Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fundi i Relapsimit Diktatorial

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kaltroshe
Anëtarë
Anëtarë
kaltroshe


Zodiac : Capricorn Chinese zodiac : Snake
Numri i postimeve Numri i postimeve : 56
Pikë Pikë : 163
Rrespekte Rrespekte : 1
Ditëlindja : 02/01/1990
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 31/08/2009
Mosha : 34
Vendndodhja Vendndodhja : Macedonia
Hobi Hobi : Student/Football
Humori Humori : Kafeneja jonë

Fundi i Relapsimit Diktatorial Empty
MesazhTitulli: Fundi i Relapsimit Diktatorial   Fundi i Relapsimit Diktatorial Icon_minitimeTue Sep 15, 2009 9:44 pm

Fillimisht u rrezue Stalini. Mandej kryet e Leninit i shkap prej lapidarit dhe u perplas ne toke. Dikure, mbas tan europes lindore, edhe ‘Eh-u’ yne u kalamend e ra në mes të Tirânës. Athere populli shqiptare, i ndersyem prej demokracise, u hodh perpara me shprese per t'i nderrue kursin historise se vet. Por shum shpejt rregjimi i vjeter, ku ne media, ku ne tregti, ku ne letersi e art, por mâ s’forti në qeveri, relapsoi, u kthye dhe rimori frenat e qeverisjes ne dorë.

Edhe nji herë shqiptarët ranë në gjumë dhe humben shpresen se atdheu i tyne do të mund t’i bashkohej kontinentit nânë. Garda e vjeter e shfrytzoi këte letargji dhe zuni vendet kyçe në të gjitha fushat e jetës ekonomike, politike, shpirtnore e letraro-artistike të Shqipnisë. Ashtu si gjatë diktaturës, ‘nacionalizmi’ u ribâ motoja e popullit shqiptarë -- 150 vjet mbas europes.

Pse nuk duhet Kodifikue Gegnishtja?
Geget per Gjuhen Shqipe,
Tosket per Tosknishten Ne aspektin e kodifikimit te gjuhes shqipe gegët, historikisht, kane qene shum ma të pjekun, ma te sigurtë, dhe ma largpames sesa tosket. Shkrimtaret e gjuhtaret gege, prej Buzukut deri te Konsulta ’64, paten punue per kodifikimin e gjuhës shqipe jo per kodifikimin e gegnishtes.
- Gjon Buzuku pati pati perdore nji shumice 'ë-shë' te cilat nuk gjinden ne Gegnisht.
- Komisia Letrare pati pranue grupimet bashketingllore mb, nd, ng, te cilat egzistojne vetem ne tosknisht.
- Mbretnia e pare, krahas Gjuhes Zyrtare, pati mundsue dhe frymzue edhe zhvillimin e tosknishtes letrare.

Shkrimtarët e gjuhtarët toskë, prej Bejtexhinjëve e deri te Kongresi ’72, u paten perpjekë me kodifikue tosknishten, jo gjuhen shqipe. Me Standardin ’72 Enveri dhe Byroja Politike e tejkaluen edhe traditen, fatkeqsisht cungane, te toskeve —ata kerkuen eliminimin e gegnishtes, të cilen ata e arriten fale tri komponenteve te rastesishem. Imponimit me dhune të Tosknishtes nga qeveria shqiptare (kujtojme 7 pikat e urdhneses

10 Komponentët e Gjuhës Standarde
Cilët prej të dhjet perbâsëve të nji gjuhe standarde janë tashma të konsoliduem profesionalisht dhe nuk mund të zhbahen prejse niveli integrues dhe profesional i tyne ka arrite pjekuni të plotë, dhe cilët komponentë kanë nevojë per pjekuni profesionale e shkencore?

Parimet e Standardizimit
Gjuhtarët shqiptarë thone se gjuha standarde âsht bazue parimisht ne fonetike (fjalet shkruhen ashtu siç shqiptohen), dytsisht ne morfologji (ndryshimet qe pesojne fjalet gjate perdorimit), dhe vetem perciptazi në etimologji (si janë shkrue fjalët në te kaluemen. P.sh. si ka shkrue Buzuku, Bogdani, Matrenga, DeRada, dhe si jane shkrue fjalet ne gjuhen origjinale prej te ciles i kemi huazue). Kjo asht e vertete ne shumicen e rasteve, pervec aty ku nuk u intereson gjuhtarëve shqiptarë me integrue gegnishten, edhe ne disa 'zbraztina' ku fonetika nuk asht studjue ende sic duhet.

10 Komponentet
1) Standardi ‘72 Standardi ’72 ka merita ne fushen e leksikes dhe ne aspektin striktisht shkencorë të fonetikës, dy pjesë të gjuhsisë qe do të mbeten të vlefshme pavarsisht prej rrugës që merr normimi, ashtu si edhe puna e bame ne fusha te tilla si dialektologjia, pragmatika, etj. Arritjet e gjuhtareve shqiptare jane te qendrueshme shpesh kemi të bajme me shkence (leksikë, fonologji, dialektologji), pragmatikë (regjistra, etj), dhe art (stilistikë).

Tabuja e Paskajores i Shtyn Linguistet me ba Gabime Shkencore
Konstandin Kristoforidhi, i influencuem prej nji albanologu obskur francez, u pat mundue me zevendsue paskajoren autentike të shqipes te formes “me bâ” me formen ‘për të bërë’. Sot kjo ide asht hjedhe poshte prej Mehmmet Çelikut (i cili vete asht mbrojtes i zjarrte i Sandardit’72) ne studimin e tije “Foljet e Pashtjelluara te Shqipes” ku ai veren se nga rreth 11,000 raste ku perdoret folja “per te bere”, ajo zevendeson paskajoren vetem ne reth 40 raste. Megjitheate, kjo ide mbrohet prej gjuhtareve te tile si Bahri Beci e Gjovalin Shkurtaj. Kjo mungese kompetence e gjuhtareve shqiptare sjelle crregullime aq sa joprofesionale aq edhe qesharake. Kolec Topalli tue zbatue rregullat e Tosknishtes ’72, detyrohet me shtrembnue shkencen gjuhesore ne menyre qesharake vetemse paskajorja e shqipes asht tabu. Prandaj i detyrohet me krahasue paskajoren e latinishtes me veten e pare, njejes, te gjuhes shqipe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.kaltrina-alfosina.piczo.com
 
Fundi i Relapsimit Diktatorial
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Gjuha Shqipe-
Kërce tek: