Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Të porositësh një fëmijë sipas dëshirës, ngjyrën e syve, flokëve dhe gjininë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
kaltroshe
Anëtarë
Anëtarë


Zodiac : Capricorn Chinese zodiac : Snake
Numri i postimeve Numri i postimeve : 56
Pikë Pikë : 163
Rrespekte Rrespekte : 1
Ditëlindja : 02/01/1990
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 31/08/2009
Mosha : 27
Vendndodhja Vendndodhja : Macedonia
Hobi Hobi : Student/Football
Humori Humori : Kafeneja jonë

MesazhTitulli: Të porositësh një fëmijë sipas dëshirës, ngjyrën e syve, flokëve dhe gjininë   Mon Sep 14, 2009 11:13 pm


Të bësh fëmijë sipas përmasave që dëshiron, ngjyrën e syve, të flokëve, madje edhe gjininë të zgjedhur nga prindërit. Kjo ësht oferta e një klinike amerikane, Instituti i Fertilitetit në Los Angeles, që i lejon nënës dhe babait të "porosisin" fëmijët si ti duan. Fëmija i parë nga një fekondim i tillë mund të lindë vitin që vjen. Por para se të konceptohet, polemika janë hapur për klinikën e krijuar nga Xhef Steinberg, pioneri i fekondimit në vitet '70.

Teknika e përdorur është diagnostikimi gjenetik; cdo embrion testohet, kur është akoma në një stad "primitiv", para se të vendoset në vezore. Në këtë mënyrë mund të përzgjidhet një embrion i shëndetshëm, i privuar nga gjenet "spiune", për shembull të një sëmundjeje të transmetueshme. Por për një funksion të tillë parësor të kësaj diagnoze, themeluesi i klinikës amerikane do të japë një mundësi për prindërit e ardhshëm, të zgjedhin ngjyrën e dëshiruar, madje dhe gjininë e fëmijës.

Sipas ekspertëve, thuhet në adresën online të BBC-së, ciftet mund ti drejtohen klinikës dhe të kërkojnë këtë teknikë, për arsye mjekësore, por dhe estetike. Për momentin mund të kërkohet një ndërhyrje estetike vetëm nëse testet gjenetike të embrionit kanë evidentuar anomali kromozomike. Por klinika nuk jep garanci se fëmija do të ketë më pas ngjyrën e syve apo flokëve të përzgjedhur. "Nuk është një rrugë e rrezikshme, por një rrugë akoma e vlefshme, pas një injorimi të gjatë të shkencës", thekson Steinberg. Ndërkohë, kanë lindur polemikat, edhe përtej oqeanit, qindra ekspertë thonë se a është moralisht e drejtë të përdorësh shkencën në këtë mënyrë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kaltrina-alfosina.piczo.com
 
Të porositësh një fëmijë sipas dëshirës, ngjyrën e syve, flokëve dhe gjininë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Skënder R. Hoxha: Poezia për fëmijë e Hasan Hasnait - tema e motive
» Ismet Tahiraj: Nëna Salë (Cikël poetik për fëmijë)
» Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun
» Urime për Ditëlindje!
» Mijëra nxënës i drejtohen shkollës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Shkencë-
Kërce tek: