Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Leksion i shkurter mbi bazat e investimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
kaltroshe
Anëtarë
Anëtarë
avatar

Zodiac : Capricorn Chinese zodiac : Snake
Numri i postimeve Numri i postimeve : 56
Pikë Pikë : 163
Rrespekte Rrespekte : 1
Ditëlindja : 02/01/1990
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 31/08/2009
Mosha : 27
Vendndodhja Vendndodhja : Macedonia
Hobi Hobi : Student/Football
Humori Humori : Kafeneja jonë

MesazhTitulli: Leksion i shkurter mbi bazat e investimit   Fri Sep 25, 2009 9:32 am

Ke vendosur te investosh, por s'di nga t'ja fillosh. Besoj pyetjet e para qe te vijne ne koke jane: "Sa para me duhen per te investuar? Si ti fus parate ne burse? Nga t'ja filloj ne gjetjen e aksioneve? Si ti ndjek? Si ngrihet e bie vlera e aksioneve ...etj."

Te gjitha ketyre pyetjeve nuk do i pergjigjem tani, por shpresoj qe do ja gjeni pergjigjet ne diskutimet e ndryshme ne "klub." Gjithashtu, per ata qe nuk dine shume nga bursa, do mundohem t'jua shpjegoj ashtu sic do desha t'ma shpjegonin kur fillova te investoj -- pra sa me thjeshte qe te jete e mundur.

Fillimisht, cfare eshte aksioni? Aksioni simbolizon pronesi ne kompani. Imagjinojeni kompanine si nje shtepi me tulla. Cdo tulle eshte nje aksion. Pra te gjitha tullat te mbledhura se bashku perbejne vleren komplet te kompanise. Kur ti investon ne nje aksion, atehere, ke marre pronesi te nje tulle ne shtepi. Nese vlera e shtepise (kompanise) rritet, edhe vlera e tulles (aksionit) qe ke blere, rritet -- dhe anasjelltas.

Ne burse, mund te blesh sa aksione te duash, edhe nga cdo kompani qe eshte e listuar, pra qe i ka bere aksionet e veta publike. Nese kompania eshte e listuar apo jo, ajo varet nga ekipi manaxhues i kompanise. Ka plot kompani te medha qe nuk tregtohen ne burse (Mars, Cargill ..etj)

Ok, tani e more vesh pak a shume se cfare eshte bursa. Hapi i dyte, si te investosh?

Ne pergjithesi ka dy menyra investimi:
1. Me ndihmen e "broker-ave."
2. Vet, nepermjet internetit

- Broker-at
Kur isha akoma ne shkolle, punova nje vere tek Hilliard-Lyons, krahu investues i PNC Bank si ndihmes shitjesh per 5 broker-a. Per mendimin tim, brokerat jane si puna e shitsave te makinave. Ka nga ata qe e dine se per cfare po flasin, ka edhe nga ata qe s'ja kane haberin fare tregut. Nga 5 brokerat per te cilet punoja, nja 2 ishin te mire, 2 ishin cka, ..edhe i fundit para se te behej broker, shiste lavatrice. Po s'ja pate fare haberin investimit, edhe s'ke nerva te mesosh, ja vlen t'investosh me broker. Po gjete broker te mire, do kesh rezultate te mira, po t'ra shites lavatricesh, ...t'rroft lavatricja.

- Vet, nepermjet internetit
Kur investon vet, faktikisht investon nepermjet nje shtepie investimi, por pa ndihmen e broker-ave. Pra, shtepia e investimit, nepermjet internetit, te ofron pak a shume te njejtat "vegla pune" qe ka edhe brokeri. Ndryshimi eshte qe rrezikun per investimet e tua e merr krejtesisht vet. Mua me pelqen qe te kontrolloj vet investimet e mija, keshtu qe perdor scottrade.com per llogarine time te investimit. Ka plot website te tjera ku mund te investosh (etrade.com, tdwaterhouse.com, ameritrade.com ..etj)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kaltrina-alfosina.piczo.com
 
Leksion i shkurter mbi bazat e investimit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Ekonomi & Biznes-
Kërce tek: