Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ligji: Jo me cigare ne vende publike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
kaltroshe
Anëtarë
Anëtarë
avatar

Zodiac : Capricorn Chinese zodiac : Snake
Numri i postimeve Numri i postimeve : 56
Pikë Pikë : 163
Rrespekte Rrespekte : 1
Ditëlindja : 02/01/1990
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 31/08/2009
Mosha : 27
Vendndodhja Vendndodhja : Macedonia
Hobi Hobi : Student/Football
Humori Humori : Kafeneja jonë

MesazhTitulli: Ligji: Jo me cigare ne vende publike   Tue Sep 01, 2009 10:50 pm

Edhe nje projektligj per duhanin, nuk do te shitet per moshat nen 18 vjec. Stop cigareve te hapura

Nuk do te mund te pihet dhe reklamohet me duhani ne vende publike, si institucione shendetesore, vende ku sherbehet per te ngrene, shkolla, emisione televizive, mjete transporti etj. Pronaret duhet te ndajne lokalet dhe restorantet ne dy ambjente: nje te duhanpiresve dhe te jo-duhanpiresve. Nuk do te kete me cigare te hapura, as reklama ne vende publike, mass-media etj. Tashme ne ndihme te shendetit publik, shteti shqiptar ka vendosur masa te rrepta persa i perket menyres se futjes, prodhimit dhe tregetimit te duhanit ne vend, nepermjet nje projektiligji te vecante. Nje person juridik qe do te veproje ne kundershtim me ligjin do te gjobitet nga 100 mije deri ne 300 mije leke. Sipas ketij ligji eshte e ndaluar shitja e produkteve te duhanit, per personat nen 18 vjec dhe per kete arsye ne cdo dyqan, duhet te kete nje shenje paralajmeruese, ne nje distance prej 10 metrash. Nga 1 korriku i ketij viti, do te ndalohet edhe shitja pjese-pjese e cigareve, te ndara nga paketa origjinale e prodhimit te tyre. Per te kontrolluar perdorimin e produkteve te duhanit, me qellim marrjen e masave, do te ngrihet edhe Komisioni Intersektorial per kontrollin e duhanit, nen drejtimin e Ministrit te Shendetesise. Nedrkohe qe mbikqyrja e zbatimit te ketij vendimi do te behet nga inspektoret e higjenes, ata te shendetesise, shkolles, tregtise dhe turizmit.

Jo me reklama per duhanin

Reklamat e duhanit i shohim ngado. Kjo sidomos ne vende publike, tabela prane stacioneve te autobuzeve, ku edhe numri i njerezve eshte me i perqendruar, ne lokale, ne taracat e pallateve ku permasat e tabelave jane shume te dukshme nga nje distance relativisht e larget etj. Por projektligji ka parashikuar edhe kete gje, as nje reklamim qofte edhe indirekt. Keshtu, do te ndalohet ne menyre kategorike reklamimi i produkteve te duhanit nga masmedia, nuk do te lejohet as nje lloj reklame ne vende publike, mjete transporti, libra, revista, kalendare, artikuj veshmbathje, etiketa, postera etj
Konsiderohen reklama te gjitha llojet. Te tilla reklama mund te behen vetem ne rastin e nje ngjarjeje sportive me rendesi nderkombetare. Nderkohe, shtypi nuk do te mund te botoje asnje fotografi apo vizatim me njerez duke pire duhan me qellim reklame.

Ku do te ndalohet duhanpirja

Nese gjithnje eshte toleruar me pirjen e duhanit, madje edhe ne autobuze e spitale, tashme projekligji e ka percaktuar qarte, jo me duhan ne vende publike. Nuk do te kete me praktika te tipit "fshehurazi". Keshtu, duhanpirja ndalohet ne te gjitha institucionet shendetesore dhe private, ne cdo institucion arsimor ku zhvillohen kurse edukimi dhe trajnimi. Po keshtu do te jete e ndaluar te ndezesh cigare vendet publike, me perjashtim te atyre ambjenteve qe jane destinuar per kete qellim, te cilat sipas nenit 14 te ketij ligji, nuk duhet te zene me shume se 30% te siperfaqes totale te vendeve publike. Vendi i duhan-pirjes, duhet te percaktohet brenda 6 muajve pas marrjes se vendimit nga personi juridik ose fizik, i cili eshte pronari ose perfituesi i vendit publik. Paisjet per kete ambjent perfshijne aparatet e ventilimit, tavllat dhe paisjet per shuarjen e zjarrit. Vendet per duhanpirjen dhe jo-duhanpirjen ne vendet ku sherbehet ushqim, duhet te percaktohen nga keto firma. Nuk do te lejohen tavllat ne vendet qe jane kthyer ne jo-duhanpirese

Masat parandaluese te duhanpirjes

Qe nga data 1 korrik e ketij viti, nuk do te lejohet prodhimi dhe tregtimi i cigares qe permban me shume se 10 mg katran, mbi 1 mg nikotine dhe mbi 10 mg monoksid karboni. Testet e katranit dhe nikotines jane bere duke u bazuar ne standartet e ISO-s. Sipas projektligjit, do te ndalohet perdorimi i termave "me permbajtje te ulet katrani, e lehte, ultra e lehte, e bute", apo terma te tjera analoge dhe mbi te gjitha etiketat e vendosura ne cdo marke pakete cigaresh duhet te shkruhen ne gjuhen Shqipe.


Mesazhi qe duhet te shenohet ne cdo pakete ne Shqip

Duhani demton seriozisht shendetin.
Duhanpirja shkakton kancer.
Duhanpirja gjate shtatzanise rrezikon shendetin e femijes tuaj.
Duhanpirja shkakton goditje dhe infrakt te zemres.
Duhanpirja te shkurton jeten.


Do te gjobitet nga 100-300 mije leke, nje person juridik qe kapet
Duke prodhuar ose tregtuar cigare ne kundershtim me ligjin
Duke prodhuar ose tregtuar cigare, me kuti ose paketa ku nuk jane shtypur qarte te dhenat dhe paralajmerimet e kerkuara nga ligji
Duke iu shitur produkte te duhanit personave nen 18-vjec
Duke shitur cigare te ndara nga paketimi i tyre
Duke u bere reklame produkteve te duhanit ne kundershtim me ligjin
Duke lejuar pirjen e produkteve te duhanit ne transmetime direkte ne televizion ose duke botuar ne gazeta foto apo vizatime te personave qe pijne duhan per qellime reklamimi
Do te konsiderohet veper penale kur sasia e nikotines katranit dhe monoksidit te karbonit eshte mbi 15 % mbi normat e lejuara dhe do te denohet me gjobe 2-3 milion leke

Gjobitet me 5 mije leke nje drejtues institucioni, kur nje qytetar kapet duke pire duhan

Ne nje institucion shendetesor
Ne dhoma ku shendeti i punetoreve lidhet me profesionin e tyre
Ne nje institucion qe merret me aktivitete edukative dhe sportive
Ne nje vend ku ndalohet duhanpirja
Ne nje vend publik
Ne nje dyqan embelsirash ose me ushqim delikat
Ne dhoma ku sherbehen ushqime te tjera ne te cilat ndalohet duhanpirja

OBSH: cdo 6,5 minuta ne bote vdes nga nje duhanxhi

cdo 6,5 minuta ne bote vdes nje njeri nga pasojat e pirjes se duhanit. Keto jane te dhenat e fundit e Organizates Boterore te Shendetesise. OBSH-ja paralajmeron per pasojat e pirjes se duhanit ne vecanti ne vendet e varfera dhe ato ne zhvillim. Me pirjen e duhanit njerezit e varfer e keqsojne edhe me shume gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale. Kete vit dita kunder pirsjes se duhanit shenohet me moton: "Duhani dhe varferia - nje rreth i djallit". Semundjet dhe vdekja si pasoje e pirjes se duhanit, sic deshmojne raportet vjetore te Organizates Boterore te Shendetesise, i godasin gjithnje e me shume vendet e pazhvilluara. Shikuar nga numrat del se 84 perqind e te gjithe njerezve qe pine duhan jejtojne ne vendet ne zhvillim. Rrethi i djallit me pirjen e duhanit do te thote edhe se ky mekat shpenzon edhe me shume buxhetin edhe ashtu te ulte familjar. Per kete ekzistojne edhe deshmi te shumta. Douglas Bettcher, shef i iniciatives per luftimin e pirjes se duhanit, paraqet edhe disa shembuj konkret. "Rreth 10,5 milione njerez ne Banglladesh do te siguronin nje ushqim me te mire me parate te cilat shpenzojne per duhan. Nga buxhetet familjare te duhanxhinjeve jepen dhjete here me shume para per cigare se sa per shkollim. Ne Bombay te Indise per shembull, njerezit pa kulm mbi koke shpenzojne me shume per duhan se sa per ushqime dhe nevoja te tjera. Ndersa rreth 40 perqind e te ardhurave te studenteve ose puntoreve ne Nigeri jepet per cigare." Por kjo nuk eshte e vetmja: Organizata Boterore e Shendetesise llogarite se nga pasojat e pirjes se duanit gjithnje e me shume rendohet edhe sistemi shendetsor. Sipas te dhenave te Bankes Boterore gjshte deri 15 perqind e te gjitha shpenzimeve te sistemit shendetsor ne vendet e zhvilluara industriale jepen per sherimin e semundjeve nga duhani. Per vendet e varfera nuk ekzistojne te dhena te sakta, por eshte e ditur se ne Egjypt ose ne Kine per shembull, te dhenat per keto qellime jane jashtezakonisht te larta. Prandaj, Organizata boterore e shendetesise energjikisht kundershton argumentet e Industrise se prodhimit te duhanit, e cila pohon se me prodhimin e tij sigurohen mireqenja dhe vende pune. Kjo organizate ka shpresa te medha tek konventat kunder duahnit. "Konventa imponohet si nje zgjidhje globale. Miratimi i saj vitin e kaluar ishte nje arritje shume e madhe. Ajo paraqet nje sukses dhe procesi shkon edhe me tutje. Deri tani kemi 118 nenshkrime te saj, nder te cilat edhe BE, nderkohe qe priten edhe 16 ratifikime te tjera", thote ai. Secili shtet i cili i bashkangjitet kesaj konvente pranon se pirja e duhanit eshte nje problem global me pasoja shume serioze per shendetesine. Ai obligohet qe te marre edhe masa te posacme per luftimin e kesaj dukurie. Para futjes ne fuqi te kesaj konvente, ajo duhet te miratohet ne te pakten 40 vende te ndryshme te botes. Nderkohe qe duhet te miratohen edhe ligjet konkrete kunder pirjes se duhanit.
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kaltrina-alfosina.piczo.com
 
Ligji: Jo me cigare ne vende publike
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Krasniqi bën thirrje për kërkim falje publike
» AKR premton 7 për qind ngritje ekonomike dhe 30 mijë vende pune

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Temat Shoqërore-
Kërce tek: