Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Këpurdha çudibërse nga Azia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ilirida
Anëtarë
Anëtarë


Zodiac : Capricorn Chinese zodiac : Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 38
Pikë Pikë : 110
Rrespekte Rrespekte : 3
Ditëlindja : 14/01/1973
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 25/08/2009
Mosha : 44
Vendndodhja Vendndodhja : ch-- bern--
Hobi Hobi : muzika
Humori Humori : prall me tupan

MesazhTitulli: Këpurdha çudibërse nga Azia   Wed Sep 30, 2009 4:55 pm

Këpurdha çudibërse nga Azia
(Ilaqi per te gjitha semundjet)


Për më tepër se 2000 vite Këpurdhat Reishi (Ganoderma Lucidum) kanë patur një status prestigjioz tek ekspertët mjekësorë kinez si barishte të jashtëzakonshme shëruese dhe kanë qenë mjaft të përhapura në mjekësinë tradicionale kineze si një qasje alternative dhe si mjet për shërimin e shumë sëmundjeve. Këpurdhat Reishi janë çudira legjendare nga të gjitha barishtat tjera mjekësore për shkak të superioritetit të tyre shëruese dhe për shkak të mungesës së efekteve anësore dhe toxinit gjatë shfrytëzimit.
Reishi në natyrë gjindet shumë rrallë, kështu që deri në gjysmën e dytë të shekullit 20-të ka qenë e rezervuar vetëm se për mberëtrit e fuqishëm dhe pasanikët, kurse duke pasur parasyshë fuqinë e saj dhe efektin shërues nga ajo periudhë këpurdha e kuqe reishi ka filluar të kultivohet me të madhe edhe në Japoni, për të qenë kështu në shërbim të qytetarëve të mbarë botës.

Këpurdha Reishi në Kinën e lashtë është cilësuar si » Ilaç i Mbretërve ».
Dr. Shi-Jean Lee, mjeku më i famshëm i Dinastisë Ming në librin e tij »Ban Chao Gang Moo »Eciklopedia e bimëve shëruese » ka propozuar përdorimin e Këpurdhës Reshi si një mjet tejet efikas për shërimin e shumë sëmundjeve, duke vënë në dukje njëkohësisht se përdorimi afatëgjatë i Resihit mundëson formimin e organizmit të shëndoshë. Ai, këpurdhën Resihi e ka konsideruar si barin më shërues mjekësorë, madje duke e vënë edhe para Zhen Shenit ( Ginseng ) për shkak të këtyre kualiteteve :


1. Këpurdha Reishi nuk është toksike dhe mund të përdoret çdo ditë pa pasë kurrfarë efekti anësorë për organizmin e njeriut

2. Kur përdoret normalisht vë në funksion normal natyror organizmin e njeriut, duke u mundësuar të gjitha organeve të funksionojnë normalisht

3. Imunomodulator- rregullon dhe përsos sistemin e imunitetit



Reishi- » Ilaç i Mbretërve » dhe shfrytëzimi i saj në përmirësimin e shëndetit


Ndoshta dobia më e lartë potenciale ëshjtë sepse ngrit sistemin e imunitetit tek organizmi i njeriut. Reishi - Ganoderma Lucidum përbënë në vete një sasi të lartë të Germaniumit organik, polisaharide dhe tipertene. Këto komponente aktive janë dëshmuar se forcojnë qelizat tona imunologjike dhe forcojnë sitemin tonë imun. Konsumimi i këpurdhave Resihi shërben edhe si preventivë për mos humbjen e imunitetit. Këpurdhat Reishi kanë që spektër të gjerë përdorimi. Sipas mjekësisë tradicionale kineze Këpurdha Reishi shërben për funksionimin normal si dhe për trajtimin shërues të pesë organeve kyçe tek njerëzit: zemrës, mushkërive, mëlçisë, pankreasit dhe veshkëve.
Resihi shërben për shërimin e sëmundjeve të llojëllojshme të organizmit njerëzorë, përfshirë : sëmundjet respiratore, kardiovaskulare, digestive, neurologjike, endokrinologjike, alergjitë e ndryshme, rregullimin e ciklit menstrual, etj. Të gjitha këto sëmundje dhe shumë të tjera Reishi i shëron pikërsiht duke iu referuar efektit kryesorë : Përkrahja thelbësore e vitalitetit të organizmin njerëzorë dhe kthimi i tij në funsionimin normal natyror, duke përmirësuar sitemin imun.
Këpurdhat Reishi ndihmojnë rregullimin e tërsishëm të organizmit : mekanizmit trupor dhe të metabolizmit, duke siguruar funskionimin normal të të gjitha organeve.

Këpurdhat Ganoderma kanë efekete shumë të mira tek këto sëmundje :


Ndikimi i këpurdhës Ganoderme Lucidum tek tumorët

Shkaku kryesor i përhapjes së tumorit tek njerëzit është imuniteti i dobët. Efektin më të mirë në luftë kundër tumorit Reishi e arrinë duke rregulluar dhe aktivizuar sitemin imun, posaqërisht me rritjen e aftësive për vetmbrojtjen e organizmit ndaj tumorit.
Hulumtimet më të mëdha rreth efektit anti-tumor të këpurdhës janë bërë në Japoni. Në Institutin Nacional të Qendrës anti-kancer në Tokio, qysh në vitin 1969, është bërë i njohur efekti anti-tumor, kur Ikekava me bashkëpunëtorë kanë realizuar hulumtimet tek minjët, të cilëve paraprakisht i kishin hedhur sarkom 180, ndërsa pesë vite më vonë këtë metodë e kanë vërtetuar dhe zgjeruar Hamuro dhe Chihara në hulumtimin e përbashkët të këtij Instituti dhe Kompanisë së njohur ushqimore » Ajinomoto ».
Rezultatet bazike të këtyre hulumtimeve të gjata dhe të mundimshme janë këto: Lentinula edodes ( shiitake )- pëqindja e ndalimit të zgjerimit të tumorit është 80,7 %, me eliminim të tërsishëm të tumorit në 6 prej 10 rasteve; Coriolus Versicolor- përqindja e ndalimit të tumorit 77,5 %, me heqje të tërsishme të tumorit në 4 nga 8 raste; Ganoderma Lucidum- REISHI- përqindja e ndalimit të tumorit 98,5 %, me eleminim të tërësishëm të tumorit në 4 nga 5 raste, ndërsa në disa raste edhe deri në 100 %.
Këpurdhat Ganoderma Lucidum në të vërtetë me njësitet e saja anti-tumor vënë në lëvizje reaktorët imun, me ç'rast organizmi ndryshon funksionimin e tij duke u shëruar tërësisht.
Nga viti 1980, për këto elemente është përdorur termi » bimodulator », apo modifikuesi i përgjigjes biologjike ». Këto elemente forcojnë apo përsëri vendosin funksionin imun të organizmit, si funksionet gjenerale, por edhe ato specifike kundër tumorit.
Përveç kësaj, këto elemente ndalojnë zhvillimin e qelizave të tumorit, në ndërkohë edhe i shkatërrojnë.
Resihi mund të përdoret edhe si ndihmesë gjatë kohës së hemotera***ë dhe radiotera***ë për zvogëlimin e efektëve të padëshirueshme siç është: lodhja e madhe, humbja e apetitit apo rreziku nga infeksionet e ndryshme. Poashtu, mund të përdoret për zvoglimin e efekteve të padëshiruara toxike dhe mund t'i zvogëlojë dhimbjet gjatë hemotera***ë dhe radiotera***ë.

MBOJTJA E MËLÇISË DHE DETOXIMI

Këpurdhat Reishi janë në gjendje ta mbrojnë mëlçinë nga dëmtimi i saj nga faktorë të ndryshëm fiziologjik dhe biologjik. Përveç kësaj, efektet e përdorimit të Gadonermes mund të vërehen para, por edhe pas dëmtimit të mëlçisë. Këpurdhat Reishi gjithmonë janë preferuar nga mjekët kinezë për shërimin e hepatitit kronik. Rezultatet e hulumtimeve në Japoni tregojnë se përdorimi i Resihit në kohëzgjatje prej 2- 15 javë tek pacientët e sëmurë me hepatit kanë rezultuar me sukses nga 80 -100 %.

NDIKIMI I RESIHIT NË SISTEMIN KARDIOVASKULAR

Për shekuj më rradhë këpurdha Resihi është e njohur si bimë kardiovaskulare, andaj ajo në mënyrë rutinore në Kinë dhe Japoni iu është rekomanduar pacientëve me » dhimbje në gjoks », me stres apo sëmundjeve koronarno-arterike.
Shkencëtarët kinez kanë zbuluar se Ganoderma përmirëson funskionimin e gjakut dhe se përmbanë triperteno kiselinë, të cilat zvoglojnë tensionin e lartë të gjakut, zvoglojnë horesterolin, duke penguar kështu sëmundjet e zemrës-infarktet.
Hulumtimet klinike gjashtë mujore në fakultetin e mjekësisë të Tokios kanë treguar se mëse gjysmës nga 53 pacientë iu është zvogluar tensioni i lartë i gjakut pas shfrytëzimit të Reishit.Rezultate të ngjashme kanë arritur edhe kinezët me hulumtimet e kryera tek pacienët, të cilit kishin nivel të lartë të holesterolit në gjak, me ç'rast ai u kishte rënë në masë prej 70-90 % pas vetëm 1-4 muaj të konsumimit të përditshëm.


MËNYRAT E PËRDORIMIT TË REISHIT

ÇAJ : Çaji Ganoderma është metoda tradicionale e përgatitjes së këpurdhave në Lindjen e Largët.

Mënyra e përdorimit: Duhet prerë këpurdhat në copëza të vogla, sa më të vogla, aq më mirë, dhe duhet lënë në ujë ( 5 g në 5-6 dl ujë ), duke i lënë kështu gjatë tërë natës. Pastaj duhet të zihen nga 30- 60 min dhe mund të pihen.

Lëngu mund të përgatitet më së shumti për tri ditë ( por atëherë duhen 15 g reishi në 15-20 dl ujë ), me ç'rast rekomandohet mbajtja në frigorifer, kurse preferohet që para konsumit lëngu të nxehet. Preferohet konsumimi para ngrënies, kurse personat me probleme të barkut mund ta konsumojnë edhe pas ngrënies.

Lëngu mund të përzihet me pak mjaltë dhe limon, por assesi mos t'i shtohet sheqer.

Ganoderma Lucidum në verë të bardhë: 40 g Resihi vëhen në gjysëm litre verë të bardhë. Shfrytëzohet pas 10 ditësh, nga 30 dl, 2 herë në ditë.

Në supë : I shtohen këpurdhat Reishi supës apo gjellës sipas dëshirës dhe zihen në zjarrë të butë 1- 3 orë. Më pas hiqen këpurdhat dhe mund të pihet supa apo gjella.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Këpurdha çudibërse nga Azia
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Mjeksi-
Kërce tek: