Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vajza Qe Ndryshon Ngjyren E Syve Cdo Muaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin Depca
Administrator
Administrator
Admin Depca


Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
Pikë Pikë : 621
Rrespekte Rrespekte : 30
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : M
Hobi Hobi : Explorimi
Humori Humori : Brenda normales

Vajza Qe Ndryshon Ngjyren E Syve Cdo Muaj Empty
MesazhTitulli: Vajza Qe Ndryshon Ngjyren E Syve Cdo Muaj   Vajza Qe Ndryshon Ngjyren E Syve Cdo Muaj Icon_minitimeTue Aug 25, 2009 1:43 pm

Per të mund të përdorin shprehjen se e ndërron ngjyrën e syve si mbreti gratë. Çdo muaj, sytë e saj janë ndryshe. Elona Musaraj është 21 vjeçe. Është, ndoshta, personazhi me sy më të veçantë. Në qoftë se shumë i përdorin lentet për festa apo për raste të caktuara, Elona i përdor për qejf..., dhe vetëm kaq, nuk ka shpjegim tjetër. Tashmë i është kthyer në rutinë. Po kaloi një muaj, nuk e sheh dot veten me të njëjtit sy. Para se të dalë nga shtëpia, përveç detyrimeve të tjera ndaj vetes, bën edhe këtë tjetrën ..., ndërron ngjyrën e syve. Pasi lan duart ("deri në sterilitet thuajse absolut, - thotë Elona"), vendos lentet e saj mujore.

A nuk është e bezdisshme? Aspak, na tregon Elona. Kur kam vendosur për herë të parë, e kam ndjerë vetëm pak minuta në fillim, kurse tani nuk më krijon asnjë lloj ndjesie. "Më është kthyer në fiksim dhe nuk bëj dot më ndryshe".
Po çfarë mendojnë për të ata që e njohin? "Shoqërisë sime nuk i bën më përshtypje. Madje, shpesh, më thonë; "Sot po na shikon gjelbër".

Komplimentet ndaj vajzës nuk mungojnë. Ka nga ata që i kanë thënë; "të hëngsha sytë", e deri tek një batutë e një shoqes së saj, "i ke bërë sytë si shtrigë". Përgjithësisht, shpesh luan te ngjyrat e forta, pasi synimi i saj është që të bjerë në sy. Po nuk e dëgjoi shprehjen, "Ua çfarë sysh", nuk kënaqet. Po të numërojë ngjyrat që ka ndërruar, fillon edhe bie në përsëritje. Gri, blu, blu topaz, violetë, gri akuamarinë, gri amazonë, smerald. I ka provuar të gjitha lentet e prodhuara sipas ngjyrave bazë të syve.

Përveçse ndihet mirë me veten, kjo gjë e ka ndihmuar 21-vjeçaren të përfitojë nga dobësia e të tjerëve për ngjyrat e bukura të syve. Kujton me të qeshur një rast: "Shkova për të blerë një palë syza dielli të errëta", - thotë ajo. Shitësi, duke më komplimentuar nga sytë, të cilat në atë kohë i kisha gri, me fali syzat, të cilat kushtonin 50 euro. E ku ka më mirë se kaq...me një vështrim mund të blesh shumë gjera..."

Por, Elona me "dhjetëra sy", ishte e rezervuar që pamjen e saj ta tregonte në gazetë. Pranoi të na thoshte identitetin dhe historinë e saj, por nuk pranoi të fotografohej. Kështu që, po e patë rastësisht në rrugë, më shumë se njëherë, asnjëherë nuk do t'ju duket se keni parë të njëjtin person.


Shqiptarët duan sy blu

Alban Bego, okulist, na shpjegon se lentet ndahen në disa lloje. Lente, të cilat janë me ngjyrë, kontaktime dhe lente të thjeshta, të cilat janë kundërpërgjigje e syzave (sferike dhe torike). Ka, gjithashtu, lente për persona më në moshë. "Ajo që duhet pasur kujdes tek lentet, është higjiena dhe mënyra e vendosjes", - thotë ai. Sipas mjekut, duart duhet të lahen me ujë dhe sapun, më pas fshihen, por jo deri në tharje maksimale, duhet të jenë pak të buta. Është domosdoshmëri që, në momentin që bie të flesh, ajo duhet të hiqet, pasi nuk mund të flihet me lente në sy. Hiqen në darkë, para gjumit, dhe vendosen sërish në mëngjes. Por, sytë, nuk mund t'i fërkosh fort, se shkakton probleme". Pasi hiqen, vendosen në një solucion higjiene të dhënë nga mjeku. Lentet i kemi disa llojesh: ditore, mujore dhe vjetore. Çmimi i tyre varion nga 3 mijë lekë të rinj deri në 10 mijë lekë, që janë ato vjetoret. Tendenca për të përdorur lente me ngjyrë është më shumë e femrave, por kohët e fundit duhet theksuar se është rritur edhe numri i meshkujve që kërkojnë të ndërrojnë ngjyrën e syve. Femrat shqiptare, duke ditur që janë mesdhetare, pjesa më e madhe e tyre i kanë sytë e zinj dhe kafe, kërkojnë, ngjyra të theksuara, ku futet, bluja dhe jeshilja. Është e çuditshme thotë ai, por kërkojnë ngjyrat e forta. Po ata që i kanë sytë blu dhe duan lente të zeza? Këtu në Shqipëri nuk ka, pohon doktori. "Kemi marrë një telefonat disa ditë më parë, ku na kërkonte të tillë ngjyrë, (të zezën) edhe ne u habitëm, se nuk na kishte ndodhur ndonjë herë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://depca.albanianforum.net
 
Vajza Qe Ndryshon Ngjyren E Syve Cdo Muaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Të porositësh një fëmijë sipas dëshirës, ngjyrën e syve, flokëve dhe gjininë
» “Muaj mjalti” në festivalin e Venezias

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Kuriozitete-
Kërce tek: