Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Deri kur me "strajca" në duar?!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
sevdo
Anëtarë
Anëtarë
sevdo


Numri i postimeve Numri i postimeve : 1
Pikë Pikë : 3
Rrespekte Rrespekte : 0
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 26/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : M

Deri kur me "strajca" në duar?! Empty
MesazhTitulli: Deri kur me "strajca" në duar?!   Deri kur me "strajca" në duar?! Icon_minitimeWed Aug 26, 2009 10:01 pm

Deri kur me "strajca" në duar?!
Deri kur me "strajca" në duar?! F_081710

Nga Sevdail DEMIRI

Ditët që numërohen kalojnë shpejtë... Të tilla ishin edhe ditët e mërgimtarëve tanë të cilët tanimë po i përfundojnë pushimet verore në vendlindje. Duke qenë i vetëdijshëm për rrotacionin e vazhdueshëm që bën toka rreth boshtit të vetë dhe rreth Diellit, kam përshtypjen se edhe koha po "rrotullohet" duke kthyer herë-herë kohërat e kaluara. Kriza ekonomike që përfshiu botën, më së tepërmi goditi edhe botën perëndimore, dhe rrjedhimisht edhe mërgimtarët tanë. Shumica i humbën vendet e tyre të punës, një pjesë e madhe kanë mbetur të angazhohen me punë "part-time" apo vetëm disa ditë pune brenda javës, kurse të tjerë madje nuk erdhën as për pushime në vendlindje, duke u frikësuar se mos vallë do të mbesin pa punë!

"Rrotullimi"
Tanimë nuk është koha e para 20-30 viteve, kur një njeri ka punuar në kurbet, dhe 30 të tjerë janë ushqyer në vendlindje pa kurrfarë problemi. Tash ata që janë në kurbet, mezi arrijnë të mbajnë familjet e tyre. Vetë politika shtetërore e Perëndimit ka bërë aso lloj sistemesh sociale, që pamundësojnë derdhjen e mjeteve të tyre jashtë shtetit. Pra, aty ku i fiton të hollat, detyrohesh edhe t'i harxhosh në njëmijë lloj mënyra. Duke ndjekur "teorinë e rrotullimit", aktualiteti më gjason prap në një kohë kur disa nga prindërit tanë që shkuan në Gjermani, Belgjikë e gjetiu, për disa vite u kthyen mbrapshtë, për shkak se 'hesapi' i atjeshëm nuk kishte ndonjëfarë dallimi të madh nga ai këtu në ish-Jugosllavi. Rrogat që i merrnin atje ishin gati se të njëjta me rrogat e këtuhit, madje disa ishin edhe më të larta këtu se sa atje. Prandaj, nuk shihnin më shumë arsye ekonomike për të qëndruar në mërgim. Por, arsyet tjera, parasegjithash të natyrës politike (presionet e shumta ndaj shqiptarëve), bën që një pjesë e madhe e shqiptarëve të ikin dhe të vazhdojnë qëndrimin në shtetet e Evropës perëndimore. Kjo gjë më vonë u efektuua shumë me organizimin e rezistencës së armatosur dhe zhvillimin e tri luftërave nën siglën e UÇK-së. Sidoqoftë, tashti duket se po vjen koha kur vërtetë nuk ka shumë arsye ekonomike të qëndrohet në mërgim, përveç një mirëqenie më të mirë sociale që ofron perëndimi. Është mirë që mërgimtarët tanë të shikojnë më tepër kah vendlindjet e tyre, në kuptim të investimit në ekonominë e këtushme, hapjen e bizneseve të reja, vendeve të reja të punës. Ashtu siç janë rimbëkëmbur vendet e Evropës perëndimore (parasëgjithash Gjermania) nga shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore, ashtu do të mund të rimëkëmbeshin edhe vendet tona, të cilat i kanë të gjitha kushtet për një zhvillim të mbarë. Mjafton që mërgimtarët tanë të kenë dëshirë dhe vullnet për të bërë diçka të mirë për kombin dhe atdheun e tyre. Ndërsa, qeverisjet respektive në vendlindjet e tyre të kenë një politikë më fleksibile dhe një klimë më të favorshme për të përfituar nga mundësitë e diasporës.

Porosia
Migrimi masiv që i kërcënohet vendeve tona pas heqjes së shpejt të regjimit të vizave, do të shkon edhe në dëm të popullsisë së këtushme shqiptare, e cila do të mbetet rrugëve të Evropës.
Kjo rrezikon edhe disbalancin etnik, që mund të ketë reperkusione të mëtejshme në kontekst të të drejtave tona kombëtare (sidomos në Maqedoni, Preshevë e Malit të Zi). Ndërsa, me motivimin e kthimit të mërgimtarëve tanë për të jetuar dhe investuar në vendlindje, do të ndërpritej edhe dukuria e asimilimit që po i kanoset vazhdimisht popullatës tonë në diasporë.
Politikat e vendeve të zhvilluara evropiane, gjithnjë e më tepër janë duke ndikuar në drejtim të "përshtatjes" së popullatave migruese, që në thelb nënkupton asimilimin. Për të mos lejuar asimilimin tonë të vazhdueshëm, dhe për të mos punuar veç sa "për të jetuar pakës më mirë", kthehuni dhe investoni në vendlindje, ashtu si dikur... Mjaft më "me strajca në duar" rrugëve të botës... Ose, në më të paktën, ju (dhe sidomos) fëmijët tuaj, vizitoni sa më shpesh vendlindjet, vatrat stërgjyshore… Mos harroni kurrë gjuhën, kulturën dhe traditat shekullore të popullit tuaj!

http://www.koha.com.mk/Opinion150.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Deri kur me "strajca" në duar?!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Zhduket" dielli, aziatikët shijojnë për rreth 6 minuta eklipsin e shekullit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Your first category :: Your first forum-
Kërce tek: