kaltroshe Anëtarë
Zodiac : Chinese zodiac : Numri i postimeve : 56 Pikë : 163 Rrespekte : 1 Ditëlindja : 02/01/1990 i/e Regjistruar më : 31/08/2009 Mosha : 34 Vendndodhja : Macedonia Hobi : Student/Football Humori : Kafeneja jonë
| Titulli: Tërmet në Indonezi, 13 viktima Wed Sep 02, 2009 9:41 pm | |
| Të paktën 13 të vdekur e dhjetëra të plagosur shkaktoi tërmeti që ra në ishullin Java në Indonezi. Dëmet janë të mëdha në disa qytete te Javës, ndërsa lëkundjet sizmike u ndjenë deri ne kryeqytetin Xhakarta, ku mijëra njerëz dolën në rruge nga frika e tërmetit me magnitudë 7.4 te shkalles Rihter. Mijëra banorë u evakuuan nga brigjet pasi u dha alarmi për Cunami, i cili u anulua pas gati një orë, kur dallgët gjigante nuk u shfaqen. Në këtë qytet janë shembur me dhjetëra ndërtesa, përfshi një xhami dhe shtëpia e kryebashkiakut. Epiqendra e tërmetit ishte 63 km nën Oqeanin Indian, në perëndim te brigjeve te Javës. Në këtë oqean, dhe pikërisht pranë brigjeve te Indonezisë ra tërmeti i cili shkaktoi Cunamin qe vrau mese 200 mije vete neper Azi. | |
|