Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Muaj mjalti” në festivalin e Venezias

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
kaltroshe
Anëtarë
Anëtarë


Zodiac : Capricorn Chinese zodiac : Snake
Numri i postimeve Numri i postimeve : 56
Pikë Pikë : 163
Rrespekte Rrespekte : 1
Ditëlindja : 02/01/1990
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 31/08/2009
Mosha : 27
Vendndodhja Vendndodhja : Macedonia
Hobi Hobi : Student/Football
Humori Humori : Kafeneja jonë

MesazhTitulli: “Muaj mjalti” në festivalin e Venezias   Mon Sep 14, 2009 10:49 pm


Festivali i Venecias ne edicionin e tij te 66-te do te mirëprese neser ne mbremje filmin shqiptaro-serb “Honey-moon”. Ky bashkeprodhim i cili ka per regjisor Goran Paskaljeviç do te konkuroje ne seksionin e mjeshtrave te kinemase kontemporane. E ne kete seksion sebashku me “Muaj mjalti” do te konkurojne edhe 20 filma te tjere.

“Duke pasur premierën botërore në Venecia mund të them se është një sukses i këtij projekti filmik, pavarësisht se me një buxhet shumë të ulët. Aty ku ne jemi përcaktuar, në kategorinë e mjeshtrave te kinemase kontemporane, janë vërtet nga mjeshtrat e mëdhenj të kinematografisë konteporane. Filmi ynë, “Honey moon” do të prezantohet nesër për mediat dhe do të jetë në një farë mënyre fytyra e kinemasë kontemporane për festivalin e Venecias” shprehet Genc Permeti, bashkeskenarist i filmit.

Filmi trajton dy histori paralele që ndodhin në Shqipëri e Serbi. Personazhet nuk puqen me njëri- tjetrin, ndersa fatet e tyre janë të ngjashme. Ne premieren e Venecias do te jene te pranishem aktoret shqiptare Yllka Mujo, Bujar Lako, aktoret serbe, skenaristet dhe producenti.

Pas Venecias “Muaj mjalti” do te prezantohet edhe ne festivale te tjera nderkombetare si ai i Torontos apo Selanikut i cili do te celet pikerisht me kete film. Ndersa per publikun shqiptar sipas Permetit filmi do te shfaqet ne vjeshte.

Regjisori serb, Goran Paskaljeviç eshte vleresuar 3 here ne festivalin e Venecias, duke rrembyer dy here cmimin e kritikes dhe nje here ate te publikut.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kaltrina-alfosina.piczo.com
 
“Muaj mjalti” në festivalin e Venezias
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Kinematografi-
Kërce tek: