Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fëmijët dhe i ftohti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ilirida
Anëtarë
Anëtarë
avatar

Zodiac : Capricorn Chinese zodiac : Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 38
Pikë Pikë : 110
Rrespekte Rrespekte : 3
Ditëlindja : 14/01/1973
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 25/08/2009
Mosha : 44
Vendndodhja Vendndodhja : ch-- bern--
Hobi Hobi : muzika
Humori Humori : prall me tupan

MesazhTitulli: Fëmijët dhe i ftohti   Mon Aug 31, 2009 1:50 pm

Fëmijët dhe i ftohti

Fëmija është gjithnjë i sëmurë me kollë, dhimbje fyti, grip? Provo t'a shërosh me receta natyrale.
Një dimër me shëndet të mirë
Ke një fëmijë të vogël? Ndoshta alarmohesh sapo fillon të teshtijë. Qetësohu: nuk është gjithnjë e nevojshme të marrësh pediatrin. Shpesh bëhet fjalë për probleme kalimtare që zgjidhen edhe pa ilaçe. Ja zgjidhjet e përgatitura në shtëpi për të ndihmuar fëmijën të shërohet më me shpejtësi.

Largo ftohjen me një filxhan lëng mishi
Vogëlushi është i ftohur, ka hundët e zëna dhe nuk merr mirë frymë? Provoje me lëngun e mishit. Përgatite me kraharorin e pulës, perime (karota, qepë, selino) dhe erëza. Pastaj hidhe në një supjerë dhe lëreni të thithë avullin, pastaj jepja ta pijë ngadalë. Për të parandaluar ftohjen dimërore futini fëmijës këmbët në ujë të ngrohtë për 10 minuta. Do të bëhet menjëherë më mirë.

Nëse ka kollë, jepini një biskotë
Vazhdon të kollitet? Provoni anasonin. Përdoreni për të përgatitur biskota: në një enë rrihni 4 vezë, 25 g sheqer, 125 g mjaltë, shtoni 300 g miell dhe 3 lugë të vogla çaj farash anasoni.
Hidheni përbërjen në një tavë furre të lyer me gjalpë e miell. Vendoseni në furrën e ngrohur më parë dhe lëreni të piqet për 30 - 40 minuta. Hiqeni nga furra, lëreni të ftohet dhe priteni në shumë forma trekëndore.
Nëse fëmija nuk fle nga krizat e kollës, jepini këtë çaj para se të flejë: hidhni një lugë të vogël çaj trumzë në 1/4 litër ujë të zier. Lëreni për 10 minuta, filtrojeni dhe ëmbëlsojeni me 1 lugë mjaltë.

Mbroje nga virusi me sherbelë
Fëmija sëmuret kur shkon në kopsht ose në shkollë nga viruset dhe bakteret. Për këtë është e mirë sherbela: gri nja dhjetë gjethe dhe përzieji me disa lugë qumësht dhe 1 lugë të vogël mjaltë. Jepi vogëlushit 1 ose 2 lugë çaji me përgatitjen 2-3 herë në ditë.

Ulni temperaturën me kompresë
Një ngritje modeste temperature është sinjali që organizmi reagon ndaj viruseve ose baktereve. Atëherë, njom dy peshqirë me ujë të ftohtë, shtrydhi mirë, vendosi në pulpën e këmbës së fëmijës, midis kaviljes dhe gjurit. Lërini të veprojnë për 20-30 min, hiqini dhe zëvendësojini pas gjysmë ore.

Edhe duart tuaja e ndihmojnë të bëhet më mirë
Masazhet ashtu siç janë të dobishme për ne, janë edhe për fëmijët. Fërkimet shumë të lehta në fytyrë janë efikase për të luftuar shqetësimet e ftohjes.

Ja disa masazhe për fëmijën tënd:
1. Vendosni mollëzat e gishtave në tëmthat e fëmijës, duke ushtruar një presion të lehtë me pëllëmbët dhe fërkojini vetullat me gishta.
2. Vendosni duart mbi veshët e fëmijës dhe zbrit drejt mjekrës. Pastaj fërkojini faqet dhe kthehuni te veshët. Vazhdoni 10 herë.
3. Vendosni gishtat e mëdha në anët e hundës së fëmijës dhe rrëshqitni nga poshtë lart e anasjelltas, duke i kaluar në mollëzat e faqeve duke zbritur deri në anët e gojës. Përsëriteni 10 herë.
4. Tërhiqni me delikatesë faqet e fëmijës, sikur të qeshte dhe zbrisni deri në anët e buzëve. përsëriteni 10 herë.

Kurojeni me kuzhinë
Një ushqyerje korrekte qysh në fillim rrit mbrojtjet natyrale të organizmit. Para së gjithash përdorni ushqimet e pasura me vitamina C dhe ato me vitamina A, E, zink dhe hekur.
Mos e detyroni të hajë kur ka temperaturë dhe grip. Kur ka temperaturë, jepini shpesh të pijë për të shmangur humbjen e lëngjeve dhe kripërave minerale. Në situata të tjera, kufizon i sheqernat (zëvendësojeni me mjaltë).

-Ushqimet që duhen: portokall, grejpfrut, kivi, perime dhe fruta me ngjyrë të verdhë dhe jeshile, vezë, mish i imët i kuq ose i bardhë, fruta të thata, qumësht, kos, ujë natyral, lëngje qaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Fëmijët dhe i ftohti
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Skënder R. Hoxha: Poezia për fëmijë e Hasan Hasnait - tema e motive
» Ismet Tahiraj: Nëna Salë (Cikël poetik për fëmijë)
» MË 1990 - FALESHIN QINDRA MIJËRA GJAQE PËR ATDHE, PËR FLAMUR, PËR ANTON ÇETTËN, PËR IBRAHIM RUGOVËN
» Kastriot Myftaraj: Presidenti Iranian Ahmadinejad ka një fëmijë ilegal në shqipëri
» Sukseset e fëmijëve shqiptar:DSDS Kids: Besnik singt "Someone Like You" von Adele

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Mjeksi-
Kërce tek: