Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Endërra e një djaloshi

    Shko poshtë 
    AutoriMesazh
    ilirida
    Anëtarë
    Anëtarë
    ilirida


    Zodiac : Capricorn Chinese zodiac : Rat
    Numri i postimeve Numri i postimeve : 38
    Pikë Pikë : 110
    Rrespekte Rrespekte : 3
    Ditëlindja : 14/01/1973
    i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 25/08/2009
    Mosha : 51
    Vendndodhja Vendndodhja : ch-- bern--
    Hobi Hobi : muzika
    Humori Humori : prall me tupan

    Endërra e një djaloshi Empty
    MesazhTitulli: Endërra e një djaloshi   Endërra e një djaloshi Icon_minitimeSat Sep 05, 2009 11:19 pm

    Endërra e një djaloshi

    Nuk falja namaz rregullisht dhe harrova se ku gjendet xhamia. Disa netë para fillimit të muajit të Ramazanit të vitit 1999 rashë të flejë si zakonisht. Isha në shtëpinë time. Pashë qudi në gjumë. Isha në shtrat dhe flija. Pastaj më erdhi gruaja ime dhe filloi të më zgjojë. Bërtita: "Çfarë don!" Por befasia ishte se ajo nuk mund ta dëgjonte zërin tim.

    U mundua të më zgjojë përsëri, e unë përsëri parashtroja pyetjen e njejtë, kurse ajo edhe më tutje nuk më dëgjonte. Shkoi e frikësuar dhe thirri motrat dhe vëllezërit e mi. Shkuan dhe u kthyen me një mjek. Befasia tjetër ishte se edhe ai nuk kishte mundësi të më dëgjojë. Më kontrolloi dhe u tha se kam vdekur. Ata filluan të qajnë dhe të mërziten për mua edhe pse unë nuk kisha vdekur. Por nuk e dëgjonin zërin tim. Kështu i shikoja gruan time dhe vëllezërit e mi duke u folur atyre, por ata edhe më tutje nuk më dëgjonin.

    Dëgjoja se si bisedonin për xhenazen time. Më dërguan drejtë varrezave, kurse unë i bërtitja secilit që kalonte pranë meje se jam i gjallë dhe se nuk kam vdekur, por asnjëri prej tyre nuk më përgjigjej. Pastaj më përgatitën dhe më pastruan dhe shkuan pas meje në xhami që të ma falin namazin e xhenazes. Atëherë i fola imamit dhe i thashë se jam i gjallë dhe se nuk kam vdekur, por imami nuk u përgjigj. Unë madje i dëgjoja ata dhe i shikoja, kurse ata më injoronin. Pas namazit më dërguan drejt varreve dhe filluan ta përgatisin varrimin tim. Më futën në një gropë. I bërtita të fundit që pashë, ndërmjet tij dhe mua ishin dërrasat. I thashë se nuk kamë vdekur dhe "mos më varros". Nuk mu përgjigj. Mbi mua hudhnin dhe.

    Mu kujtua fjala e të Dërguarit sal-lallahu alejhi ve sel-lem "Me të vërtetë i vdekuri i dëgjon hapat". Dëgjova hapat e tyre deri sa largoheshin prej meje. Atëherë u vërtetova se jamë në një hapësirë të errët. Më erdhën dy njerëz dhe njëri u ulë te këmbët e mija, kurse tjetri te koka. Më pyetën: " Kush është Zoti yt?" Nisa të them: "Zoti im është... Zoti im është... "E di se kushë është Zoti im, por nuk di se si kam harruar. Gjithashtu më pyetën: " Kush është i Dërguari yt?" Prap nuk munda të kujtohem se kush është i dërguari im. Dhe gjithashtu më pyetën se cila është feja ime, kurse unë e përsërisja të njëjtën gjë por nuk mundesha të kujtohem. Në koken time më silleshin familja, vetura dhe shitorja ime. Pastaj erdhen me një qekanë të madh dhe më goditen aq shumë në ballë, sa që bërtita dhe i zgjova ata që flinin në shtëpi."Çke, pse po bërtet? Zgjohu!", filloi të më thërrasë gruaja ime. E kuptova se krejt kjo kishte qenë vetëm ëndërr dhe menjëherë pas zgjimit dëgjova ezanin e sabahut. Mu përcaktua edhe një jetë, kurse kjo ëndërr qe shkak për udhëzimin tim dhe të kapurit fort për fenë, zvogëlimin e haramit dhe të gjërave që më largojnë nga Xheneti. Elhamdulil-lah, pranova nënshtrimin ndaj All-llahut! Tani jetoj në lumturi dhe rehati të plotë së bashku me gruan, fëmijët dhe vëllezërit e mi. Lus All-llahun që të më merr shpirtin duke qenë i nënshtruar ndaj Tij
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
     
    Endërra e një djaloshi
    Mbrapsht në krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Djaloshi musliman i cili e hutoi priftin e krishter richard burnish

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
    Forumi Depca :: Feja Islame-
    Kërce tek: