Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ---Vazhdon gjykimi i Gjorgjeviqit për krimet në Kosovë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
gOca_otr
Anëtarë
Anëtarë
avatar

Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Pikë Pikë : 65
Rrespekte Rrespekte : 0
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 25/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : Maqedoni

MesazhTitulli: ---Vazhdon gjykimi i Gjorgjeviqit për krimet në Kosovë   Tue Aug 25, 2009 12:49 pm

Ish-zyrtari i lartë i sigurimit shtetëror serb, Vllastimir Gjorgjeviq vazhdon të përballet në Hagë me akuzat që rëndojnë ndaj tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë vitin 1999 ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës.
Në Tribunalin e Hagës ka vazhduar të hënën shqyrtimi kryesor i lëndës së ish-zyrtarit të lartë të policisë së Serbisë, Vllastimir Gjorgjoviq, i cili akuzohet për krime dhe për pjesëmarrje në një fushat të gjerë terrori dhe dhune ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë gjatë vitit 1999. Mbi Gjorgjoviqin rëndojnë akuzat një varg akuzash për krime kundër njerëzimit dhe për krime të luftës.

Gjatë një procesi gjyqësor për vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi në Petrovo Sello në vitin 1999, dëshmitarët me deklaratat e tyre e kanë akuzuar Gjergjoviqin edhe për dhënien e urdhërit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi, të cilët ishin shtetas amerikanë dhe me origjinë nga Kosova.

Gjatë luftës në Kosovë, Gjorgjeviq ka qenë ndihmës i ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe shef i departamentit të kësaj ministrie për siguri publike.

Në aktakuzën e prokurorisë së Tribunalit të Hagës thuhet se ai ka marr pjesë vullnetarisht në një operacion të përbashkët kriminal që kishte për qëllim dëbimin e shumicës së popullatës shqiptare nga Kosova me qëllim që të sigurohet kontrolli serb në këtë territor.

Po ashtu, në aktakuzë shpjegohet Gjergjoviq ka synuar ta arrijë synimet e tij për shtrirje të kontrollit përmes një fushate sistematike, vrasjesh, dëbimesh, zhvendosjesh të dhunshme dhe përndjekjesh të shqiptarëve të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
---Vazhdon gjykimi i Gjorgjeviqit për krimet në Kosovë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Shtypi i ditës-
Kërce tek: