Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Profesori Popovski: Enciklopedia 'të tërhiqet nga qarkullimi'

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Etno30
Anëtarë
Anëtarë
Etno30


Numri i postimeve Numri i postimeve : 15
Pikë Pikë : 46
Rrespekte Rrespekte : 6
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : CH
Humori Humori : Stupcat

Profesori Popovski: Enciklopedia 'të tërhiqet nga qarkullimi' Empty
MesazhTitulli: Profesori Popovski: Enciklopedia 'të tërhiqet nga qarkullimi'   Profesori Popovski: Enciklopedia 'të tërhiqet nga qarkullimi' Icon_minitimeWed Sep 23, 2009 4:41 pm

Edhe intelektualët maqedonas kanë shprehur reagimet e tyre kundër enciklopedisë maqedonase të botuar nga Akademia e Shkencave të këtij vendi.

Profesori universitar Vllado Popovski, doktor i shkencave të Historisë, autor i disa botimeve shkencore, historike, dhe jurist i njohur, në një intervistë për BBC-në, thotë se Akademia e Shkencave duhet të tërheqë Enciklopedinë. Nëse Akademia nuk e bën këtë gjë, atëhere ajo duhet të izolohet, thotë z. Popovski.

Z. Popovski kundërshton si tendencioze edhe pjesët e enciklopedisë ku thuhet se shqiptarët me dhunë kanë ardhur në Maqedoni në shekullin e 16.

BBC: Fillimisht z. Popovski si i shikoni pjesët e enciklopedisë kur përshkruhet populli shqiptar?

Prof. Popovski: Të dhënat për emrin "Shqiptar" janë që në shekullin e dytë para epokës tonë, më vonë ndeshen edhe në mesjetë, në shekullin e 11-të dhe 12-të si "Arbanon", "Arbanas" dhe deri më sot. Gjithë bota, në të gjitha botimet, dokumente dhe literaturë vendin e quajnë "Albania" dhe njerëzit "Albanezë".

Për shembull edhe grekët e quajne ndryshe veten dhe ndryshe i thëret bota. "Elenë" dhe "Grekë". Në Enciklopedi, besoj se grekët janë cilësuar siç njihen në gjithë botënë; kjo do të thotë se nuk janë përdorur standarde të njëjta kur janë përshkruar shqiptarët.

Anëtarët e redaksisë së Enciklopedisë e dinë, nuk mund të mos e dinë, se pëdorimi i fjalës "shiptari", në Ballkan, sidmos në Serbi dhe Maqedoni sjell fyerje. Kjo sepse përdorimi i kësaj fjale, nga ana e serbëve dhe maqedonasve ka sjellur një dozë domethënieje pezhorative.

BBC: A kënë të drejtë atëhere subjektet shqiptare kur reagojnë?

Prof. Popovski: Shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë të quhen ashtu siç i quan gjithë bota, pavarësisht se si e qujanë vetveten. Këtu shkenca maqedoanse nuk ka nevojë të nxjerrë ndonjë të ashtuquajtur të vërtetë, dhe të shikojë në drejtime të tjera. Maqedonia është shtet fqinj me shqiptarët është një shtet tjetër dhe duhet të shohë standardin e përgjithshëm dhe botëror se si quhet shteti apo dhe populli.

BBC: Po si e shpjegoni faktin z. Popovski, që pas gjithë reagimeve Akademikët që kanë shkruar enciklopedinë, nuk pranojnë se kanë bërë ofendim, madje argumentojnë se terminologjia që e përdorin është korrekte?

Prof. Popovski: Ata tani janë në një situatë pa dalje. Po i shikoja duke deklaruar se kanë qënë të befasuar dhe habitur nga reagimi i shqiptarëve. Nëse janë të sinqertë atëhere kanë qënë tejet shkurtpamës dhe nuk kanë menduar më larg për implikimet, nga përdorja e terminologjisë që është në botim. Por habija dhe befasija e tyre është e pashpjegueshme sepse shumë lehtë mund të pritej se do të kishte reagime të mëdha.

Akademikët jo vetëm që përdorin emër që ngjall ofendim por e përshkruajnë popullin shqipëtar edhe si "popull mali". Që mund të interpretohet si "i prapambetur", "i egër", "agresiv" që apsolutisht nuk është e vërtetë nëse merret parasysh historia para 10, 11 shekujsh.

Që nga kjo periudhë tek shqipatrët dhe populli shqiptar mund të gjëndet një numër më i madh i njerëzve të edukuar, njerëz që kanë pasur funskione shtetërore, në të gjitha sferat e qeverisjes sidoms në perandorinë osmane.

Për shembull dua të jap një fakt tjetër, kur Shqipëria u pavarësua, shumë burime nga vende evropiane, thonë se kanë shprehur habi nga organizimi i shpejtë, efikas dhe në nivel i administratës shtetërore shqiptare. Shqipëria kishte një kuadër të madh në të gjitha nivelet e administratës që nuk ishte rast me Maqedoninë.

Në Shekullin e 19 ka intelekualë të lartë që kanë qënë të barabartë me ato evropiane, si Faik Konica, Fan Noli apo Naim Frashëri, të cilët nuk ishin të vetmit. Prandaj për këtë popull nuk mund të përdoret përshkrim që sygjeron nënvleftësim si "njerëz mali", apo "shqiptari".

BBC: Profesor Popovski si i vlersoni ndërkohë konstatimet se shqiptarët kanë ardhur në shekullun e 16, duke ushtruar dhunë ndaj popullit maqedonas?

Prof. Popovski: I shikoj si tendencioze. Mbase autorët vetë nuk kanë pasur motiv që të jenë negativ, por ato objektivisht janë tendencioze. Kjo për faktin e thjeshtë se islamizimi i shqiptarëve, pas rënies dhe vdekejs së Skënderbeut, bëhet shumë ngadalë.

Ka fakte relevante që thonë se deri në shekullin 17 ka shumë pak shqiptarë të islamizuar. Nëse autorët e Enciklopedisë kanë marrë parasysh vetëm emrat e njerzve nga dokumetetet turke, nuk do të gjenin dallime të mëdha mes shqipëtarëve dhe maqedonasve.

Në defterët turk të regjistrimit të popullsisë, nga shekulli 15, 16, 17 janë vetëm emrat e taksapaguesve, nga një kokë për shtëpi, ku nuk ka të dhëna se në ç'gjuhë ata kanë folur. Sipas këtyre të dhënave nuk mund të përcaktohet numri i popullsisë me origjinë sllave, ose shqiptare. Këtu duhej të kishte shumë rezerva.

Të gjitha sëbashku, emërtimet "shiptari", "njerëz mali" dhe sygjerimi se "kanë ardhur në shekullin e 17 me shtypje", sjellin një energji negative, që nuk janë karaketristike për popullin maqedoans.

Në traditën e shqiptarëve dhe maqedonasve, për çka ka shumë burime, ata kanë jetur duke ndihmuar njëri-tjetrin, kurse për shembull në fund të qeverisjes turke, kanë bashkëpunuar për tu çliruar dhe për krijimin e shetetve shqiptare dhe maqedoanse.

BBC: A pajtoheni atëhere ju me thirjet për tërheqjen dhe korigjimin e enciklopedisë?

Prof. Popovski: Unë mendoj se po. Në ato faqe ku janë këto pjesë të tërhiqen. Le të hapen debate dhe të sillen faktete nga të gjitha anët. Nëse redaksia nuk tërhiqet atëhere unë mendoj se duhet patur një kritikë të madhe ndaj redaksisë dhe Akademisë së Shkencave dhe t'i bëhet 'de fakto' një izolim atyre qëndrimeve të shprehura nga akademija.

BBC: Profesor Popovski, ju jeni dhe një jurist i njohur, si i shikoni nga ana juridike pjesët e enciklopedisë ku sygjerohet se Ali Ahmeti është I përfshirë në krime lufte, si dhe në pjesën tjetër ku sygjerohet se ushtarët britanik dhe amerikanë kanë stërvitur UÇK-në?

Prof. Popovski: E para bëhet fjalë për prejudikimin të principit se të gjithë janë të pafajshëm deri sa nuk verifikohet e kundërta. E dyta Akademija nuk është forum dhe nuk ka procedura që të sjellë vlerësime të tilla. Personalisht mendoj se një gjë e tillë është skandaloze.

Unë mendoj se nëse nuk ishin SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar Maqedonia do të zhdukej si shtet. Forcat në Maqedoni në atë periudhë, ata që drejtonin, me dallime, si Presidenti i ndjerë Boris Trajkovski, që është një figurë e ndritur, të tjerët hidhnin benzin në konflikt dhe e çonin Maqedoninë drejtë luftës qytetare.

Nëse ndodhte kjo nuk do të kishte shpëtim dhe rrugëdalje. Vetëm komuniteti ndërkombëtar ishte largpamës dhe e fuqishme në qëndrime, jo nga simpatia e veçantë për maqedoansit ose shqiptarët, por vlersoi rrezikun që I kanosej Maqedonsië dhe rajonit. Pikërisht SHBA dhe BE ishin faktori kyç që ndihmuna të formulohej Marrëveshja e Ohrit dhe të afrohen palët.

Mendoj, në vend që të jemi të vetëdishëm për riolin e komunitetit ndërkombëtar dhe falenderues, bëhen vlersime që për mua janë skandaloze. (BBC)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Profesori Popovski: Enciklopedia 'të tërhiqet nga qarkullimi'
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Shtypi i ditës-
Kërce tek: