Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Hysen Ymeri, koloneli që stërviti Adem Jasharin (Gazeta Panorama)

    Shko poshtë 
    AutoriMesazh
    Admin Depca
    Administrator
    Administrator
    Admin Depca


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
    Pikë Pikë : 621
    Rrespekte Rrespekte : 30
    i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
    Vendndodhja Vendndodhja : M
    Hobi Hobi : Explorimi
    Humori Humori : Brenda normales

    Hysen Ymeri, koloneli që stërviti Adem Jasharin (Gazeta Panorama) Empty
    MesazhTitulli: Hysen Ymeri, koloneli që stërviti Adem Jasharin (Gazeta Panorama)   Hysen Ymeri, koloneli që stërviti Adem Jasharin (Gazeta Panorama) Icon_minitimeMon Aug 24, 2009 8:55 pm

    Hysen Ymeri, koloneli që stërviti Adem Jasharin (Gazeta Panorama)
    nga ILMI S. QAZIMI

    Hysen Ymeri, koloneli që stërviti Adem Jasharin (Gazeta Panorama) Normalademitiranemkm

    "Koloneli ka ç'të tregojë…" Në rastin e Hysen Ymerit, ish-zbuluesit që ka bërë emër në korpusin e ushtarakëve të lartë shqiptarë, kemi të bëjmë me një autorrëfenjë me plot kolorit dhe modesti. E artikuluar brenda 300 faqeve të librit "Kemi stërvitur dhe Adem Jasharin, historia që rreket të zbardhë koloneli fjalëpakë Hysen Ymeri ka në qendër vlerat e spikatura të shoqërisë ushtarake dhe të miqve të tij të radhëve të blerta. Rrëfimi fund e krye është mbërthyer në trekëndëshin: Detyra, Nderi, Atdheu! Në emër të tyre koloneli dhe bashkëluftëtarët e të tij kanë kaluar një jetë me privacione në llogore, marshime, qitje, stërvitje, kushtrime luftarake dhe çdo herë thanë bëmë veç detyrën. Madje dhe atëherë kur u lënduan e lanë pjesë të gjymtyrëve…
    Libri
    "U rrita jetim, por nuk do të vdes i tillë. Isha oficer dhe do iki nga kjo botë si bir i kombit tim". Kredua e kolonel Ymerit ka brenda të vërtetat e jetëshkrimit të veçantë, ku jeta me vdekjen bashkëjetuan ngjitur njëra-tjetrës, si dy motra kundërshtare, duke pritur nga çasti në çast rrëzimin e shoqi-shoqes. Mënyra si e ka shpërfillur Hysen Ymeri vdekjen është diçka e pazakontë. Shtatë herë i ka trokitur "te veshi" për ta rrëmbyer, por e ka sfiduar me vullnetin e oficerit guximtar, me kurajon e jashtëzakonshme dhe çudibërjen e forcave të padukshme të shpirtit të flaktë. I plagosur e gjymtuar disa herë në shesh betejat e demonstrimeve ushtarake, kolonel Ymeri u ringrit i vrullshëm e pasionant pa u shkëputur nga profesioni që e deshi sa dhe jetën. Dhe mbeti si përherë sfidant. Pjesë e kësaj sfide është dhe ky libër, i shkruar në vetën e parë me dorën e cunguar dhe në kushtet e një sëmundje të rëndë, ku shumëkush do të preferonte ngrohtësinë e shtratit të spitalit. Po kolonel Ymeri në rrëfimin e tij e kapërcen vetën e parë me mjeshtërinë e përshkrimit për shokët dhe miqtë, me të cilët ndau përjetime e fate të njëjta. Mjaft emra e ngjarje të librit "Kemi stërvitur dhe Adem Jasharin" të mbesin në kujtesë për mesazhet njerëzore dhe karakteret e forta. Koloneli jo rastësisht i rizbulon nga kujtesa për t'i promovuar publikisht njëherazi me vlerat dhe virtytet për të cilat ai është ndjerë krenar.
    Vlerat
    Libri i kolonel Ymerit ka jo vetëm vlera biografike, por edhe artistike, historike, gjuhësore e mbarëkombëtare. I shkruar me gjuhë të thjeshtë e të rrjedhshme, të tërheq sa për botën që të shpalos, aq dhe për njerëzit që prezanton. Në të bie në sy galeria e gjerë e personazheve realë dhe mënyra e shtjellimit të jetëshkrimit të tyre. Një nga personazhet më të skalitur është ai i Dule Ymerit, babait të kolonelit, i cili na vjen në faqet e librit me bukurinë e karakterit heroik e disi aventurier, ashtu siç ishte dhe në jetë. Po kaq interesant janë personazhet e tjerë miq e të njohur në vitet e shkollës dhe gjatë karrierës 35 vjeçare, si Todi, Pëllumbi, Ganiu, Hila, Seiti, Ademi, motra Bardha, vëllai Besnik, hallë Begzo, mësuesit e shkollës "Skënderbej", toger Balla e deri te gjeneral Petrit Dumja etj. Në tërë këtë mori ngjarjesh e njerëzish realë, vendin kryesor e zë autoportreti. "Uni" ekspresiv, me ndjesitë dhe dashurinë për jetën, qëndrimin ndaj detyrës, atdheut, ushtrisë, familjes, shokëve, janë disa prej mesazheve që autori preferon t'i rrëfejë siç i ka përjetuar, duke i besuar narracionit në vetën e parë njëjës.
    Lufta
    Kolonel Ymeri nuk ka qenë vetëm një ushtarak që përgatitet për luftë, por dhe një komandant që ka marrë pjesë drejtpërdrejt në frontin e saj. E tillë ka qenë ajo ballë për ballë komandove serbe në veri të vendit në vitin '99. Ndërkaq, ai njihet ndryshe si një nga miqtë e afërt të luftëtarëve të UÇK-së. Mjaft syresh zënë vend të posaçëm në librin e tij. Plotë të tjerë, oficerë shqiptarë, amerikanë, turq, kinezë etj., bashkudhëtarë të kolonelit në kohë të ndryshme, vinë në faqet e librit sikundër janë fiksuar në kujtesën e Ymerit me po atë vlagë e nerv. "Shokët që do t'i kisha miq për tërë jetën", siç thotë autori për mjaft prej të njohurve, që nuk jetojnë më janë pjesë e krenarisë së tij, po më shumë se kaq, e mbarë korpusit të ushtarakëve që pavarësisht natyrës së regjimeve e korenteve politike, mbetën besnik të idealit të tyre si ushtarë të Atdheut. Në këtë rrjedhë autorrëfimi i Ymerit shpalos kronika të panjohura nga lufta antifashiste nacionalçlirimtare me dinamikën e veçantë në fushën e luftës, në manovra e sulme, me kundërgoditje e në ndonjë rast dhe me tërheqje. Si njohës i mirë i artit të taktikës, Ymeri shtjellon pa mburrje mjeshtërinë e saj të aplikuar në terren, veçanërisht atë të specialitetit të zbulimit, radiozbulimit dhe zbulimit me trupa, të cilat I ka ushtruar për mbi tre dekada. Përshkrimet që lidhen me veprimet luftarake dhe peizazhi plot tym e predha i fushëluftimit në kufirin shqiptaro-serb në pranverën e '99, janë një tjetër kapitull i rrëfimit të Ymerit nga pozicioni i dëshmitarit okular. Padyshim kapitulli për Adem Jasharin mbetet më i bukuri. Në libër shtjellohen me detaje lidhjet e autorit me të, njohja në kushte kritike, ditët e stërvitjes së përbashkët në Tiranë dhe lajmi për qëndresën e jashtëzakonshme të Jasharajve të Prekazit.

    Ditët me komandantin e UÇK-së

    Komandanti legjendar i Kosovës Adem Jashari është trajnuar në Shqipëri. Fakti i panjohur zbulohet kështu në librin me kujtime të kolonelit Hysen Ymeri, i cili ka qenë njëri nga ushtruesit e tij. Gjithçka ka nisur në ilegalitet të plotë diku në fillimet e viteve '90. Një grup prej 25 djemsh nga Kosova mbërritën në Tiranë për t'u përgatitur si kuadro ushtarak. Strehë e tyre u bë një kazermë ushtarake në afërsi të fshatit Surrel. Adem Jashari dallonte ndër ta, kujton kolonel Ceni për pasionin për armët dhe saktësinë e lartë në qitje. Po mbi të gjitha ai ka mbetur në kujtesën e autorit të librit si njeriu i bindur, se pa qëndresë shembullore dhe sakrifica të jashtëzakonshme Kosovës nuk mund t'ia jepte kush lirinë. Adem Jashari mbetet krenaria e Hysen Ymerit.
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    https://depca.albanianforum.net
     
    Hysen Ymeri, koloneli që stërviti Adem Jasharin (Gazeta Panorama)
    Mbrapsht në krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Dokumentar kushtuar Adem Jasharit nga TV Al Jezeira

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
    Forumi Depca :: Your first category :: Your first forum-
    Kërce tek: