Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Hoxhaj: Për herë të parë mësimi mbahet në dy ndërrime

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kaltroshe
Anëtarë
Anëtarë
kaltroshe


Zodiac : Capricorn Chinese zodiac : Snake
Numri i postimeve Numri i postimeve : 56
Pikë Pikë : 163
Rrespekte Rrespekte : 1
Ditëlindja : 02/01/1990
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 31/08/2009
Mosha : 34
Vendndodhja Vendndodhja : Macedonia
Hobi Hobi : Student/Football
Humori Humori : Kafeneja jonë

Hoxhaj: Për herë të parë mësimi mbahet në dy ndërrime Empty
MesazhTitulli: Hoxhaj: Për herë të parë mësimi mbahet në dy ndërrime   Hoxhaj: Për herë të parë mësimi mbahet në dy ndërrime Icon_minitimeThu Sep 10, 2009 11:00 pm

Për herë të parë në Kosovë viti i ri shkollor fillon vetëm me dy ndërrime, pasi që tani janë krijuar kushte dhe hapësirë e mjaftueshme për nxënësit në të gjitha shkollat, ka thënë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Enver Hoxhaj para kabinetit qeveritar, duke njoftuar për fillimin e suksesshëm të vitit të ri shkollor.
Ministri Hoxhaj ka theksuar se sot ka pasur një takim me drejtoritë komunale të arsimit nga të cilat është njoftuar për fillimin e vitit të ri shkollor dhe procesit mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës.

“Procesi për herë të parë në Kosovë ndodh me dy ndërrime, meqë shkollat tona janë ballafaquar me mungesë të hapësirave shkollore. Është një lajm i mirë që orët e mësimit janë të rregullta dhe çështja e hapësirës shkollore tashmë është zgjidhur. Kemi marrë vendim që të gjithë nxënësit që regjistrohen në klasën e 10 të mos mbeten jashtë hapësirave shkollore”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka njoftuar kabinetin qeveritar për ecurinë e mirë për shpërndarjen e teksteve shkollore nëpër të gjitha shkollat, ndërkohë që ka thënë se sa i përket universitetit është marrë vendim që të rritet numri i studentëve të arsimit të lartë.

Ai ka vlerësuar se është për t’iu gëzuar lajmit që në Fakultetin e Edukimit ka kërkesë shumë të madhe për profesionin e mësimdhënësve.

Qeveria ka ndarë shumën prej 100 mijë eurosh për formimin e Komisionit për rishikimin e planprogrameve në gjuhën serbe, i cili parashihet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. /rtv21/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.kaltrina-alfosina.piczo.com
 
Hoxhaj: Për herë të parë mësimi mbahet në dy ndërrime
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkencëtarët italianë klonojnë kalin e parë në botë
» Nxënësit nisin ditën e parë të shkollës. Uron Topi dhe Berisha

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Shtypi i ditës-
Kërce tek: