Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Makina me ujë - shpikja mund të patentohet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin Depca
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
Pikë Pikë : 621
Rrespekte Rrespekte : 30
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : M
Hobi Hobi : Explorimi
Humori Humori : Brenda normales

MesazhTitulli: Makina me ujë - shpikja mund të patentohet   Thu Mar 17, 2011 12:08 am

Burimi i Lajmit AlSat-M
Makina me ujë - shpikja mund të patentohet



Makinat me sistem të adaptuar në motor, që mund të punojë me ujë të kombinuar me benzinë ose naftë’ mund të bëhen realitet. Ky sistem mund t’i bëjë makinat më ekonomike. Kështu komentojnë ekspertët e Fakultetit të Makinerisë në Shkup pas kronikës në ALSAT-M për struganin Dimçe Shpinkaroski i cili ka shpikur një motor që punon me karburant të përzier me ujë. Ai kishte modifikuar makinën e tij të tipit Audi. Profesori Milan Qosevski, ekspert i Makinerisë thotë se ideja që me ndihmën e hidrolizës, uji të shndërrohet në lëndë djegëse është ide e mirë, por ajo duhet të testohet fillimisht për të qenë krejtësisht e sigurt dhe pa rreziqe për përdoruesit.“Pronari ose realizuesi i modifikimit është i obliguar që të paraqes modifikimin në stacionin më të afërt për regjistrim ku do të konstatohet se shpikja është në rregull dhe me këtë bëhet një proces verbal ku në bazë të tij personi i autorizuar vendos nëse një modifikim i tillë duhet teknikisht të trajtohet si veturë e modifikuar dhe nëse vërtetohet ashtu duhet të jepet udhëzim për kontroll në shërbimin teknik. Në Shërbimin Teknik pronari i veturës së modifikuar duhet të paraqitet me një informacion të bashkangjitur me udhëzimin dhe e gjithë kjo mund të përfshihet në një letër përshkruese ku do të tregoheshin të gjitha elementet specifike të modifikimit. Pas kësaj nëse gjithçka është në rregull dhe nëse nuk cenohet siguria e pasagjerëve gjatë vozitjes së kësaj veture, jepet vërtetim dhe në bazë të tij të dhënat e reja shënohen në Lejen e Qarkullimit të veturës së modifikuar” tha Milan Qosevski – profesor në fakultetin të Makinerisë, Shkup. Ndërkohë nga Enti Shtetëror për Pronësi Industriale thonë se janë të gatshëm të ndihmojnë qytetarët për të aplikuar me qëllim patentimin e shpikjeve të tyre edhe pse numri i aplikimeve është dëshpërimisht i vogël.”Fatkeqësisht numri i novatorëve që bëjnë aplikim para zyrës sonë është i vogël, është një numër simbolik dhe të gjitha vijnë nga personat fizik nga novatorët, pasi nga ndërmarrjet ose personat juridik kemi vetëm dy aplikime... Fillimisht puna e parë është të vijnë tek ne dhe ne do ju tregojmë si plotësohen formularët por edhe se si duhet plotësuar aplikacioni ose vet patenta pasi ka disa rregulla dhe si duhet të duken vizatimet lidhur me inovacionin, jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë në atë drejtim” tha Ali Hasani, Këshilltar Shtetëror për pronësi industriale. Ekipi i televizionin ALSAT-M bëri dje një xhiro në rrugët e Strugës për të provuar lëvizjen e automjetit ekologjik dhe ekonomik. Pronari i makinës së modifikuar ka dorëzuar tashmë kërkesë pranë Instituti për Zbulime në Shkup, për patentimin e shpikjes së tij. Ai shpreson se zbulimi i tij do të gjejë zbatim tek kompanitë e mëdha automobilistike. Valmir Kuçi

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://depca.albanianforum.net
 
Makina me ujë - shpikja mund të patentohet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Çudira Shqiptare Dhe Të Huaja-
Kërce tek: