim” të opinionit botëror për zgjidhjen e çështjes së Kosovës përshkruhej, tani përkthehet me termin “lobim” për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në të dyja rastet, formimi dhe fuqizimi i politikës së jashtme nuk përceptohej respektivisht nuk shihet ende si një sferë e veçantë politike dhe të një rëndesie jetike për afirmimin e interesave nacionale në sistemin ndërkombëtarë të shteteve sovrane. Politika e jashtme është pjesë përberëse e politikës së përgjithshme të një shteti, por reduktimi i saj në “pritje-përcjellje” të diplomatëve dhe zyrtarëve të huaj apo edhe vetëm në lobim, pamundëson krijimin dhe zhvillimin e kapaciteteve, strategjive dhe traditës diplomatike për një politikë vërtete të jashtme. Sa për ilustrim, departamenti amerikan i shtetit i kishte në kohën e themelimit vetëm pesë-gjashtë bashkëpunëtor, megjithekëtë kishte një strategji të hartuar të politikes së jashtme amerikane.

Nëse përfaqësimi i duhur i interesave të vendit në arenën ndërkombëtare ishte penguar për shkak të rrethanave specifike politike, kushteve të kufizuara materiale apo çfarëdo arsye tjetër, tash kur konturat e shtetformimit kanë marrë formën finale, ky lloj i deritashëm i politikbërjës së jashtme dhe kjo lloj diplomacie duhen të i takojnë përfundimisht së kaluarës. Përndryshe ministria e jashtme dhe ambasadat e para mbesin sa për sy e faqe nëse vazhdohet me një konceptim të tillë të politikës së jashtme.

Ministria e punëve të jashtme s´duhet të jetë sikur agjension për marrëdhënie me publikun që propagon te oponentet e huaj për kuazën tonë- pra njohjën e Kosovës përmes asaj që po quhet lobim. Por detyrë primare e ministrisë së jashtme është përpilimi i politikes se jashtme dhe zbatimi i saj, duke identifikuar interesat vitale dhe qëllimet parësore si dhe mënyrën e jetësimit të tyre. Në anën tjetër mirëpo lind dilema: Cilët aktorë dhe faktorë vendosin dhe si vendosin për përpilimin e politikës së jashtme? Në çka bazohen këto vendime dhe kush i vlerëson apo konrollon ato? Këto janë disa nga dilemat që duhet vështruar jashtë politikës ditore dhe interesave partiake e klanore. Sepse, koha e humbur me politik të jashtme improvizuese s´do të kompensohet, aq më keq, rrezikohet trashegimia e një tradite diplomatike e karakterit protokolar, ku ekspertizat, studimet shkencore-hulumtuese, vlerësimet kompetente e profesionale dhe planifikimet afatgjata nuk ekzistonin thuaja fare. Dhe këto çeshtje nuk janë as detyrë e as fushë veprimi i shoqërise civile ose mediave por e shtetit.

Nëse politikës së jashtme kosovare nuk i vihen themelet e shëndosha tani, duke mos e politizuar dhe nepotizuar por profesionalizuar dhe funksionalizuar atë, vështire do të jetë që në të ardhmen do të mburremi me ambasadat dhe perfaqësimin tonë jashtë vendit, vështire do të jetë që investimet e huaja të i fitojme për vete, vështirë do të jetë që të kemi shkëmbim studentësh, shkenctarësh, artistësh apo punëtoresh, vështirë do të jetë që të kemi eksportim te shtuar mallrash dhe shumë vështirë do të jetë që të dihet se a ka Kosova në të vërtetë politike të jashtme.

(Autori është doktorant i shkencave politike në Universitetin e Vjenës.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://depca.albanianforum.net
 
Politika e jashtme kosovare – realitet apo mit?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fadil Demaku: Demokracia primitive kosovare; O loptë e mia ma t'mirat n'katun
» Selim Hasanaj: Penda e Artë nga Tedeli, ish Vrella e Istogut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Politikë-
Kërce tek: