Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nga tragjedia e Ohrit vdesin 15 shtetas bullgarë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin Depca
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
Pikë Pikë : 621
Rrespekte Rrespekte : 30
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : M
Hobi Hobi : Explorimi
Humori Humori : Brenda normales

MesazhTitulli: Nga tragjedia e Ohrit vdesin 15 shtetas bullgarë   Sat Sep 05, 2009 10:22 pm

Nga tragjedia e Ohrit vdesin 15 shtetas bullgarë / nga AL SAT

Pesëmbëdhjetë të vdekur, pesë të plagosur, tre të zhdukur dhe 50 udhëtarë të mbijetuar, është bilanci i mbytjes së sotme të anijes "Ilinden" Pesëmbëdhjetë të vdekur, pesë të plagosur, tre të zhdukur dhe 50 udhëtarë të mbijetuar, është bilanci i mbytjes së sotme të anijes "Ilinden", me 73 pasagjerë në bord, në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të autokampingut "Eleshec", deklaroi ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta kur anija u fundos në liqenin e Ohrit në thellësi prej 6 metra dhe në vetëm 300 metra larg bregut të liqenit. Dëshmitarët tregojnë për televizionin Alsat M, se kanë parë që anija është ndarë në dy pjesë, u shkëput litari i timonit dhe anija brenda 1 minute u zhduk nga shikimi i tyre dhe u fundos. Dëshmitarët dëgjuan edhe një shpërthim të fuqishëm. ‘Pamë disa gjëra të kuqe përreth dhe së pari menduam se turistët po argëtohen në anije. Kur njerëzit filluan të bërtasin fuqishëm, të kërkojnë ndihmë atëherë kuptuam se diçka po ndodh. Edhe njerëzit e shtëpive përreth na thanë se për gjysmë minute anija përplot me njerëz u përgjak, u dëgjua shpërthim. Erdhën njerëz, erdhi një polic francez nga Euleksi i cili rastësisht xhiroi se si po fundoset anija dhe atë e dërguan në polici. ‘, thotë një dëshmitar. Ndërsa një dëshmitar u shpreh ‘Diku rreth orës 10:30 minuta shkova në plazh, qëndronim atje dhe për njëherë dëgjuam britma për ndihmë, të qara , vajtim dhe pamë se si pjesa e përparme e anijes fundoset në ujë. Unë dhe një mik shkuam atje me varkë, pastaj shkuan edhe dy varka, sollëm dy gra, njëra ishte mirë kurse tjetra ishte në shok dhe e dërguam në spital. Fat që anijet e tjera erdhën menjëherë, përndryshe të gjithë do të mbyteshin. Iu hidhnin jelekë për shpëtim dhe i morën në anije.‘Ndërsa një dëshmitar tjetër thotë: ‘Ne ishim në motoskaf dhe pamë se si anija fundoset. Vetëm sa u kthyem i pamë njerëzit se si kërkojnë ndihmë. Kur shkuam atje, dhjetë ishin të vdekur. Shtatë vetë morëm me ne, menduam se do të shpëtojmë një pjesë por ishte vonë. Policia nuk arriti shpejtë, por arriti anija tjetër e cila lundronte me udhëtarë të tjerë’ Sipas dëshmitarëve, në ndihmë menjëherë arriti anija ‘Maqedonia’ që gjendjej pranë dhe u shpëtuan rreth 20 turistë të cilët menjëherë u dërguan në hotelin Metropol, ndërsa atje kishte panik dhe frikë. Trupat e pajetë u nxorën nga ujërat e liqenit në breg dhe menjëherë u çuan në spital. Ekipet e shpëtimit të MPB, ministrisë së mbrojtjes, polumbarët, të kryqit të kuq, kontrolluan terrenin nënujor pasi sipas deklaratave të tyre kishte edhe trupa të tjerë që kanë ngecur mes kallamëve. Anija ‘Ilinden’ është ndërtuar në vitin 1924 dhe është një nga më të vjetrat që lundron në liqenin e Ohrit. Mësohet se i kishte të gjitha dokumentet e nevojshme të kontrollit të rregullt teknik, por në vend të 40 udhëtarëve për sa është e regjistruar, kishte më shumë në bord. Anija nuk kishte jelek për shpëtim dhe kishte vetëm dy goma për shpëtim. Turistët bullgarë ishin vendosur në hotelin Desaret të Ohrit dhe po shkonin për piknik një ditor në Shën Naum.
Miki Trajkovski
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://depca.albanianforum.net
 
Nga tragjedia e Ohrit vdesin 15 shtetas bullgarë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tragjedia në lumin Tisa - Gjenden pesë viktima

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Shtypi i ditës-
Kërce tek: