ilirida Anëtarë
Zodiac : Chinese zodiac : Numri i postimeve : 38 Pikë : 110 Rrespekte : 3 Ditëlindja : 14/01/1973 i/e Regjistruar më : 25/08/2009 Mosha : 51 Vendndodhja : ch-- bern-- Hobi : muzika Humori : prall me tupan
| Titulli: Pranoi Islamin, ra në sexhde dhe ndërroi jetë Mon Sep 07, 2009 9:38 pm | |
| Pranoi Islamin, ra në sexhde dhe ndërroi jetë
Erdhi një ditë një djalosh amerikan në qendrën tonë islamike në New york dhe kërkoi që t'i ndihmojmë dhe t'i tregojmë se si ta pranojë Islamin. Ai thoshte: Dua ta pranoj islamin... dua ta pranoj islamin... edhe unë dua të bëhem musliman. Por, mos më pyetni për shkakun dhe arsyen.
Atëherë i ndihmuam që ta shqiptojë shehadetin, ia mësuam marrjen e abdesit, dhe faljen e namazit. Djaloshi dëshmoi LA
ILAHE IL-LALLAH, MUHAMMEDUN RESULULLAH [Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut [subhanehu ve
teala] dhe se Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është rob dhe i Dërguar i Tij]. Pastaj kërkoj leje që të qëndroje me
neve disa ditë dhe ne ram në ujdi.
Që nga dita e parë, shikimet tona mbetën të kthyera kah ai duke u habitur nga falja namazit te shumtë, nga lutjet e
pandërprera, dhe nga të qajturit e vazhdueshëm të tij!
Në ditën e katërt, djaloshi iu afrua një vëllaut në xhami dhe i tha, dua të dëgjoj Kur'an nga ju, më lexoni mua Kur'an! Ndërsa
vëllau i habitur me këtë djalosh e pyeti: O vëllau im, unë që sa vite jam musliman dhe tash para teje po e ndjej vetën shumë
të dobët në adhurim dhe nënshtrim ndaj Allahut. Tregom ç'është puna yte? Çka ka ndodhur me ty?
Atëherë i tha atij: Unë tash e katër vite jam në kërkim të së vërtetës dhe që katër vite nuk më ka kaluar asnjë natë pa qajtur kohë të gjatë dhe pa kërkuar nga Zoti i vërtetë që të më udhëzojë në rrugën e drejtë. Një natë, para se të vij këtu, pashë në ëndërr
Isaun alejhi selam, i cili më tha: "Pranoje Islamin, bëhu musliman, pranoje Muhammedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] të
Dërguar, se unë dhe ai jemi vëllezër, dhe ai është vula e Pejgamberëve dhe i Dërguari për mbarë njerëzimin...!
Dhe tash pas hyrjes sime në Islam dhe pas faljes së namazit po e ndjej një qetësi të zemrës dhe një kënaqësi të çuditshme shpirtit, të cilën s'kam mundur ta shijojë kurrë më herët gjatë jetës sime.
Thotë Shejhu: Dhe po atë ditë, në namazin e jacisë, u ngrit ky djalosh për t'u falë dhe në rekatin e parë djaloshi ra në
sexhdeh dhe u vonua shumë në të. Saqë e kryem namazin, ndërsa ai nuk ngriti kokën prej sexhdes.
Atëherë vrapuan disa vëllezër të shohin se ç'po ndodhë me të, dhe kur e ngritën kokën e tij pamë se djaloshi ishte ndarë nga
kjo botë dhe shpirti i tij kishte kaluar në botën tjetër | |
|