Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 30 Vdekjet më të cuditshme Ne Historine e Botes!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin Depca
Administrator
Administrator


Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
Pikë Pikë : 621
Rrespekte Rrespekte : 30
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : M
Hobi Hobi : Explorimi
Humori Humori : Brenda normales

MesazhTitulli: 30 Vdekjet më të cuditshme Ne Historine e Botes!   Tue Aug 25, 2009 1:40 pm

1. Li Po
Vdekje duke përqafuar reflektimin e hënës

Poeti kinez Po (701-706) konsiderohet si një nga dy poetët më të mëdhenj të letërsisë kineze. Ishte i njohur edhe për dashurinë që ndjente ndaj alkoolit dhe poemat më të mira i ka shkruar ndërsa ishte i dehur. Një natë Li Po ra nga varka dhe u mbyt në lumin Yangtze, ndërsa përpiqej të përqafonte reflektimin e hënës në lumë

2. Hans Steininger
Vdekje nga mjekra e gjatë

Austriaku Hans Steininger ishte i famshm se kishte mjekrën më të gjatë në botë, gati 1.4 metra e gjatë. Më vonë u bë edhe më i famshëm për shkak se vdiq për shkak të saj. Një ditë në vitin 1527 ra zjarri në qytetin e tij dhe nga nxitimi, Hans harroi ta mblidhte mjekrën. Pa dashje e shkeli, humbi ekuilibrin dhe ra.

3. Tycho Brahe
Vdekje se nuk shkon në banjë

Fisniku dhe astronomi danez, Tycho Brahe, vdiq nga një infeksion në veshka për shkak se nuk shkoi në banjë gjatë një banketi në vitin 1601. Atëher ishte turp të ngriheshe nga tavolina dhe të shkoje në banjë. Ai mbante një këllëf të art për hundën për shkak se e kishte humbur të tijën në duel.

4. Jean-Baptiste Lully
Vdekje nga shkopi i dirigjentit

Ndërsa drejtonte himnin për mbretin francez Louis XIV në 1687, Jean-Baptiste Lully ishte kaq i përqendruar në ruajtjen e ritmit duke përplasur një shkop në dysheme (kështu bëhej para se të përdorej shkopi i dirigjentit), sa goditi me të gishtin e madh. Më vonë plaga u bë gangrenë dhe ai refuzoi ta presë.

5. Mbreti Adolf Frederik
Vdekje nga të ngrënit e tepërt

Mbreti Adolf Frederick i Suedisë ishte shumë i dhënë ndaj të ngrënit dhe më vonë vdiq për këtë arsye. "Mbreti që e hëngri veten për vdekje" vdiq në vitin 1771 në moshën 61-vjeçare nga një problem në tretje, pasi hëngri një vakt të bollshëm me karkaleca, kaviar, sardele të tymosura, shampanjë dhe 14 ëmbëlsira.

6. Clement Vallandigham
Vdekje nga demonstrimi për jurinë

Pas Luftës Civile, politikani nga Ohio, Clement Vallandighma, u bë avokat i suksesshëm që rrallë herë humbte. Në vitin 1871, mbrojti Thomas McGehan, që akuzohej se kishte qëlluar Tom Myers gjatë një grindjeje. Mbrojtja e tij ishte se Myers kishte goditur veten ndërsa nxirrte pistoletën. Për ta bindur jurinë, ai e demonstroi teorinë, por harroi se arma ishte e mbushur.

7. Allan Pinkerton
Vdekje nga kafshimi i gjuhës

Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshëm për hapjen e agjencisë detektive "Pinkerton" dhe për krijimin e teknikave investigative, si vëzhgimin e të dyshuarit dhe kryerjes së punës nën maskim. Ai vetë vdiq nga një infeksion në gjuhë, gjë që iu krijua për shkak se e kafshoi kur u pengua në një trotuar.

8. Jack Daniel
Vdekje nga shkelja e gishtit të madh

I famshmi Jack Daniel vendosi të shkojë herët në distileri një mëngjes në vitin 1911. Donte të hapte kasafortën e tij, por nuk i kujtohej kombinimi. Në zemërim e sipër, Daniel goditi kasafortën me këmbë dhe lëndoi gishtin, i cili më vonë iu infektua. Ky lëndim i solli dhe vdekjen. Morali i historisë? Mos shkoni në punë herët.

9. Bobby Leach
Vdekje nga lëkura e portokallit

Bobby Leach nuk kishte frikë nga vdekja. Në vitin 1911, ai ishte personi i dytë në botë që kaloi poshtë Ujëvarës së Niagarës mbi një fuçi. Guximtari organizoi edhe shfaqje të tjera ku sfidonte vdekjen, prandaj vdekja e tij është ironike. Ndërsa shëtiste në Zelandën e Re, Leach rrëshqiti në një lëkurë portokalli.


**** kjo pjese e tekstit u fshi pasi nuk u lexonte.


25. Lori Rae Keevil-mathews
Vdekje nga çadrat gjigante

Në vitin 1991 artistët Christo dhe Jeanne-Claude krijuan një instilacion ambientalist prej mijëra çadrash gjigante të verdha dhe blu në Kalifroni dhe Japoni. Dy muaj më vonë Lori Rae Keevil-Mathews, një 33-vjeçare, shkoi të shihte instilacionin kur era e fortë e shkuli një nga çadrat e cila e shtyu gruan të përplasej pas një guri.



26. Yooket Paen
Vdekje dyfishe

Në vitin 1991, një grua tajlandeze 57-vjeçare, Yooket Paen, ishte duke ecur në fermën e saj kur aksidentalisht i rrëshqiti këmba në një bajgë lope. Kur u rrëzua ajo u mbajt pa dashje në një tel korrenti të zhveshur dhe vdiq. Gjatë funeralit, motra e të ndjerës po u tregonte fqinjëve vendin ku kishte rënë në korrent Yooket, kur dhe ajo vetë rrëshqiti, kapi telin e korrentit dhe vdiq.



27. Betty Stobbs
Vdekje nga delja

Në vitin 1999, Betty Stobbs, 67-vjeçare nga Anglia, mori një deng me barë të thatë që e ngarkoi në pjesën e pasme të motorit për të ushqyer tufën e deleve. Mesa duket, delet ishin shumë të uritura. Rreth 40 prej tyre iu vërsulen barit duke e shtyrë atë të binte nga një shkëmb i lartë. Stobbs i mbijetoi rënies, por vdiq kur motori ra pas saj poshtë dhe pikërisht mbi të.



28. Brian Wells
Vdekje nga varësja

Më 28 gusht 2003, shpërndarësi i picave Brian Wells u përpoq të grabiste një bankë me një armë artizanale në formë kallami. Kur e kapi policia ai tha se atë e kishin detyruar ta bënte një gjë të tillë dhe se në qafë kishte një varëse bombë. Bomba plasi përpara se policia të mund ta çaktivizonte atë.



29. Steve Irwin
Vdekje nga peshku

Në vitin 2006, eksperti i jetës së egër dhe personaliteti televiziv Steve Irwin apo siç quhej ndryshe "Crocodile Hunter", vdiq kur një thumb i një peshku iu ngul në zemër, ndërsa ai po filmonte dokumentarit "Krijesat më të rrezikshme të Oqeanit".



30. Mariesa Weber
Vdekje nga rafti i librave

Familja e Mariesa Weber kishte denoncuar për humbjen e saj rreth dy javë përpara se ta gjenin në dhomën e gjumit të saj, vënë përfund nga rafti i librave. "Unë kam fjetur në të njëjtën shtëpi me të prej 11 ditësh dhe ku s'e kam kërkuar, dhe e gjej këtu në dhomën e gjumit të vdekur", tha më pas nëna e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://depca.albanianforum.net
 
30 Vdekjet më të cuditshme Ne Historine e Botes!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Kuriozitete-
Kërce tek: