Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Për çfarë shërben Galeria Kombëtare?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
kaltroshe
Anëtarë
Anëtarë


Zodiac : Capricorn Chinese zodiac : Snake
Numri i postimeve Numri i postimeve : 56
Pikë Pikë : 163
Rrespekte Rrespekte : 1
Ditëlindja : 02/01/1990
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 31/08/2009
Mosha : 27
Vendndodhja Vendndodhja : Macedonia
Hobi Hobi : Student/Football
Humori Humori : Kafeneja jonë

MesazhTitulli: Për çfarë shërben Galeria Kombëtare?   Tue Sep 15, 2009 9:53 pm

[b]Për të mos bërë naivin, nuk është e vështirë të kuptosh, se kur dy patronët e nderit të saj janë Kryeministri Berisha dhe Ministri i Kulturës Pango, duhet të mbyllësh gojën. Kaq, mbyllet qarku. Dhe, drejtorët e shumtë që janë ndërruar vitet e fundit e kanë kuptuar mirë rolin e të qënit OK. Duhet ta kesh mirë me instancat. Nëse e tepron fare pak…atëherë dera dihet. Dreqi e mori, për kaq pak vjet, të ndërrohen kaq drejtorë dhe galeria mos të ketë një fizionomi, këtë askush nuk e kupton. Thjesht nga ndërresat e tyre nuk mund të kesh qetësi. Por pyetja mund të shtrohej pak më fisnikërisht: A nuk mundemi dot vallë në ditët tona të kemi një mendim…dhe një koncept të qartë se çfarë duhet të përfaqësojë, ngrehina që njihet me emrin Galeri Kombëtare? Për një nga ish-drejtorët e saj dikur, problemi ishte i thjeshtë: Duhet të gjenerojnë ide dhe nëse nuk gjeneron ide nuk mund të presësh më shumë…Të tjerët mbetën në dilemën nëse do të shërbente ajo si muze i veprave të artit apo si sallë ekspozitash?! Një pyetje edhe kjo e vështirë dhe që u mori shumë kohë artikullshkruesve të kulturës. Me atë potencial intelektual dhe integritet personaliteti, që kanë pasur drejtorët e GA-së, vështirë të kuptosh gjë. U duk se funksionoi disi mirë, kur u kthye pak në një vend edukimi, por edhe kjo u shua plotësisht…me politikat e sotme dhe me luftërat e pafund për hegjemoni në këtë institucion. Ndaj dhe konceptimi i saj klasik, sot nuk të çudit aspak. Në një çati qëndrojnë ikonat e Artit Bizantin, Arti i Rilindjes sonë, si edhe salla e punimeve në Socializëm të bëra pas viteve 50…
Nuk dihet se kush është roli i vërtetë i drejtorëve në këtë ngrehinë, përveç faktit se vetëm pak prej tyre do të mbahen mënd se kanë bërë punë cilësore dhe me koncept në këtë vend. Të tjerët, thjesht, kanë qenë miklues të pushtetit, duke përshtatur projektet që i bien në favor pushtetarëve. Dhe, nuk mund të harrosh sesa e lehtë ka qenë rruga edhe për ekspozita gati mediokre, që organizojnë ambasadat, apo njerëz fare të panjohur (me urdhër nga lart) dhe gati e pamundur për shumë artistë, që të kishin nderin të marrin pjesë nw GA. Kjo është shija, që të mbetet nga Galeria dhe nga politikat e ndryshme të saj. Mbase edhe nga kjo ekspozitë e fundit, që me gjithë vlerat, do të okupojë pa fund kohën për sallat e munguara të GA-së. Në fund, pas shumë meditimeve, gjëja më e saktë që të mbetet në mend, është edhe më e thjeshtë akoma: Për çfarë na shërben vallë Galeria jonë Kombëtare?!

ART+ARKITEKTURE/QYTETI/REALITETE+VIZIONE
Nga data 6 Korrik 2008 deri më datë 31 Gusht 2008 në Galerinë Kombëtare të Arteve do të qëndrojë e hapur ekspozita: ART+ARKITEKTURE/QYTETI/REALITETE+VIZIONE, e cila do të zhvillohet drejtpërsëdrejti nën patronazhin nominal të Kryeministrit të Shqipërisë Z. Sali Berisha. dhe kujdesin e veçantë të Ministrit të Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Z. Ylli Pango.
Kjo ekspozitë është një tipologji krejtësisht e re për veprimtarinë e GKA-së për faktin se mbështetet në tregimin e punëve më të arrira studentore nga departamentet e arkitekturës së Universitetit Shtetëror Tiranë dhe Katedrës së Ambientit të Ndërtuar të Oxford Brookes University, ndërthurur këto me punë nga artistë bashkëkohore shqiptare ( kryesisht në mediumin e fotografisë) dhe punime artistike të studentëve britanikë të Arteve të Bukura nga Oksford Brookes.
Kjo ekspozitë është realizimi i një procesi të gjatë negociatash midis Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe Universitetit të Oxford që ka filluar këtu e dy vjet më parë . Në Janar 2008 në Shqipëri kreu një vizitë pune një përfaqësi e Universitetit të Oksfordit, kryesuar nga Dekani i arkitekturës së këtij Universiteti Z. Mark Sëenarton, i cili u prit nga nivelet më të larta të Qeverisë Shqiptare.[/b][size=12][/
size]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kaltrina-alfosina.piczo.com
 
Për çfarë shërben Galeria Kombëtare?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bashkatdhetarët kanë tejkaluar investimet e bashkësisë ndëkombëtare në Kosovë
» Qendrat islame në Gjermani ishin bartëse të shumë organizimeve kombëtare
» Asllan Dibrani: Diaspora Shqiptare në Gjermani e shqetësuar për gjendjen aktuale gjithëkombëtare!
» Mentor Thaqi:KOMBIT TIM, MOTRAVE DHE VËLLËZËRVE TË GJAKUT, TË RRËNJËVE, TRUNGUT, DEGËVE DHE KURORËS KOMBËTARE, GËZUAR PASHKËT!!!
» Idriz Zeqiraj: Veprojnë mbi baza kombëtare dhe në fyrmën rugoviane

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Galeria Kombëtare-
Kërce tek: