Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     DY VRASESIT E NGADALSHEM (duhani dhe alkooli)

    Shko poshtë 
    AutoriMesazh
    kaltroshe
    Anëtarë
    Anëtarë
    kaltroshe


    Zodiac : Capricorn Chinese zodiac : Snake
    Numri i postimeve Numri i postimeve : 56
    Pikë Pikë : 163
    Rrespekte Rrespekte : 1
    Ditëlindja : 02/01/1990
    i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 31/08/2009
    Mosha : 34
    Vendndodhja Vendndodhja : Macedonia
    Hobi Hobi : Student/Football
    Humori Humori : Kafeneja jonë

    DY VRASESIT E NGADALSHEM (duhani dhe alkooli) Empty
    MesazhTitulli: DY VRASESIT E NGADALSHEM (duhani dhe alkooli)   DY VRASESIT E NGADALSHEM (duhani dhe alkooli) Icon_minitimeTue Sep 01, 2009 4:53 pm

    Kudo qe te shkojme , kudo qe te jemi duhani eshte bere prezent, permanent dhe i pranishem ne shoqerine tone, nje shok i keq , i bezdisshem, por mbi te gjitha i rrezikshem. Jo rralle ndodh me ato qe shkojne ne pune, ta fillojne diten me kafe, cigare dhe nje teke apo dopio pijesh alkoolike. Njerez te punsuar, apo jo, te vjeter ose te rinj mbushin lokalet nderkohe qe duhani eshte shoqeruesi i perhershem, dhe ne te shumten e reasteve edhe alkooli, ku pija e preferuar eshte sipas thellesise se xhepit, si: raki, konjak, kampari ose uiski. Dhe c`eshte me e keqja deri dje, keto dy vese ishin pergjithesisht prone e meshkujve,por qe pas viteve te `90, perdorimi i alkoolit dhe duhanit nga femrat filloi te rritej ne menyre te frikeshme,sa sot ne vendin tone, ashtu edhe ne bote statistikat flasin per nje barazim te perdorimit midis dy gjinive .
    Po t`i pyesesh njerezit per demet qe sjellin keto dy vese (pirja e duhanit dhe alkoolit ) ne pergjithesi ato te pergjigjen, se i dine demet, por prape vazhojne te pijne duhan edhe alkool.

    Duhani dhe demet

    Duhani gjate djegjes cliron 4 mije lende, qe nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si pergjegjes kryesor per vrasesin nga duhani dhe demtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me perberje benzopireni, kobalti radioaktiv, qe jane nder shkaktaret e kancerit te mushkrive. Ne qofte se do te bejme nje liste te demeve qe shkaktohen drejtperdrejt nga duhani, ato qe influencohen apo rendohen prej tij, ajo do te jete teper e gjate, por le te perqendrohemi mbi demet kryesore. Duhani eshte pergjegjes per te ashtuquajturen "epidemi" te kancerit te mushkrive, sidomos ne gjysmen e dyte te shekullit XX-te, duke cuar kete kancer ne numrin nje te vdekshmerise se kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkrive nuk ka rol paresor ne vdekshmerine, por rreziku prej tij, eshte rritur cdo 10-vjecar me rritjen e perdorimit te tij prej femrave. Eshte vertetuar se per cdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te piresit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptonat e kancerit eshte rreth 50-60 vjece dhe prej saj njeriu mund te perfundoje edhe ne nje nderhyrje te mundshme kirurgjike. Por, sic e thame edhe me siper duhani shkakton nje liste te gjate demesh. I ashtuquajturi bronshik azmatik shpeshhere e ka pikenisjen nga duhani. Personat, qe kur gdhihen ne mengjes, puna e pare qe bejne fillojne te kolliten dhe nxjerrin nga goja gelbaze ne sasira mesatare. Te personat qe nuk pijne duhan mushkerite me ane te sistemit ciliar (qelizat me "qime"), vetepastrohet gjate gjithe dites, gje qe duhanpiresit nuk munden ta bejne kur sistemi i tyre ciliar ka dale jashte funksionit dhe mushkrite nuk jane ne gjendje ta nxjerrin gelbazen. Jane keta persona qe semuren me shpesh nga infeksionet pulmonare.Por, demet me te medha shkaktohen ne sistemin kardiovaskular te gjakut.
    Duhani mbahet si nje nga faktoret kryesore ne demet Arteriosklerotike te vazove (ngushtimi i eneve te gjakut) qe ne vetvete shkakton semundje iskemike te zemres, infraktin e zemres demtimin e sistemit nervor, si dhe te shume organeve te tjera. Eshte vertetuar se semundjet iskemike jane te pranishme 3.4 per mije, tek ata qe nuk pijne duhan dhe 7.4 mije tek ata qe pijne duhan. Tek ata qe pijne 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumimi i tepert i duhanit shton rrezikun per vdekje te papritur. Monooksidi i duhanit, nje nga perberesit e tymit, pakeson oksigjenin ne gjak, nderkohe qe nikotina nje nga perberesit e duhanit shton punen e zemres dhe te dyja shpetojne formimin e trombit (mpiksje gjaku) qe ngushton dhe bllokon anet e gjoksit. Ata qe jane konsumatore te duhanit, referojne qe e kane te pamundur per ta lene ate. Kjo eshte pjeserisht e vertete. Nikotina nje nga perberesit e duhanit zevendeson Acetin-Klinen, nje perberes qe ka rolin percjelles te impulsit nervor ne sinops (pjese e sistemit nervor qendror dhe atij periferik). Organizmit, pas lenjes se duhanit i duhet nje periudhe prej 40 ditesh qe te prodhoje sasine e duhur te Acetil-Kolines. Gjate kesaj kohe ish-duhanpiresve i eshte stresuar, nevrikosen edhe nga zhurma me e vogel, kane pergjumesi etj. Por, te gjitha keto veshtiresi kalohen me pak vullnet dhe kembengulje. Pirja e duhanit i shkakton deme edhe aparatit tretes. Keshtu duhani jep rrezik te larte per karcinomen e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon150/1ne raport me popullsine jo-duhanpirese. Duhani, duke kontribuar ne vazokonstruksionin (ngushtimin) e eneve te gjakut te stomakut rrit perqindjen per ulceranin e stomakut, nderkohe qe rritet 2,7 here rreziku per kancer-stomakun.

    Alkooli dhe demet

    Pervec duhanit nje ves tjeter i demshem eshte edhe alkooli. Edhe ky ves eshte shkaktar i nje vargu te gjere semundjesh duke filluar qe nga aparati tretes, melcia, pankreasi e deri ne demtime te pakthyeshme te sistemit nervor qendror. Ne melci alkooli i konsumuar shkakton demtime te qelizave hapatike, demtim qe progreson ne kohe dhe qe varet nga doza e konsumuar per dite dhe nga vecorite fiziologjike te individit. Keshtu eshte vertetuar se sasia e rrezikshme alkoolit eshte ajo prej 20-40 gr. alkooli etilik alkooli qe permban pije dehese), ndersa perdorimi 100-150 gr. alkool ne dite, con brenda nje periudhe 10-vjecare ne ceroze. Nga ana tjeter eshte vertetuar edhe shkencerisht se per shkak te fiziologjise femrat demtohen shume me shpejt se meshkujt per te njejten sasi alkooli te konsumuar. Njerezit qe pijne prej vitesh alkool, qe nuk ndjejne as gje papritur nje dite gjenden para nje fakti te hidhur, melcia e tyre ka marre fund, eshte kthyer ne nje melci cerotike, ose kane shqetesime te lehta qe nuk ja vene veshin, por bukur mire ata bejne puthjen e pare me vdekjen. Edhe pankreasi peson demtime nga alkooli. Perdorimi i zgjatur i alkoolit e demton ne menyre kronike pankreasin deri ne ate shkalle sa ai nuk arrin te sekretoje sasine e duhur te enzimeve per te kryer te plote procesin e tretjes se ushqimeve. Eshte vertetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik (rreth 100 ml raki) ne dite predispozon per demtime, ndersa pirja e 100 gr alkool etilik ose mbi dopio raki (200ml) apo 2 litra birre per nje periudhe 6-12 vjet jep ne menyre te sigurt demtime te pankreasit. Konsumimi per nje kohe te shkurter i nje sasie te madhe pijesh alkoolike rrezikon per pankretit akut qe mund te coje deri ne rrezikimin e jetes se personit ne fjale. Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e te dehurit, ne te cilen sistemin nervor qendror nuk arrin te kontrolloje veprimet e vullnetshme, apo te pavullnetshme te personit ne fjale. Por, demi me i madh vjen nga perdorimi afatgjate. Eshte vertetuar se per cdo 1 liter alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, te parikthyeshme te trurit. Keshtu qe perdoruesit kronike te alkoolit, me kohe e cojne personin drejt demences (shizofreni, marrezi), degjenerimit mendor (matufjepjes) etj. Pra, alkooli demton pa perjashtim te gjitha organet e trurit, po ashtu si edhe duhani.

    Lufta kunder ketyre veseve

    Sot, bota aplikon lloj-lloj strategjish per te luftuar perdorimin e duhanit dhe alkoolit. Shpenzojne sasi te medha parash per reklama kundra tyre, nxjerr ligje per mosperdorimin e duhanit ne vende publike, apo per mos perdorimin e alkoolit perpara moshes 21-vjec, krijon te ashtuquajturat Dite Botrore kundra duhanit, sic eshte ajo e 31 majit, apo organizimi i kurseve kundra alkoolitetj. Por, c`ndodh ne te vertete? Sa me shume shpenzohen para neper reklama kundra duhanit, aq me shume rritet perdorimi i tij. Duhani dhe alkooli nuk jane te demshem per shendetin e perdoruesve, por edhe per xhepin e tyre. E sa shpenzohen para ne duhan e alkool? Gjithashtu, duhanpiresit i bejne dem edhe personave qe gjenden rreth tyre. Bashkshortja e nje duhanpiresi eshte 30% me e rrezikuar per kancer se ajo, e vete nje duhanpiresi etj. Ndersa, femrat jane me te predispozuara qe t`u demtohen kordat zanore nga perdorimi i duhanit dhe i alkoolit, thene shkurt iu trashet zeri. Koheve te fundit eshte lansuar edhe bari amerikan kunder duhanit. Sipas hulumtimeve, me ndihmen e ketij preparati gjysma e duhanxhinjeve do te kene sukses ne nderprerjen e duhanit, ndersa nje e treta e tyre nuk do ti kthehen brenda nje viti. Kuptohet se, duhet pasur parasysh se ai eshte vetem bare, por jo cudi. Per lenien e ketyre dy veseve (duhanit dhe alkoolit) do t`iu ndihmoje vetem ajo nese jeni absolutisht te sigurte se keto dy vese do t`i takojne se kaluares.











    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    http://www.kaltrina-alfosina.piczo.com
     
    DY VRASESIT E NGADALSHEM (duhani dhe alkooli)
    Mbrapsht në krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Gjenet dhe duhani fajtorë për kancerin?

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
    Forumi Depca :: Mjeksi-
    Kërce tek: