Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nxënësit nisin ditën e parë të shkollës. Uron Topi dhe Berisha

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
kaltroshe
Anëtarë
Anëtarë
avatar

Zodiac : Capricorn Chinese zodiac : Snake
Numri i postimeve Numri i postimeve : 56
Pikë Pikë : 163
Rrespekte Rrespekte : 1
Ditëlindja : 02/01/1990
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 31/08/2009
Mosha : 27
Vendndodhja Vendndodhja : Macedonia
Hobi Hobi : Student/Football
Humori Humori : Kafeneja jonë

MesazhTitulli: Nxënësit nisin ditën e parë të shkollës. Uron Topi dhe Berisha   Mon Sep 14, 2009 11:15 pm

Viti i ri shkollor 2009-2010, ka startuar mengjesin e se henes ne te gjithe vendin. Nje mengjes qe per rreth 50 mije vogelushe do te mbetet gjate gjithe viteve te jetes i paharrueshem. Dita e pare e shkolles, ka nisur e zhurmeshme ne kryeqyetet, ne vecanti per shkollat 9-vjecare, te cilat presin vogelushet e klasave te para. Buqeta me lule, madje dhe lot, kjo ka qene atmosfera ne klasat fillore, ne kete fillim viti shkollor.

Drejtuesit e shkollave thone se jane marre te gjitha masat, per mbarevajtjen e mesimit. Ne shkollen "Lidhja e Prizrenit", mesimi do te behet vetem me nje turn, nderkohe qe ne klasa do te jene rreth 30 nxenes. Por ne kete fillim viti, prinderit kane qene te shqetesuar edhe per shkak te situates se krijuar nga gripi i derrit. Autoritetet drejtuese te ketyre shkollave, thone se gjithshka eshte ne kontroll, dhe ne cdo shkolle jane ngritur grupe, madje edhe me mjeke qe monitorojne situaten.


Topi zgjedh shkollën e tij të parë për të uruar nxënësit

Urimin për ditën e parë të shkollës, kreu i shtetit Bamir Topi u ka dhënë nxënësve te arsimit parauniversitar, nga ambientet e shkollës së tij të parë, "Servete Maci". Duke nënvizuar faktin se "politika dhe institucionet kanë një përgjegjësi për reformat në fushën e arsimit", Topi shprehu bindjen se "në këtë sektor, do të ketë përmirësime".

"Jane te gjitha mundesite qe nxenesi shqiptar te jete plotesisht ne standardet europiane. Per kete eshte e padiskutueshme qe politika, institucionet e Shqiperise kane nje pergjegjesi te vecante per thellimin e reformave ne fushen e arsimit dhe une jam i bindur, sikurse jane bere shume gjera, do te behen dhe ne te ardhmen", tha presidenti Bamir Topi.

Presidenti u drejtoi dhe një mesazh urimi të gjithë nxënësve shqiptarë, jashte kufirit, në diasporë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, SHBA dhe kudo në Europë, duke i nxitur të mbajnë gjallë gjuhën shqipe.


Berisha uron nxënësit në shkollën "26 marsi" në Kavajë


Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur shkollen "26 marsi" ne Kavaje per te pershendetur diten e pare te fillimit te mesimit, per periudhen 2009-2010. Gjate fjales se tij shefi i qeverise i sapomandatuar dhe per 4 vitet e ardhshme, foli per vemendjen qe do ti kushtoje gjate kesaj periudhe kabineti i tij arsimit, duke leshuar sfiden e re, pas "Shqiperia ne moshen e internetit", mesimin dixhital.

"Parashtron para nesh detyra shume me te medha. Ne rast se ne shtrime kabinetin e informatikes dhe internetin ne te gjitha shkollat, gjate ketij mandati ne do te shtrijme ne te gjitha shkollat mesimin dixhital, si formen me te pershtatshme. Gjate ketij mandati ne do te shnderrojme shkollat ne qendra te fuqishme te perhapjes se shoqerise se informacionit ne komunitete", tha Berisha.

Ne fund te fjales se tij kryeministri tha se qeveria ka si objektiv te mbikaloje standardin evropian, qe eshte 1 student per 1 mije banore dhe kjo kerkon qe ne fund te mandatit Shqiperia te kete mbi 150 mije student ne universitetet e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kaltrina-alfosina.piczo.com
 
Nxënësit nisin ditën e parë të shkollës. Uron Topi dhe Berisha
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Shtypi i ditës-
Kërce tek: