Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
kaltroshe
Anëtarë
Anëtarë
avatar

Zodiac : Capricorn Chinese zodiac : Snake
Numri i postimeve Numri i postimeve : 56
Pikë Pikë : 163
Rrespekte Rrespekte : 1
Ditëlindja : 02/01/1990
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 31/08/2009
Mosha : 27
Vendndodhja Vendndodhja : Macedonia
Hobi Hobi : Student/Football
Humori Humori : Kafeneja jonë

MesazhTitulli: Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe   Tue Sep 15, 2009 9:45 pm

Këto ditë, pas një periudhe të gjatë qysh kur ishte mbaruar e dorëzuar në shtyp, u botua në Napoli Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe (ADGJSH), vepër madhore e gjuhësisë shqiptare, emërtesë e Akademisë së Shkencave, hartuar nga një grup specialistësh të dialektologjisë, punonjës të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, fryt i një pune të mundimshme e shumëvjeçare, në të cilën, për herë të parë në historinë e albanologjisë, dialektet e shqipes paraqiten sipas metodës së gjeografisë gjuhësore, në dy vëllime me harta dialektologjike. Atlasi, vëllimi i parë i të cilit sapo ka dalë në qarkullim dhe së afërmi del edhe vëllimi i dytë, është realizuar nga emra të njohur të gjuhësisë shqiptare, si: prof. dr. Jorgji Gjinari (drejtues), prof. dr.Bahri Beci, prof. dr. Gjovalin Shkurtaj dhe prof. dr.Xheladin Gosturani, të cilët jo vetëm plotësuan një mangësi të dukshme të Albanologjisë sonë, por edhe e rreshtuan shqipen në radhën e atyre gjuhëve që prej kohësh kishin hartuar vepra të tilla.

Simpozium ne Munih per Kongresin e Manastirit
Hans-Joachim Lanksch
Të nderuemit! Që në fillim duhet me ju rrëfye dy gjana: prej meje nuk mund të pritni nji kumtesë shkencore, mbasi nuk jam njeri i shkencës, por i praktikës - nji qytetar i thjeshtë që punon me gjuhën shqipe. E dyta: unë jam nji dashamirës i madh i gegnishtes, ama jam edhe nji dashamirës i madh i tosknishtes. Gjuha e Mjedës, Koliqit e Camajt asht e ambël dhe e pasun, ama po aq e bukur dhe e pasun asht gjuha e Naimit, Lasgushit e Mitrushit.

Vjetëve të fundit asht gjallnue diskutimi rreth gegnishtes resp. rreth raportit të saj me shqipen standarde, dhe, lidhun me këtê, debati rreth rishikimit të shqipes së standardizueme. Kam disa, ma saktë: 6 kërkesa ndaj atyne që merren me debatin në fjalë: • Diskutimi për gegnishten dhe standardishten e sotme duhet liberalizue, duhet me i dhanë fund monopolizimit të këtij kuvendimi nga ana e disa gjuhëtarëve që e mbrojnë standardishten e Kongresit të Drejtshkrimit dhe orvaten me uzurpue çdo diskutim për këtê çâshtje, ku përjashtohen sidomos shkrimtarët, ata pra që e përdorin dhe e krijojnë gjuhën. Gjuhën e Dantes dhe Petrarkës s'e kanë krijue gramatikanët, por Danteja dhe Petrarka. Me fjalë të tjera: nuk ban që për problemet e këndimit operistik të monologizojnë profesorët e kantos tue ua kyçë gojën kangëtarëve...

Gjuha Shqipe pe Gegnishten si Gjuha Shqipe pa Tosknishten
Interviste me Primo Shllakun
Intervistoi Irhan Jubica

Poet me nji zâ te vetin poetik, Primo Shllaku âsht nji ndër autorët e letërsisë shqipe që gjatë diktaturës nuk kishte gjâ me thânë. Mbas kësaj kohe, jo vetëm nëpërmjet krijimtarisë letrare, por edhe n’intervista – si kjo që vijon – ai shprehet në mbrojtje të thesarit të munguem të standardit të sotëm gjuhsor, gegnishtes.

JAVA: Mungesa e nji forumi të lirë për shprehjen e mendimit ndryshe t’intelektualve shqiptarë a âsht konfirmim i faktit se ky mendim ndryshe nuk ekziston, apo i faktit se shoqnia shqiptare nuk âsht ende e gatshme me e mirpritë nji forum të tillë?

Primo Shllaku: Besoj se mendimi ndryshe ekziston. Sidomos mendimi në lamin e kulturës ekziston me nji opozicion të thekshëm dhe të përgjegjshëm njiherësh. Ky mendim sot nuk mund të thuhet se qëndron në ajër, sepse materializimi i tij në vepra letrare e artistike e ka konfirmue bazalitetin e tendencës dhe risinë e saj të padiskutueshme. Problemi i madh i kohës sonë nuk âsht mungesa e institucioneve që do ta përfaqsonin ket mendim ndryshe. E keqja e madhe âsht se tek na në mnyrën ma paradoksale âsht vendosë në heshtje që ata njerz që i shërbyen ngritjes dhe konsolidimit (e aspak ramjes) së artit të Realizmit Socialist, thirren sot prap, si specialistë, për të riorientue gjuhën, letërsinë, menditë kulturore, etj. Kam idenë se shum ma e dobishme do të ishte që disa punë të binin në dorë të atyne që kanë fare pak ose edhe hiç stazh nëpër zyrat e kulturës, se sa disa cungje të vjetër që ripërtypin me ndryshime sipërfaqsore teori gjoja të reja, gjithsesi të paaplikueshme te na. Konfuzionin në ketë fushë e rrit shum edhe mungesa e nji platforme të kjartë nga ana e shtetit për zmontimin dhe shrranjosjen e trashigimisë komuniste, e cila sot ka vojtë si puna e qershive të Nastradinit. Shum njerz me dëshirë tremben nga ideja e boshllëkut. Shembulli i Rilindjes sonë që filloi mbi nji teren pothuejse zero dhe begatia e produktit të saj, a s’na thonë se nji stomak bosh punon ma mirë se ai që i duhet të bluej skrapin e nji vakti të gatuem keq. Inteligjencia shqiptare – mjerisht ky term âsht komunist i kulluet – do ta donte ket forum. Por shteti dhe qarqe kulturore të së kaluemes janë të betuem mos me i lshue pozitat hegjemone për sa të jenë gjallë. Shteti promovon politika kulturore që gjallnojnë diversitetin dhe inkurajon të gjitha tendencat. Shteti s’mund të jetë palë që ka pikëpamje edhe për gjuhën, edhe për artet, edhe për mendimin lvizës. Shteti nuk ka funksione represive në kulturë, për derisa ka vendosë me lejue shtypin, letërsinë e multimediat pornografike. Shteti âsht koordinator dhe përfaqsohet me të gjithë.

Deskriptivizmi

Deskrpitivizmi Deskriptivizmi u rekomendon nji "recete" vete linguistave. Kjo rryme kerkon qe linguistet te pershkruejne ate strukture dhe ato rregulla qe kane mbijetue nga perdorimi i natyrshem i popullit dhe mos te injektojne ligjet e tyne laboratorike mbi popullsine. Deskriptivizmil, qe ne shqip perkthehet pershkrim, dominon sot te gjithe boten, prej klasave te ulta deri te katedrat e universiteteve te Ivy ..

Preskriptivizmi

Preskriptivizmi asht nji teori linguistike qe monopolizon rregullat e struktures, perdorimit dhe pragmatikes se gjuhes. Preskrpitivistet u shkruejne perdoruesve te gjuhes, ne vecanti popullit te thjeshte nji "recete" me ane te se ciles ata specifikojne rregullat e shkrimit, shqiptimit dhe perdorimit te gjuhes. Ata krahasohen shpesh me doktorin pershkruen rregullat e perdorimit te ilaçeve per njeriun e semure. Prandaj edhe quhen preskriptivistë - Kjo fjale vjen prej fjales prescription=recete ilaçesh

Pedagogjizmi

Pedagogjizmi Peagogjizmi mund te quhet edhe rryma e mesme, ose integruese ne raport me dy rrymat tjera, preskriptivizmin dhe deskriptivizmin sepse ajo huazon nga te dyja rrymat. Nji gjuhe pa rregulla asht e pakonceptueshme, prandaj edhe linde nevoja me aplikue eksperiencen e preskriptivistave. Por nji gjuhe, rregullat e te ciles diskriminojne 70% te popullit qe e flet kete gjuhe asht nji sistem mesjetar dhe absolutisht i papranueshem ne boten e sotme. Keshtuqe duhen ndigjue edhe shqetsimet e deskriptivisteve.

Semiotika

Semiotika (grekisht: σημειωτικός, semeiotikos, interpretues i shenjave) studjon shenjat dhe simbolet. Semioticient interpretojne shenjat dhe sesi ndertohet, transmtohet dhe kuptohet mesazhi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kaltrina-alfosina.piczo.com
 
Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjalori i Gjuhës Shqipe, nga Mehmet Elezi
» Ftesë për promovim e Fjalorit të Gjuhës Shqipe
» Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass
» Agron Duro: Fjalët e huaja dhe gjuha shqipe
» Shkolla Shqipe ka pjesën e historisë se vet edhe në në dhe të huaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Gjuha Shqipe-
Kërce tek: