Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 TË GJITHË NË DEMONSTRATËN E 16 SHTATORIT E ORGANIZUAR NGA LËVIZJA VETËVENDOSJE!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin Depca
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
Pikë Pikë : 621
Rrespekte Rrespekte : 30
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : M
Hobi Hobi : Explorimi
Humori Humori : Brenda normales

MesazhTitulli: TË GJITHË NË DEMONSTRATËN E 16 SHTATORIT E ORGANIZUAR NGA LËVIZJA VETËVENDOSJE!   Sun Sep 13, 2009 12:44 pm

Shkruan: Fadil SHYTI

TË GJITHË NË DEMONSTRATËN E 16 SHTATORIT E ORGANIZUAR NGA LËVIZJA VETËVENDOSJE!

(Ju, po na e vononi lirinë me marionetat tuaja në pushtetin pa shtetin sovran të Kosovës)

Prishtina, Tirana , Shkupi, Presheva dhe kudo nëpër botë mërgimtarët të zgjohen nga kjo letargji dhe këto mashtrime, t´i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje, e cila u vu në ballë të kombit, për idealet e shtrenjta të lirisë dhe të ribashkimit kombëtar!

O sot, o kurrë!

Te ura, te ura , urra o burra!



Të gjithë të ngritemi në demonstrata deri në fitoren e madhe të së drejtës për VETËVENDOSJE, si komb të jetojmë të lirë, të ribashkuar dhe të përparuar!



Ju zotërinj, evropianë keni përvojë shekullore, në koloni e neokoloni moderne, prandaj, po dini si t´i shfrytëzoni dhe mashtroni popujt e shtypur, sepse kishit dhe keni shumë koloni nëpër botë!

Por, mos e harroni dhe një fakt të madhërishëm se: popujt e shtypur kanë gjithashtu, përvoja të hidhura dhe dinë si t´i luftojnë kolonizatorët e të gjitha emblemave dhe të gjitha ngjyrave!...

Ju zotërinj, qëndroni në saje ( mbi këmbët e marionetave tuaja pushtet-.mbajtëse kudo nëpër botë!

Po kështu, po qëndroni dhe në Kosovë dhe në vise të tjera shqiptare të okupuara nga okupatorët sllavë, për më tepër se një shekull!

Por, ju përkujtoj se, shumë herë iu ka ardhur koha e ikjes, jo nga mirësjellja juaj, por, nga qëndresa popullore e vendeve të kolonizuara!

Ju, kurdoherë gjatë këtyre viteve, po mbani qëndrime jo të drejta ndaj kombit tonë; përballë historisë sonë të re!

Ju, po e harroni gjakun e atyre mijëra dëshmorëve, që ne të gjallëve na akuzon për heshtje dhe pajtim me tradhtinë; që, na thërret për QËNDRESË, për çdo çast, ditë e natë!...

Mbase, kjo nuk na habitë shumë, për faktin se ju jeni të bij´ të e Evropës Plakë e cila gjatë tërë historisë sonë shekullore u tregua e pamëshirë ndaj Shqipërisë Etnike.

Por, shumë po na habitë dhe po na revolton fakti se si disa liderë devijatorë të UÇK-së, u pajtuan dhe po pajtohen me qëndrimet dhe vendimet e juaja perfide dhe tepër të rrezikshme, për ardhmërinë tonë kombëtare, si Plani i 6 pikëshit ku njëra nga këto është dhe Nënshkrimi i Protokollit me Policinë e Serbisë.

Pavarësisht, prej deklaratave të tyre, kinse, janë kundër; populli nuk mund të mashtrohet përgjithmonë!

Këta, zotërinj trima në luftë, por qyqarë të paskajshëm në “politikë”, në këtë “paqe të përgjakshme”, kanë rënë pre e politikave tuaja dinake që nga Rambujeja e deri sot; kanë rënë pre gjithashtu, e politikave lakmuese pacifiste-mjerane që kombin e lanë për shumë vite, pa punë, pa shkolla, dhe pa liri!

Prandaj, duke i parë të gjitha këto dështime të tmerrshme në politikën tuaj vasale, ky popull po ndërgjegjësohet dhe po ngritet si një trup i vetëm që t´u thotë: NDAL!

-SHTYPJES, VARFËRISË, PËRBUZJES DHE IRONISË, që ju e keni bërë me “ligje koloniale dhe neokoloniale moderne”, prandaj, e keni katandisur si mos më keq , pa ujë e drita në vatrat e kasolleve të malësive tona, që, gjatë luftës u përflakën dhe u përgjakën pa mëshirë nga soldateska serbo-çetnike.

Me politikën e mashtrimit e të durimit e keni hedhur rrugëve të botës; ju dhe puthadorët tuaj, “ evropianë”.

Ju zotërinj, po na e vononi lirë ca, mirëpo, jam i sigurt se, ikja -si një fat juaji i përjetshëm, iu pret sot o nesër edhe në trojet shqiptare.

Por, kjo ikje nuk do vijë kurrsesi, nga mirësjellja juaj “gjentilmene” –

( e përsëris) -por, nga qëndresa jonë popullore, që na karakterizon gjatë shekujve!

Kjo klasë politike e dobët duhet hequr nga fronet "mbretërore" sepse, me ju “në ballë”, popullit i ka ardhur ”thika në kockë”.

Kjo klasë politike e dobët dhe jo e sinqertë, duhet të hiqet me çdo kusht nga skena politike me të gjitha mjetet që i lejojnë përpjekjet e luftërave çlirimtare.

Fillimisht, me demonstrata dhe pakënaqësi popullore e pastaj, nëse nuk i bindet arsyes së të drejtave kombëtare, edhe me forma të tjera., më radikale...



Tani, po bëhet zhurmë e madhe për Zgjedhjet Komunale!!!

Këto zgjedhje iu ngjajnë atyre zgjedhjeve “të lira” të organizuara nga LDK-ja, Ibrahim Rugovës, gjatë luftës në Kosovë.

Them kështu, sepse derisa, Mitrovica e ndarë po tymoset e po përgjaket me kolonët serbë dhe në kohën kur rinia heroike e Kosovës, po vuan burgjeve, ju, zotërinj, po organizoni

”zgjedhje”?`!

Derisa, ”pushtetet paralele” të UNMIK-ut, EULEX-it dhe të ”komunave serbe” , i kanë hapur kthetrat që ta riokupojnë Kosovën, madje dhe me polici; ato, që po veprojnë pa e pyetur për asgjë “udhëheqjen” e Kosovës , -kjo udhëheqje meskine, pa pikë turpi, e etur për pushtet , po organizon , ” zgjedhje”.

Kjo, demagogji politike, duhet të ndërpritet sa më parë dhe kjo klasë politike të eliminohet nga skena politike me çdo kusht dhe me çdo çmim!

Derisa po e shkruaja këtë shkrim proteste, e mora një letër nga një shok imi që vepruam dikur në ilegalitet; quhet , Nisret Ahmeti, ay, midis tjerash më shkruan:

-“M´u në kohën e duhur Lëvizja Vetëvendosje po duket përsëri e fuqishme, po të mos ishte kjo do ishim si palaço, do të merreshim si askushi, ai që nuk i ka bërrylat me fuqishëm sot, zhduket.

Ne, përmes LV po bëhemi faktor i fuqishëm, po bëhemi dikushi....

Kosova po luan rol rajonal, po ndikon në politiken rajonale, evropiane, nëpërmes Lëvizjes Vetëvendosje; kështu, nuk po lejon te realizohet plani serb, që Kosova të mbete jashtë si e palarë në Evropë.
Policia e Kosovës të mos kthehet në polici të Serbisë, që jep informata, përgjegjësi, asaj si më parë! Kjo polici të mos lejoj që Serbia, të shtrijë pushtetin e vet ekzekutiv në Kosove, si me parë.
Evropa donë të fus në BE Serbinë para Kosovës, kjo është e dëmshme, imazhi i Kosovës dëmtohet, ngrihet imazhi i kriminelëve.
Një vend që ka pushtuar vende tjera, një shtet që ende pas kaq viteve të pasluftës, nuk është distancuar nga dhuna kriminale, justifikon dhunën kriminale, pastaj, po thuhet se , “po i plotëson kriteret e BE-së”!!!

Nga të gjitha këto fakte të pathyeshme që i parashtrova unë dhe me këtë rast dhe shoku im, mund të konstatojmë që vetëm QËNDRESA mbarëpopullore brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike, mundet dhe do t´i detyrojë zotërinjtë evropianë dhe puthadorët e tyre shqipfolës, që të heqin dorë nga prapakthimi i kombit shqiptar sipas provave të recetave të reja diplomatike të Serbisë dhe miqve të saj të hapur dhe të maskuar.

Suedi, 11 Shtator 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://depca.albanianforum.net
 
TË GJITHË NË DEMONSTRATËN E 16 SHTATORIT E ORGANIZUAR NGA LËVIZJA VETËVENDOSJE!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mentor Thaqi:NË PËRKUJTIM TË MASAKRËS SË BELEGUT TË DEÇANIT DHE GJITHË MASAKRAVE NË ATDHEUN TIM,NDERIM!!!
» Fjalimi i Dr.Ibrahim Rugovës në një vjetorin e tragjedisë së 11 Shtatorit
» Këze Kozeta Zylo: Dy motra shkodrane, dy lule të bukura gjithë aromë të Mëmëdheut tonë
» Gëzuar të gjithë Besimtarëve Shqiptarë të Krishter, festen e Pashkëve – Ringjalljen dhe ngritjen e Jezusit ne qiell !
» Nëna, qendra e gjithçkaje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Shtypi i ditës-
Kërce tek: