Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zhdukja e Remzi Hoxhës zbardhet dëshmia tronditëse e Avdyl Loshaj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin Depca
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
Pikë Pikë : 621
Rrespekte Rrespekte : 30
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : M
Hobi Hobi : Explorimi
Humori Humori : Brenda normales

MesazhTitulli: Zhdukja e Remzi Hoxhës zbardhet dëshmia tronditëse e Avdyl Loshaj   Fri Feb 18, 2011 9:22 pm


TIRANE- Zbardhet rrëfimi tronditës i Avdyl Loshajt, pengut që u mbijetoi torturave të SHIK-ut. Dëshmia e tij e ardhur përmes letërporosisë është prova kryesore në gjyqin ndaj tre ish-shikasve, Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro, të cilët akuzohen për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit, Remzi Hoxha, 16 vite më parë.

Gazeta Shqiptare ka mundur të sigurojë nga burime pranë Ministrisë së Drejtësisë, letërporosinë me dëshminë e plotë të Loshajt. Mes të tjerash, ish-pengu tregon rrëmbimin dhe keqtrajtimet çnjerëzore që ka pësuar në birucat e përgjakura të SHIK-ut.

Për herë të parë, ai ka pranuar para gjykatës se e ka parë Remzi Hoxhën në bazën e SHIK-ut në Lezhë me fytyrë të deformuar dhe të dërmuar nga rrahjet dhe e ka peng në zemër, që nuk mësoi fatin e tij. Ai ka sqaruar se ka qenë në Shqipëri për arsye shëndetësore dhe se ishte i angazhuar në aktivitete politike në kuadër të Ballit Kombëtar, për shkak të programit të tij për bashkimin e trojeve shqiptare.

Në dëshminë e tij, Loshaj thekson: “Muaji tetor ka qenë muaji ma i tmerrshëm në jetën time, për shkak se unë kam përjetuar torturat më çnjerëzore. Unë nuk jam i vetëdijshëm se sa ditë kam qëndruar aty, por nga torturat dhe goditjet nga çdo lloj mjeti, dry, shufra gome etj, unë i kam thënë Ilir Kumbaros se “ti nuk mund të jesh ma atdhetar se unë” dhe të gjitha këto tortura që më bëheshin kanë qenë që unë të pranojë se kam kryer atentat mbi Kiro Gligorovin, presidentin e atëhershëm të Maqedonisë.

Loshaj rrëfen se gjatë rrugës për në bazën e SHIK-ut në Lezhë ka pasur një thes të zi në kokë dhe nuk kam parë asgjë, vetëm frymëmarrjen e kam pas të lirë. Pastaj, Ilir Kumbaro përsëri ka vazhduar të më marrë në pyetje duke më rrahur me një zorrë uji, këmbëve ku isha i dëmtuar dhe me këmbë të thyera për arsye sepse unë jam hedhur nga kati i tretë, duke më thënë “ti e kë bërë veprën, ti do na i shkatërrosh marrëdhëniet me Maqedoninë”. Aty kam qëndruar 6-7 ditë, ditë dhe natë ka qenë më e tmerrshmja nga tjetra. Na fusnin në ca gropa të hapura dhe të thella deri në fyt, gjuanin me armë në drejtim tonë dhe unë kam pas fat që të shpëtoj. Kjo ndodhte gjatë natës”.

Avdyl Loshaj tregon edhe njohjet e tij me Remzi Hoxhën. “Jemi njohur si aktivist politik me një ideologji të përbashkët të krijuar nga viti 1989 pas vrasjes së shokut tim I.Qorraj, në muajin mars nga forcat serbe. Unë e kam parë edhe Remziun në burg në muajin tetor 1995 në Lezhë. E kam parë Remziun në gjendje të atillë, që ai nuk ishte Remziu që unë e kam njohur për shkak të torturave që janë bërë. Ai ka qenë i dobësuar fizikisht, me fytyrë të deformuar dhe nuk mund të qëndronte në këmbë dhe vetëm jemi përshëndetur kështu të them me kokë. Dhe me nuk e kam parë, por vetëm kam dëgjuar britmat e tij nga torturat që janë bërë. E kam brengë jetësore që të dijë fatin e tij”.

Ndërkaq, në lidhje me Arben Sefgjinin, Loshaj shprehet se nuk e njeh, por mendon se ky duhet të jetë ai personi i gjatë që fliste greqisht. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka administruar si provë këtë dëshmi dhe në seancën e radhës pritet të marrë në pyetje edhe të pandehurit.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://depca.albanianforum.net
 
Zhdukja e Remzi Hoxhës zbardhet dëshmia tronditëse e Avdyl Loshaj
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dëshmia e gardianit: Si ia morëm frymën Teme Sejkos
» Buçetë shkrimesh për Remzi Bashen
» Jorgo Telo:KUSH ËSHTË REMZI BASHA?
» Dëshmia e Lul Berishës për vrasjet dhe trafikun e drogës
» Video tronditëse: Grekët fundosin qëllimisht gomonen me sirianë!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Shtypi i ditës-
Kërce tek: