Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Lidhje e keqe në internet Rifreskoni IP adresën

    Shko poshtë 
    AutoriMesazh
    Admin Depca
    Administrator
    Administrator
    Admin Depca


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
    Pikë Pikë : 621
    Rrespekte Rrespekte : 30
    i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
    Vendndodhja Vendndodhja : M
    Hobi Hobi : Explorimi
    Humori Humori : Brenda normales

    Lidhje e keqe në internet Rifreskoni IP adresën Empty
    MesazhTitulli: Lidhje e keqe në internet Rifreskoni IP adresën   Lidhje e keqe në internet Rifreskoni IP adresën Icon_minitimeTue Aug 25, 2009 12:18 pm

    NËSE PËRDORNI DSL apo internet nga kabllori, me siguri keni një IP dinamike, e cila nënkupton se adresa e internetit të PC-së tuaj ndryshon çdo herë kur lidheni në internet. (Në dritaren e rregullimit të rrjetit, mekanizmi për ndarjen e IP adresave quhet DHCP, që është shkurtimi i Dynamic Host Control Protocol). Nganjëherë, ky proces nuk punon me shumë dinamizëm, ashtu siç është përshkruar në emrin e vet. Adresa e re nuk përcaktohet kur startohet kompjuteri dhe adresa e fundit që ka qenë caktuar mbetet.



    Kjo, sepse një adresë e re i nevojitet kompjuterit për t’u lidhur në internet. Kur të hapni shfletuesin, gjithçka që do të shihni është një mesazh gabimi, i cili thotë se PC nuk mund të realizojë lidhjen me internetin. Sido të jetë, hapi i parë për të caktuar një IP të re është klikoni me të djathtën në ikonën e rrjetit. Nga menyja e hapur zgjidhni Repair. Windows automatikisht fshin adresën e vjetër dhe kërkon një të re nga router apo ISP-ja juaj, varësisht se në cilën mënyrë është i lidhur PC-ja. Në shumicën e rasteve, ky operacion punon pa prob-lem. Por, kur nuk ka sukses, ju duhet ta rregulloni situatën në mënyrë manuale dhe ky është rasti kur njohja e mundësive të Ipconfi g mund t’ju ndihmojë të realizoni lidhjen. Klikoni Start•Run dhe shkruani cmd. Në Vista ju mund të realizoni këtë hap duke shkruar thjeshtë cmd në kutinë Search të Start-it. Në command prompt shkruani ipconfig; dritarja e DOSit do të shfaq IP adresën tuaj aktuale, subnet mask, dhe default gateway për të gjithë adapterët. Wi-Fi dhe Bluetooth janë adapter tjerë të mundshëm, edhe pse këto mund të duken si të ç’kyçura. Ipcongig, vetëm shfaq informacionet. Për të ndërmarrë ndonjë ndryshim - për shembull rifreskimi i IP adresës tuaj, ju duhet të jepni një parametër të paraprirë nga një hapësirë dhe një thyes. Dy parametrat të cilat kryejnë punën më efektive të riparimit të lidhjes suaj të Internetit janë “ /release” dhe “ /renew”.
    Duke shkruar ipconfig/release i jep instruksione serverit DHCP për të fshirë IP adresat e tashme për të gjitha lidhjet, si ethernet edhe pa tela. Procesi duhet të zgjas disa sekonda, duke konfirmuar dhe duke shfaqur gjitha parametrat me zero për IP adresën në dritaren e DOS-it. Tash shkruani ipconfig/renew. Nëse komanda është e sukseshme, një IP adresë e re dhe subnet mask, si dhe default gateway i ri do të shfaqen me prapashtesën DNS (e cila në parim është adresa e ISP-së tuaj, si për shembull comcast.net)
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    https://depca.albanianforum.net
     
    Lidhje e keqe në internet Rifreskoni IP adresën
    Mbrapsht në krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » 10 gjerat e rrezikshme ne internet

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
    Forumi Depca :: Informatik Dhe Internet-
    Kërce tek: