Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin Depca
Administrator
Administrator
Admin Depca


Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
Pikë Pikë : 621
Rrespekte Rrespekte : 30
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : M
Hobi Hobi : Explorimi
Humori Humori : Brenda normales

RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb   RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb - Faqe 2 Icon_minitimeThu Sep 10, 2009 11:33 pm

ATË DITË QANTE EDHE PRISHTINA

”As vetë nuk e di sa ditë kishte që kur kishin filluar bombardimet”- e filloi rëfimin vajza nga Prishtina.” Ne rrinim të strehuar në bodrumin e shtëpsë. Ishim i gjithë farefisi mbi 20 veta. Ushqim kishim siguruar, por frika nuk na linte as të hanim e as të rrinim të qetë. Rrallëkush po dilte nga shtëpia për të parë se çka po ngjante me të tjerët. Kuptonim nga diçka vetëm nga radio dhe TV-të e huaja. Pas masakrës së Obiliqit, frika e bëri të vetën, ajo na kaploi të gjithëve. Kishte ditë që po prisnim se kur do të na dëbonin edhe neve nga shtëpia. Unë, dhe dy nuset e vëllezërve frigoheshim të dilnim dhe të iknim jashtë Kosovës. Nuk ikëm as atëherë kur ikën pjesa më e madhe e Kosovës. Ishte mëngjes i ftohtë dhe si për inat, të gjithëve na kishte zënë gjumi. Trokitja në derë ishte aq e fortë dhe aq e tundëshme, sa për një moment mu duk se u lëkund e gjithë shtëpia! Kur babi e hapi derën, disa policë me shpejtësi u futën brenda, dhe, më së pari e rrotulluan dhe përmbysën djepin ku ishte foshnja. Nusja klithi dhe kur iu afrua djepit të përmbysur, polici i ra me kondak të pushkës dhe ajo u alivanos, e foshnja
vazhdonte të qante e trembur. Unë edhepse e frikësuar, iu afrova djepit . Kur provova ta marrë foshnjën, njëri nga policët më kapi për flokësh dhe më nxorri jashtë shtëpisë. Aty pashë se në oborrin tonë kishte sjellur edhe shumë meshkujë të tjerë. Ishin të rrahur e të përgjakur, kishte edhe të plagosur, kishte fqinjë dhe të tjerë që nuk i njifja. ”Lidhi me këtë”- më urdhëroi një polic - e unë vetëm dridhesha. Nuk kisha fuqi, por edhe nuk doja ta bëjë një gjë të tillë. Kur ai pa se unë po hamendesha, filloi ti godasë ata me zingjirë, por ata nuk kishin fuqi t’u bënin rezistencë, ngase përreth tyre kishte edhe dhjetëra policë dhe ushtarë të tjerë serbë që ishin vënë në gjendje gatishmërie me armë në dorë. Unë kujtova se me atë skenë do të përfundonte çdo gjë, por befas erdhi një kamion i mbyllur në të cilin i futën meshkujtë një nga një. Mendova se aty do ti fusnin të gjithë, por barbarët i ndanë meshkujtë nga femrat, dhe pas pak i sollën edhe disa të tjera. Nuk di sa femra ishin saktësisht, por kur hyra në bodrum pashë se aty ishte plot femra, dhe se brenda ishin edhe pesë policë serbë. “Sikur të kishim ndonjë armë“ i pëshpërita një gruaje që nuk e njihja, në sytë e së cilës e pashë trimërinë. ”Tani edhe ju në Prishtinë po kërkoni armë, e ne në Drenicë na akuzuat pse po përballemi me armikun, pse i kemi burrat në luftë. Tani është vonë, vazhdoni edhe më tutje me mënyrën paqësore”- më tha ajo. Unë po rrija ashtu e shtangur pa kuptuar asgjë, kur në dhomë na u futën edhe disa policë të tjerë. Ata na ndanë në dy grupe. Grupin e parë e dërguan dikah, e ne, gjashtë femra të tjera mbetëm aty. Me grupin e parë që e dërguan ishte edhe nusja me foshnjën. Nuk e di as sot ku i dërguan, nuk i gjetëm as ato as kufomat dhe nuk dihet se çfarë saktësisht ndodhi me to. Vetëm zoti mund ta di atë. Kur po binte muzgu njeri nga policët na urdhëroi që të zhvishemi, dhe aty erdhën disa policë që na lidhën një nga një. Mua më dërguan në dhomën e pritjes, dhe vetëm kur erdhi polici gjysëm i zhveshur e kuptova se do të më dhunonte. Vetëm atë ditë e arsyetova luftën e UÇK-së, vetëm atë ditë e kuptova çka do të thotë kur populli nuk është i bashkuar, kur po duhej që ne, me trupin tonë, ta paguanim mosunoitetin e udhëheqësve tanë. Sikur të ishim të organizuar më mirë, nuk do të ndodhnin dhunimet. Nuk do të ndodhnin të gjitha ato burgosje që u bënë. Oh zot, sa e dëshirova vdekjen vetëm e vetëm mos t’a përjetoja ankthin dhe mos të isha viktimë e dhunës së atyre që vranë e prenë, dhe që mua bashkë me shumë femra të tjera na dhunuan barbarisht. E lidhur qaja e thërrisja, por askush nuk më dëgjonte! Askush s’mundi të më ndihmonte. Policët ndërroheshin njëri pas tjetrit, e unë duhej të duroja gjithçka, pasi nuk kisha mundësi të rezistoja. Në ato momente, më të rëndat në jetën time, mu kujtua edhe ajo gruaja që më tha, se nuk e kisha përkrahur Drenicën dhe UÇK-në. Ditën e shtatë i dëgjova dy policë që po flisnin për një të vdekur, por nuk kuptova a flitej për ndonjë femër apo për ndonjë polic. Atë natë kur e dëgjova derën që po hapej nuk e di për të satën herë lotët ma mbuluan fytyrën, dhe trupi im filloi të dridhej edhe më shumë. Unë frikësohesha nga policët, por kur dera u hap aty ngadalë hyri gruaja nga Drenica, e cila ma hodhi një pallto dhe më tha: “Nëse nuk mund të ecësh, mos u nis me mua sepse, së pari duhet ti vrasim rojet”. E di se jam ngritur në këmbë, e më pas jam ulur përsëri. Ajo doli. Kur mendova se kishte ikur, erdhi dhe më tha: “Të tjerat janë në duartë e tyre dhe s’mund ti shpëtojmë”. U nisëm, por nuk mund të ecja shpejtë si ajo. Rrugicës pashë se edhe në shtëpitë e fqinjëve kishte ende shumë policë. Kur dolën nga lagjia kishte zbardhur drita. U futëm në një shtëpi,në të cilën gjetëm veshmbathje dhe ushqim por nuk më hahej. Aty kah mesdita dolëm dhe shkuam në stacionin e trenit. Prishtina ishte më e heshtur se kurrë më parë. Të dukej se nuk kishte asgjë shqiptare në të. Unë qaja për të, e për vete, për njerëzit që ishin aty. Për të vdekuritë dhe për të gjallët, dhe kur arriti treni filloi të bie një shi i imtë. Atë ditë, më bëhëj sikur qante edhe Prishtina…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://depca.albanianforum.net
Admin Depca
Administrator
Administrator
Admin Depca


Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
Pikë Pikë : 621
Rrespekte Rrespekte : 30
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : M
Hobi Hobi : Explorimi
Humori Humori : Brenda normales

RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb   RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb - Faqe 2 Icon_minitimeThu Sep 10, 2009 11:34 pm

AJO DO TË MBETET E ÇMENDUR PËGJITHMONË

Atë mengjes, Drita nuk vërehej se a rrinte e heshtur apo e kishte zënë gjumi, pas natës së rëndë që kishte kaluar. Ndonëse e motra i rrinte te koka, ajo nuk i hapi sytë edhe për disa orë. Edhe kur i qeli sytë më nuk fliste ajo. Shikimin e kishte drejtuar përtej dritares, dhe sikur po e analizonte lojën e zogjëve që po luanin afër dritares së saj. Atë ditë ajo as nuk provoi të lëvizte, se, ndoshta kishte nevojë të pushonte. Një medikament që e kishte gëlltitur në mëngjes, besonte se mund të ketë ndikuar kaq shpejt, sepse një natë më parë e kishte marrë të njejtin ilaç, por kishte pasur një natë të rëndë dhe me shumë dhembje. Mjeku, i alarmuar, i kishte thirrur edhe familjarët e saj. Mendonte se pas atij ankthi vështirë e kishte të ringjallej edhe një herë. Ajo që binte në sy në shikim të parë ishte gërvishja e fytyrës dhe një plagë që nuk mund ti hiqej kurrë, pastaj flokët e prera në mënyrë të çuditshme. Edhe plagët në kokën e saj, sikur ia bënin më të vrazhdtë sytë e saj të kaltër si dy burime. Ajo, tani e ndjente veten si një figurë që luhatej në mes jetës dhe vdekjes, prandaj edhe fjalët e saj ishin të tilla. Ajo fliste për jetën, për atë që kishte përjetuar, por edhe për vdekjen, si dhe për shumë gjëra të paqarta të cilat ne nuk i kishim parë e përjetuar si ajo. Derisa mjekja nuk u afrua që t’ia përkëdhelte dorën, ajo vetëm shikonte dhe një gurrë lotësh ia kishte mbuluar fytyrën. Kur e pa e motra, vetëm kafshoi buzën dhe iku nga aty, në mënyrë që ajo të mos e shihte duke qarë. Unë, kurrë më nuk do të mund të bëhem nënë, nuk do të mund të lindi fëmijë, nuk do ta kem familjen time, s’do të kem mundësi ta dij se ç’është dashuria dhe jeta e lumtur, kurrë më...E tëra me çka do të përballem do të jetë vetëm zbraztësia shpirtërore, jeta pa njerëz përreth, gjithmonë do të jem si e lidhur me litar si tani, me duar në pranga. Duart nuk mund ti lëvizë,- dhe ti mjeke kërkon që unë të qetësohem! Dhe ti kërkon që unë të jetoj. “Kjo është e pamundur”, fliste ajo sikur të ishte ndonjë njeri tjetër e jo ajo që një natë më parë qante e klithte, thërriste e bërtiste aq, sa jo vetëm në spitalin neuropsikiatrik, por dëgjohej edhe më tej. Nuk ishte e vështirë ta dëgjosh vetëm vajin e saj, por edhe fjalët. Më e tmerrshmja ishte kur fliste për fëmijën që ia kishin mbytur gjatë dhunimit. Ajo, ndonëse dihej që tashmë ishte çmendur, asgjë nuk kishte arritur t’ia largoj dhimbjen e ëmësisë. Dhe, kur askush nuk e priste një gjë të tillë, ajo e filloi rrëfimin e saj të trishtë: “Kur na ndalën, na nxorën të gjithave nga vetura. Vjehrra që priste nipin e saj të parë, më pëshpëriste ngadalë që të mos frikësohesha, dhe kur ata më vërejtën se jam shtatëzanë më thanë: “Të gjitha stolitë e arit nëse don të jetosh”. Natyrisht, ua dhashë të gjitha, e kur nuk më mbetën më, njëri prej tyre më tha: ”Ky fëmijë, është edhe i imi, jo vetëm i burrit tënd”. Nuk thashë asgjë që të mos i nxisja edhe më. Kur njeri nga ata erdhi dhe tha se do të më ketë, sepse nuk paska patur kurrë në dorë grua shtatëzane, e aq më parë një shqiptare shtatëzanë. Kur e pashë se ai i zhveshur po më afrohej, më lëshoi fuqia dhe po mbahesha për vjehrrën. Dua ta kem, briti ai dhe i urdhëroi dy ushtarë të më mbajnë. Ma shploi barkun dhe më tha se ose duhej të shtrihesha, ose do ma vriste fëmiun në bark. Kjo ishte e tmerrshme dhe shumë-shumë e rëndë. Isha në muajin e tetë të shtatzënisë! E luta në gjuhën e vet, duke thënë se, zoti është mbi të gjitha dhe se për hir të tij të ketë mëshirë, por ai më ra fort në gjoks, e pastaj në bark dhe u alivanosa. Kur u këndella pak, pashë se ai po më dhunonte, në prezencën e vjehrrës dhe burrit tim! Ndërsa kunatin e kishin vrarë, dhe kunata po qante vajtonte për të! Ai më pështyu, dhe kur desha të ngritesha, katili serb më ra fort me kondak në bark! Nuk di ta përshkruaj si u ndjeva, dhe se a matet ajo dhembje me ndonjë dhembje në botë. Që nga ajo ditë dhembja dhe tmerri nuk mu ndanë kurrë. Disa ditë më vonë linda në Luginën e Bllacës por fëmija im ishte i vdekur. Gjakderdhja nuk mu ndal, ndërkaq, kur më dërguan në Shkup më kishin operuar dhe ma kishin hequr mitrën, me arsyetimin se ajo ishte e vetmja mënyrë që unë të mund të jetoja. Burri im kishte thënë që jeta ime vlen më shumë, por e di se ai më nuk do të mund të jetoj me mua dhe as të më dojë! Nuk kam më pse të jetoj, nuk kam pse të qetësohem, andaj mos më thoni të jem e qetë, ju lutëm,-
tha ajo dhe prapë filloi të shqetësohet, dhe sikur ta mirrte magjia ajo filloi ta kërkonte fëmiun e vdekur, i cili vdiç për shkak të dhunimit që iu nënshtrua e ëma nga ushtarët dhe policët serbë. Dhe, asnjë ngushëllim asnjë fjalë nuk kishte kuptim përballë dhembjes së saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://depca.albanianforum.net
Admin Depca
Administrator
Administrator
Admin Depca


Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
Pikë Pikë : 621
Rrespekte Rrespekte : 30
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : M
Hobi Hobi : Explorimi
Humori Humori : Brenda normales

RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb   RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb - Faqe 2 Icon_minitimeThu Sep 10, 2009 11:34 pm

MË BRAKTISI MUA DHE FËMIJËT

Kur filluan bombardimet, prishtinasitë filluan të ikin. Unë nuk kisha para, dhe më mungonte edhe guximi. Edhe gruaja e shtëpisë ku banoja nuk iku, ngase ishte e shtyrë në moshë. Djalin dhe nusen i kishte dërguar disa muaj më parë në Turqi. Ditët e para të bombardimeve frikësohesha shumë nga bombat. Ndërsa për atë se çfarë po ndodhte në qytet, se si po ikte populli, se si njerëzit po dëboheshin e detyroheshin t’i lëshonin shtëpitë dhe se çka po ndodhte në Prishtinë dhe gjithë Kosovën, nuk isha e informuar ngase nuk kisha as televizor e as radio. Ushqim kisha pak, kurse në atë shtëpi ku isha unë kishte edhe qiraxhi të tjerë. Ata, një ditë para bombardimeve, kur kishin vendosur të ikin, më thanë: “Në kuzhinë i ke të gjitha, shërbehu, si të ishin tuajat”. Aty kah mesi i prillit mu hargjuan thuajse të gjitha ushqimet dhe u detyrova të hyjë shtëpi më shtëpi që të mos më vdisnin fëmijët nga uria. Atje i gjeta të gjitha, por, pas disa ditëve, filloi ankthi i vërtetë. Atë mëngjes po i dëgjoja klithmat e zonjës së shtëpisë dhe çirrjet e policëve. Sa çel e mbyll sytë, ata ma thyen derën dhe u futën brenda. Fëmijët morën vajin dhe njëri nga policët serb i mbylli në banjo. Fëmijët qanin, kurse dy nga barbarët më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb. O Zot, sa herë iu luta zotit të vdes në ato qaste tragjike. Më mbyste vetvetiu turpi, nënçmimi. Isha nënë e pesë fëmijëve, grua e burrit, e ata loznin me mua. Pas afër një ore ata shkuan, kurse unë ua hapa derën fëmijëve. Ata nuk më pyetën asgjë, sadoqë fëmiu i madh ishte 9 vjeç. Por, të gjithë shikonin plagën në krahërorin tim. Pak më vonë erdhi edhe zonja e shtëpisë dhe në praninë e fëmijëve, më pyeti: “a të kanë dhunuar?”. Unë nuk iu përgjigja, por ia tregova plagën. “Mirë keni shpëtuar”, më tha ajo, “dy fqinjët tanë i pushkatuan”. Policët serbë erdhën prap të nesërmen. Këtë herë, përveq dhunimit, më rrahën mua dhe fëmijët. E mora sopatën dhe provova ta vras nëjrin prej tyre, por kot. Ishin katër dhe njëri prej tyre më ra me kondak të pushkës në kokë. Kur më erdhi vetëdija, fëmijët po qanin mbi mua duke menduar se kam vdekur. Pas disa orëve mblodha fuqinë dhe kaluam në një lagje tjetër. Një plak e një plakë më strehuan dhe m’i mjekuan plagët. Aty qëndrova derisa forcat serbe u larguan nga Kosova. E mora vetën pak a shumë por në shpirt kurrë s’munda t’i harroj ato që më kishin ndodhur. Kah fundi i qershorit u këtheva në Deçan. Tani, çdo gjë që kisha patur, ishte djegur e bërë shkrum, ndaj ngrita një tendë në oborr. Kur më erdhi burri, ia tregova të gjitha. Fillimisht nuk më tha asgjë, por pas disa ditëve kur vërejti ankthet e mia në gjumë, më tha: “Grua, ti duhet të shërohesh te psikologu. Ndoshta ti edhe je mësuar pa mua, por unë nuk jam më burri yt i dikurshëm. Ajo që të ka ndodhur e di se ka ndodhë pa dëshirën tënde, por ankthet e tua në gjumë më përkujtojnë çdo gjë që të ka ndodhur dhe e kam vështirë të pajtohem me jetën”. Deshti të thotë edhe diçka, por të dy u shkrehëm në vajë me orë të tëra. Të nesërmen muk ishte në shtrat, s’më kishte lënë as letër, as fjalë. Iku duke na braktisur edhe mua edhe fëmijët dhe vetëm zoti mund ta dijë a i ka shëruar ai plagët. “Unë do të jetoj me ato kujtime të hidhura që më plagojnë më shumë se plumbi që vret”, tha në fund deqanasja, e cila edhe pse me shumë probleme, nuk ua ktheu shpinën fëmijëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://depca.albanianforum.net
Admin Depca
Administrator
Administrator
Admin Depca


Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
Pikë Pikë : 621
Rrespekte Rrespekte : 30
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : M
Hobi Hobi : Explorimi
Humori Humori : Brenda normales

RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb   RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb - Faqe 2 Icon_minitimeThu Sep 10, 2009 11:34 pm

RRËFIMI I VOGËLUSHES NGA DUKAGJINI

Ajo ishte ulur në sheshin “Skënderbeu” dhe shikonte lëvizjet e njerëzve. Ndonëse dita ishte e nxehtë, ato lëvizje sa vinin e shtoheshin. Ajo shikonte sikur përpiqej të shihte përtej maleve e
kodrave, sikur donte ta shifte Kosovën e saj. Ai shikim do të vazhdonte ashtu në pafundësi, sikur të mos i afrohej e ëma e ta luste për të ngrënë diçka. “Nuk dua të ha, mos më mundo të lutem, jeta ime më s’ka kuptim”- tha ajo dhe kafshoi buzën, ndërsa lotët i rrodhën faqeve. E ëma e shikoi dhëmbshëm ndërkohëqe edhe ajo dukej e përlotur. Nënëzeza po e shikonte të bijën që ndrydhte vehtën mes jetës dhe vdekjës. Trupi i saj qëkurë kishte kaluar nëpër duartë e kriminelëve serbë dhjetë ditë me radhë, e më pas tri javë në spitalin e Tiranës, nuk dukej më i freskët. Së paku asaj i dukej ashtu. Natyrisht, ajo kishte nevojë për trajtim psikiatrik por ngulte këmbë të dilte dhe të rrinte me orë të tëra duke i vështruar njerëzit. Nuk ishte vetëm vështrimi i njerëzve, ajo që i bënte kalimtarët ta vërenin, por edhe bukuria e saj përrallore. Mjekët, e këshillonin që të mos shqetësohej, të ushqehej dhe ta merrte terapinë me rregull. Të kota ishin përpjekjet e mjekëve ta bindnin të flasë për atë qe I kishte ndodhur, por atë ditë të nxehtë në mesditë kur dy vajza të vogla iu afruan dhe po ia përkëdhelnin flokët e saja të gjata sikur gjithçka ndryshoi. Asaj sikur iu këthye për një çast buzëqeshja e humbur. E përkëdheli kokën e njërës, pastaj tjetrës ia kapi dorën dhe e puthi në faqe. I shikoi disa minuta e pastaj nga sytë e saj të kaltër filluan ti rrjedhin lotët si nga dy burime. Vajzat e vogla u strukën, dhe asnjëra nuk u largua. Kur njëra nga vogëlushet po ia fshinte lotët, mjekja që kishte ardhur nga spitali vetëm u ul afër tyre dhe po e shikonte. “E di pse ke ardhur doktoreshë. Çka do të fitoni nga unë, nga ajo që unë do të flas me ju? Pse po më mundoni? A nuk ju mjafton ajo që në të njejtën tavolinë ku u dhunova unë, vdiqën edhe tri vajza të tjera që u dhunuan si unë?”… “Unë e kam humbur shpresën se ndoshta ka diku shkëndija jete për mua! E vetmja shkëndi është të bëjë diçka për atdheun, për ato që vdiqën nga dora e fëlliqur e shkaut. Kur e tha fjalën “shka”, ajo u shtang, dhe nofullat iu shtangën, shtrëngoi grushtat e vegjël e të dobët… Lotët që i rridhnin si shi, sikur e bënin edhe më të mjerë vogëlushen nga Dukagjini siç e quanin të gjithë vajzën e bukur dukagjinase. “Dua të më thuash, se si ndodhi që ratë në duartë e kriminelëve, kur ndodhi saktësisht dhe sa veta ishin me ty atje”- i tha doktoresha, e cila më parë kishte aktivizuar aparatin për inqizim. Vogëlushja prapë shikoi kah malet e Kosovës, sikur atje të shihte atë që ndodhi, apo vetëm ashtu deshi ti rikujtonte të gjitha ato të zeza që i kishin ndodhur dhe tha: “Shikoni, po flas, por më premtoni se do të më ktheni shpejt atje”, dhe vazhdoi, “Kur na e dogjën fshatin, ato ditë të ftohta janari e tërë popullata filluan të ikin. Megjithëse UÇK-ja insistonte të rrinim atje, dhe të ishim nën mbrojtjen e saj, ne femrat e fshatit që nuk ishim mobilizuar vendosëm të niseshim për në Shqipëri. Në afërsi të Smolicës na ndalën ushtarë e paramilitarë serbë dhe pasi na plaçkitën ne nëntë femrave na ndanë nga kolona. Tri ishin më të reja se unë, kurse tri ishin më të vjetra, në mesin e atyre edhe një nuse shtatëzënë. Kur na morën me vete, na thanë se do të na pyesin për UÇK-në. Disa minuta më vonë, pasi na futën në bodrumin e errët, e morën nusen dhe ne dëgjonim vetëm klithjet e saj pa e ditur se cfarë po ndodhte. Klithjet u dëgjuan edhe disa minuta më pas, dhe në fund u dëgjua vetëm një rafal i shkurtër automatiku. Aty kishte përfunduar edhe jeta e saj, dhe këtë e kuptova pas tri ditësh, vetëm atëherë kur më erdhi radha edhe mua të hyjë në bodrumin ku ishin dhunuar edhe të tjerat para meje. Pasi më futën aty, mi shkyen rrobat, më shtrinë dhe më lidhën në atë tavolinë të mallëkuar dhe ashtu, me duar e këmbë të lidhura, më ç’nderoi njëfarë gjeneral Vujiq sa munda të lexoj në uniformën e tij. Ditën e pestë arrita ti zgjidh duartë, dhe me sopatën që kisha me vete, arrita ta lëndoj pak në dorë atëfarë “gjenerali” të fëlliqur, që luftonte me gra, dhe si denim, më derguan të lidhur jashtë dhe më lanë në shi, derisa erdhën edhe shumë të tjerë për t’më ç’nderuar. Ditën e parë që më dhunuan mua mbi tavolinën e bukës, përballë meje i çnderonin edhe tri vajza të tjera dhe atyre ua prenë edhe organet gjenitale të cilat më vonë vdiqën. As mua nuk më kujtohet kur më lanë, kush më solli në Tiranë, por e di se e kam shumë të vështirë të jetojë. Ndoshta, më lehtë e kam të vdes dhe të zhdukëm nga faqja e dheut. Më thuaj, si ta ngushëlloj vetën, si ti dal përpara të dashurit tim, familjes , miqëve. Ata e dinë çka ka ndodhur me mua. Unë e di se do ta kem përkrahjen e tyre, por tani trupi im është i ndotur, i fëlliqur. Dhe, jeta ime në këtë
mënyrë më duket më e vështirë se çdo vdekje” - tha vajza e Dukagjinit, e cila shikimin prapë e drejtoi kah horizontet e Kosovës ku mbrohej nderi i shqiptarëve dhe nderi i Kosovës .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://depca.albanianforum.net
Admin Depca
Administrator
Administrator
Admin Depca


Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
Pikë Pikë : 621
Rrespekte Rrespekte : 30
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : M
Hobi Hobi : Explorimi
Humori Humori : Brenda normales

RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb   RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb - Faqe 2 Icon_minitimeThu Sep 10, 2009 11:35 pm

ANKTHI QË NUK PO PËRFUNDON

R.S. që ishte strukur në parkun e qytetit assesi nuk donte të fliste. Vazhdonte ta gërrithte me duarë fytyrën, ndërsa thikën që mbante afër vehtës e merrte në dorë vetëm kur i afrohej dikush. ”Mos mu afro, unë jam e turpëruar, unë jam e turpëruar sa askush, jam e dhunuar nga kriminelët serbë dhe, këtë më duhet ta pranoj para burrit, para fëmijëve, para të gjithëve”, thoshte ajo dhe qante e dëneste pandërprerë sapo vërente tek i afrohej njeri! ”Po mirë, pse ikë nga unë, nga fëmijët, ne nuk themi asgjë”, i fliste ngadalë burri, ndërsa dy vajzat binjake që ishin tani në klasën e gjashtë dhe tashmë e kuptonin çka ishte dhunimi dhe e kuptonin poashtu se, pse nëna e tyre sillej ashtu çuditshëm. “Do të doja të zhdukëm! Do të doja të mos jetoj, te mos kurrë më shohin shqiptarët. Nuk mund ta imagjinosh se si është të të mbajnë të lidhur për dy muaj e të luajnë me ty si të duanë kriminelët! Nuk e di se si ua shkulnin thonjtë grave dhe vajzave, se si rrahnin e torturonin. Ashtu bënë edhe me mua, ashtu bënë me të gjitha. Ishin njëmbëdhjetë të gjitha nën moshën 35 vjeçare. Dy vdiqën, i pashë me sytë e mij tek ua prenë gjinjtë! I pashë me sytë e mi, se si pinin gjakun e tyre. I pashë se si e detyruan njërën prej vajzave që të vallëzonte lakuriq që të mos e prisnin, por prapë e prenë se e prenë. ”Zot,zot”, thërriste R.S. dhe nuk pranonte të hynte në shtëpinë e saj edhepse e gjetën njerëzit tri ditë pasi kishin shkuar forcat serbe. Ajo mbeti ashtu për ditë me radhë, sepse nuk donte të ndjehej viktimë, të jetonte me turp, por fati deshti, që ajo pas disa ditëve të qetësohet, por jo plotësisht, ajo ende jeton me shpirtin e lënduar, me plagën-dhembjet e se cilës kurrë nuk pushojnë, me turpin që e shoqëron apo siç thoshte vetë: “Unë jetoj e vdekur dhe më marrin për të gjallë! Unë jam vetëm njëra, vetëm njëra nga ato që kriminelët u tallën me mua! Më s’dua të jetoj! A nuk e sheh se ato kujtime të hidhura po më cmendin dhe se jeta më është bërë ferr! Pse po më mundoni? Pse nuk po më vrisni? Ju lutëm mos më mundoni, unë më nuk kam forcë të jetoj, unë më nuk mund të sillem sikur asgjë nuk ka ndodhur: Për të treguar përjetimet tona të hidhura, më duhet edhe një jetë e tërë” -fliste ajo në ankth, dhe ankthi vazhdonte ta ndrydhte jetën e saj…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://depca.albanianforum.net
Admin Depca
Administrator
Administrator
Admin Depca


Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
Pikë Pikë : 621
Rrespekte Rrespekte : 30
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : M
Hobi Hobi : Explorimi
Humori Humori : Brenda normales

RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb   RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb - Faqe 2 Icon_minitimeThu Sep 10, 2009 11:35 pm

CILAT JANË SHIFRAT E VRASJEVE DHE DHUNIMEVE?

Në Kosovë, numri i femrave të dhunuara sipas statistikave kap shifra të ndryshme varësisht nga organizatat e ndryshme të cilat kanë bërë hulumtime në këtë drejtim. Ato shifra sillen nga dymijë deri në dhjetëra mijëra! Unë, gjatë punës sime me Organizatën Joqeveritare “Jeta në Kastriot” mund të flasim për 2018 femra të dhunuara për të cilat përveq dëshmive gojore, videogjirimeve, dëshmive me shkrim dhe fotografive kemi edhe raportet e mjekëve: gjinekologë, infektologë, neoropsikiatër, si dhe raportet mujore të të gjithave së bashku për ta konstatuar gjenedjen e tyre momemntale si dhe diagnozat e secilës veq e veq bashkë me tërapinë e përdorur. Mosha e këtyre femrave është kryesisht e re duke filluar nga 14 e deri të 44 vjeq. Ne, përveq se i vizitojmë së paku një herë në muaj dhe kontrollojmë gjendjën momentale te tyre, vazhdimisht kujdesemi që 209 prej tyre të cilat janë në gjendje më të rëndë shëndetësore t`iu sigurojmë barna dhe ilaqe të nevojshme. Poashtu saherë na jipet rasti ushtrojmë ndikimin tonë mbi organizatat e ndryshme qofshin ato të huaja apo vendase,
qeveritare apo joqeveritare në mënyrë që të kuptohet domosdoshmëria e ndihmimit dhe trajtimit të kësaj kategorie të braktisur nga shoqëria! Prej rreth 24.000 të vrarëve gjatë luftës në Kosovë 31.2 për qind janë femra të të gjitha moshave dhe në bazë të të dhënave tona vetëm 1,3 për qind nga numri i përgjithshëm kanë qenë në moshë të shtyer. Ndërsa tek ata që kanë përjetuar trauma të të gjitha llojeve, problemet e shëndetit mental janë tejet aktuale. Sipas hulumtimeve tona të bëra pas luftës, del se 62 për qind të të hulumtuarëve kanë qenë buzë vdekjes, 49 për qind viktima të torturave apo abuzimit, 42 për qind të ndarë nga familjet e tyre, 26 për qind kanë përjetuar vrasjën e ndonjë anëtari të familjes apo farefisit, 10 për qind kanë qenë të burgosur dhe 4 për qind të abuzuar seksualisht. OJQ-ja jonë ka ndihmuar aq sa ka patur mundësi megjithatë jemi të vetëdijshëm së nuk kemi mundur as për së afërmi t´i përmbushim nevojat e të dhunuarave. Projektet tona për të bërë më tepër në këtë drejtim shpesh injorohen prandaj edhe njëherë shfrytëzojmë rastin t`i thërrasim të gjitha shoqatat dhe individët që kanë mundësi dhe vullnet të mirë që në të gjitha format e mundëshme t`iu dalin në ndihmë këtyre femrave në mënyrë që t`ua rikëthejmë kuptimin e jetës me gjithë bukurinë e saj. Me duhet të them se përveq punës sime, një ndihmesë shumë të madhe e ka dhënë edhe bashkëdrejtuesja Myrvete Morina si dhe stafi ynë mjekësor dhe profesional. Gjatë punës sime në teren kamë parë nga afër gjendjën e rëndë shpirtërore të të dhunuarave! Ato shpesh, duke ngurruar të tregojnë, i ndryjnë në shpirt brengat dhe vuajtjet derisa u keqësohet aq shumë gjendja saqë edhe ndihma dhe trajtimi mjekësor është i vështirë. Prandaj ato duhet hapur zemrën sepse në këtë mënyrë më së shumti e sherojnë vetvehtën por edhe ndihmojnë të tjerët që t`iu ofrojnë ndihmë atyre. Gjatë punës sonë me këto femra por edhe gjatë punës sime si gazetare kamë mundur të konstatoj se përveq femrave të dhunuara dhe atyre të vrara ekziston edhe një numër i madh i atyre që konsiderohen të zhdukura! Fatkeqësisht të dhënat flasin se shumica e femrave të vrara së pari janë dhunuar e më pas janë vrarë, prandaj ndërkombëtarët kur gjykojnë për krimet e luftës në Kosovë duhet ta kenë parasyesh se plagët e vdekjës së shumicës se femrave bartin me vete edhe plagët e dhunimit. Dhe prandaj gjenocidi dhe dhuna e ushtruar mbi popullin e Kosovës ka përmasa shumë më të mëdha sesa që japin të dhënat dhe hulumtimet tona...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://depca.albanianforum.net
Admin Depca
Administrator
Administrator
Admin Depca


Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
Pikë Pikë : 621
Rrespekte Rrespekte : 30
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : M
Hobi Hobi : Explorimi
Humori Humori : Brenda normales

RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb   RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb - Faqe 2 Icon_minitimeThu Sep 10, 2009 11:35 pm

DHUNIMET

Dhunimet sipas të drejtës ndërkombëtare dhe Statutit të Tribunalit të Hagës, janë vepra penale, të cilat radhitën në Krime kundër njerëzimit. Sipas Statutit të Tribunalit të Hagës (neni 5) dhunimet janë krime kundër popullsisë civile të cilat kryhen në konfliktet e armatosura, qofshin ato ndërkombëtare apo të karakterit të brendshëm. Një ndër format më të rënda të krimit kundër njerëzimit, të cilën e ka përdorur regjimi serb ishte edhe dhunimi masiv i femrave shqiptare. Kjo formë e dhunës është përdorur si mjet lufte dhe ka qenë e planifikuar nga vetë shteti serb, si dhe është kryer në forma të ndryshme. Në këto raste nuk mund të flitet vetëm për cenim të integritetit fizik dhe psiqik të femrës, por para së gjithash edhe për cenim direkt të integritetit moral dhe shpirtëror të popullit, për këtë edhe kjo formë e dhunës dënohet me të gjitha rregullat ndërkombëtare. Dhunimet seksuale të cilat forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe i bënë kundër femrave shqiptare, kanë pasur karakter poshtrues, politik, hakmarrës, si dhe kanë pasur karakter të thyerjes morale dhe shpirtërore të popullit shqiptar, si dhe ka qenë një ndër format më të rënda të krimeve të luftës në Kosovë, para dhe gjatë luftës në Kosovë.Në bazë të të dhënave nga tereni, intervistave të ndryshme, dëshmive të vetë viktimave por edhe nga dëshmitarët e rastit shihet se, dhunimet seksuale kanë qenë të përhapura në krejt Kosovën. Ato kanë qenë të organizuara dhe të planifikuara nga regjimi serb, kanë qenë mjaft masive dhe kanë atakuar femrat e të gjitha moshave. Shumica e viktimave kanë qenë të moshës prej 12-13 deri 40-45 vjeçare. Ndërsa struktura e të dhunuarave ka qenë e shumllojshme, kështu në mesin e të përdhunuarave ka pasur të mitura, nuse, gra shtatzëna, gra të moshuara, fshatare, qytetare, studente etj.Karakteristikë e këtyre dhunimeve është se ato janë bërë: 1. Në mënyrë masovike. 2. Se ato janë bërë në prezencën e të afërmve të të dhunuarave. 3. Se ato janë bërë në objekte dhe kampe të ndryshme. 4. Se ato kanë qenë të programuara nga regjimi serb, dhe të kryera nga forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe, për qëllime politike, hakmarrëse, dhe thyerjes morale dhe shpirtërore të popullit shqiptar. 5. Se këto akte janë manifestuar me sadizëm, bizariteti, mizori dhe me vrazhdësi të paspjegueshme. 6. Ka pasur raste kur viktimat mbas kryerjes së aktit të dhunimit janë vrarë për fshehjen e gjurmëve. 7. Dhunimet janë bërë ndaj të gjitha shtresave të femrave shqiptare. Edhe pse përmenden shifra të ndryshme të të dhunuarave, prap se prap është vështirë të dihet numri i saktë i të dhunuarave, për shkak të pasojave që mund ti kenë viktimat në të ardhmën, si dhe për shkak të turpit që e ndjejnë ato nga familjarët etj. Nga të dhënat e mia nga tereni kam mbledhur shënime për 857 femra të dhunuara: 126 prej tyre iu dihet identiteti, vendi, koha, dhe në disa raste edhe emrat e dhunuesve të tyre. 1. 28 femra pasi janë dhunuar janë vrarë. 2. 8 femra pasi janë dhunuar, janë marrë nga dhunuesit dhe nuk dihet më për fatin e tyre. Në fund duhet theksuar se një pjesë e madhe e femrave të dhunuara janë në gjendje të rëndë psiqike, materiale, sociale etj. fati i tyre në të ardhshëm është vështirë të prognozohet…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://depca.albanianforum.net
Sponsored content





RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb   RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
RRËFIME TRONDOTËSE Femrat e dhunuara shqiptare gjatë luftës së Kosovës nga agresori Serb
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kartmonedha nga e kaluara Shqiptare
» Kapërcimi elegjiak i Mulla Idrizit nga harta e Kosovës
» Angli, vellezerit shqiptare martojne bashke femijet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Çështja kombëtare-
Kërce tek: