Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rrënojnë shkolla për të ngritur kisha

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
kaltroshe
Anëtarë
Anëtarë


Zodiac : Capricorn Chinese zodiac : Snake
Numri i postimeve Numri i postimeve : 56
Pikë Pikë : 163
Rrespekte Rrespekte : 1
Ditëlindja : 02/01/1990
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 31/08/2009
Mosha : 27
Vendndodhja Vendndodhja : Macedonia
Hobi Hobi : Student/Football
Humori Humori : Kafeneja jonë

MesazhTitulli: Rrënojnë shkolla për të ngritur kisha   Tue Sep 01, 2009 10:48 pm

Një kishë ortodokse e një katedralë përmasash piramidale në qytetin ku pothuajse nuk ka ortodoksë dhe ku jeton një pakicë krejtësisht e vogël katolikësh.

Të dyjat të ndërtuara pa asnjë procedurë ligjore, pa asnjë respekt prone të tjetërkujt, pa leje ndërtimi, krejtësisht dhunshëm dhe me paratë e atyre që kurrë nuk do t'u hyjnë në punë as njëra as tjetra.

Serbia millosheviqiane e pat ngritur kishën në hapësirat universitare, ndërkohë që katedralja po ngritet në vendin ku Prishtina kishte gjimnazin e famshëm të saj.

Paratë për ndërtimin e kishës ortodokse, Serbia i siguroi me plaçkitjen me dhunë dhe të reketit mujor nga të gjithë shqiptarët e besimit islam në Prishtinë.

Ndërkohë katedralja pokështu po ndërtohet me paratë e shqiptarëve muslimanë, të cilëve me këtë rast po u zhvasin paranë me dredhi e mashtrime...

Ndërtimi i kishës ortodokse ishte një provokacion serb. Me të Serbia donte të tregonte se e kujt është Kosova.

Katedrala në ndërtim pokështu është një provokacion i fundamentalistëve katolikë dhe i disa naivëve, pallavraxhinj dhe shtirakë shqiptarë.

Kishën ortodokse serbe në afërsi të Bibliotekës Universitare e patën paralajmërur dhe inkurajuar intelektualë të mëdhenj serb, të cilët donin që Kosova të kishte aq kisha sa kishte ajo banorë ortodoksë.

Katedrala në Prishtinë, është paralajmëruar pokështu nga disa intelektualë, kësaj radhe shqiptarë që vetëm një dekadë më parë deklaroheshin më ateistë se Marksi e Engelsi bashkë. Qëllimi i këtyre të fundit ishte të mashtronte shqiptarët e Kosovës se gjoja ajo për t'u bërë e pavarur dhe për të qenë evropiane duhet më parë të bëhet katolike...

Kisha stërmadhe ortodokse në kryeqytetin e Kosovës ishte një monument për nder të satrapit më të madh të Evropës pas luftës së dytë botërore.
Mega-katedralja që fshiu nga faqja e dheut një shkollë dhe që dëshiron të fshijë nga memoria kombëtare edhe një histori të iluminizmi kosovar, u nis si një monument që donte t'i ngriste vetes bashkëqeverisësi shumëvjeçar i Millosheviqit në Kosovë.

Frymëzuesi i ndërtimit të kishës ortodokse në Prishtinë dhe i shumë kishave nëpër Kosovë, ku gjatë historisë nuk kishte pasur kurrë të tilla, vdiq e shkoi për turp duke lënë shkretë projektin e tij hegjemonist si dhe duke lënë bosh shumë nga binatë e tij religjioze të ngritura në tokë të tjetërkujt.

Frymëzuesin e ndërtimit të katedrales katolike në Prishtinë, në ceremoninë e hedhjes së baltës së themelit, e patën sjellë për krahësh. Aty ai pat nisur një fjalim, të cilin nuk pat mundur ta përfundonte, jo vetëm për shkak të erës që frynte dhe ia merrte fjalët e tij, por edhe për shkak të ngjirjes së zërit dhe të kollitjes ngulfatëse, të cilat ishin isharete të sigurta të largimit të tij të shpejt e përfundimtar jo vetëm nga postet e shumta që mbante, po edhe nga vetë kjo dynja. Dhe ai, pas pak javësh, edhe pat ikur. Për gjynah dhe - pa lavdi. Mbas tij mbeti një vepër e e nisur e sherr-budallenjve joevropianë, e gjoja intelektualëve të Prishtinës.

E përbashkëta e parë e dy godinave religjioze në Prishtinë, ortodokse e katolike, është se që të dyja janë ndërtuar dhe po ndërtohen në tokën e huaj. E përbashkëta tjetër është se që të dyja janë ngrehina politike. Duke dashur të dëshmojnë për diçka, të dyja këto bina të ndërtuara me para të zhvatura nga shqiptarët, nuk paraqesin gjë tjetër pos dëshmi të rrejshme. Natyrisht se janë edhe dëshmi të shkeljes së ligjeve të një vendi, të uzurpimeve pa leje dhe shëmtim e gjymtim i një vendi që edhe me kushtetutë është proklamuar republikan dhe evropian.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.kaltrina-alfosina.piczo.com
 
Rrënojnë shkolla për të ngritur kisha
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass
» Jahë Sadrija: Historiku i shkollës fillore ”Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec
» Rihapet shkolla shqipe në Stuttgart
» Beka Barleti:Serbet rrezonin kishat e shqiptarve e ndertonin kisha të tyre, turiqt rrezonin kisha shqiptare e ndertonin xhamia dhe hamame.
» PS: Policia po dhunon komisionerët tanë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Temat Shoqërore-
Kërce tek: