Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Limoni, thesari që kuron sëmundjet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ilirida
Anëtarë
Anëtarë
ilirida


Zodiac : Capricorn Chinese zodiac : Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 38
Pikë Pikë : 110
Rrespekte Rrespekte : 3
Ditëlindja : 14/01/1973
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 25/08/2009
Mosha : 51
Vendndodhja Vendndodhja : ch-- bern--
Hobi Hobi : muzika
Humori Humori : prall me tupan

Limoni, thesari që kuron sëmundjet Empty
MesazhTitulli: Limoni, thesari që kuron sëmundjet   Limoni, thesari që kuron sëmundjet Icon_minitimeMon Aug 31, 2009 1:46 pm

Limoni, thesari që kuron sëmundjet

Të pafundme janë edhe përdorimet e tij në lidhje me shëndetin dhe ushqimet.
Vlerat kurative
Limoni veçanërisht vlerësohet për vetitë dezinfektuese dhe kundër hemorragjisë. Për qëllime mjekësore përdoren lëvozhga dhe lëngu i frutit të limonit. Lëvozhgat, pasi qërohen nga pjesa e bardhë sfungjerore e brendshme, thahen me kujdes në stufa, në temperaturë të ulët deri në 40°C. Në temperaturën e zakonshme nuk thahen, pasi myken nga lagështia e mjedisit. Gjithashtu, kanë gjetur përdorim praktik farat, gjethet dhe lulet e limonit.
Freskues
Lëngu i limonit ka gjetur përdorim si freskues në prodhimin e limonadës, në përgatitjen e ëmbëlsirave dhe të kuzhinës shtëpiake. Limoni përdoret për përgatitjen e limonatave, sikurse portokalli e mandarina. Vaji eterik i lëvozhgës përdoret për prodhimin e ujit të kolonjës. Nga lëngu i limonëve prodhohet acid citrik (limontoz). Nga frutat e prera ose vetëm nga lëvozhgat e limonit prodhohet reçel aromatik i cilësisë së mirë, por reçeli mund të përgatitet edhe nga lulet e tij etj. Frutat e limonit përmbajnë acid askorbinik (vitaminë C), vitamina P, B dhe karotinë, acid citric, sheqer dhe në lëvozhga ka vaj eterik.
Limoni, thesari që kuron sëmundjet Leng-limoni
Gripi
Vetitë mjekësore të limonit kushtëzohen nga prania në të e një sasie të madhe vitaminash, kryesisht të vitaminave C dhe P. Nga të gjitha agrumet, frutat e limonit kanë efekt shërues më të theksuar. Ato përdoren kundër sëmundjeve që shoqërohen me ethe, janë freskuese dhe ulin temperaturën. Efekt të dukshëm ato japin në hipovitaminozat dhe avitaminozat. Limonat konsiderohen si ilaçi më i mirë antiskorbutik dhe duhet të përdoren nga të gjithë. Në gjendje gripale dhe me temperaturë, personat e rritur mund të përdorin këshillën praktike që vijon.
Merret një kokërr limon dhe shtrydhet lëngu i tij në një gotë. Aty shtohet edhe një filxhan me raki rrushi të ngrohur më parë dhe përzihen. Thërmohen dhe hidhen në gotë 1-2 kokrra aspirinë. Lëngu i përgatitur pihet njëherësh i ngrohtë, 2-3 orë para ose pas buke.
Tretës
Limoni ka veti të mira tretëse në stomak, është freskues i këndshëm dhe nxit oreksin që mund të jetë prerë nga sëmundje të ndryshme. Në këto raste përdoret lëngu i limonit në trajtë limonade ose i shtuar në çaj apo në gjellë. Në sajë të vetive rrudhëse dhe antitoksike, lëngu i limonit përdoret me efekt kundër barkut dhe diarresë, me pak ose pa sheqer. Rezultate të mira ka dhënë lëngu i limonit gjatë përdorimit kundër acarimeve të mukozës së gojës dhe të grykës, duke bërë larjen dezinfektuese në formë gargarash.
Bajamet
Limoni ka gjetur përdorim të gjerë kundër acarimit ose qelbëzimit të bajameve. Në këto raste këshillohet të përgatitet kjo kurë.
Merret një kokërr limoni me madhësi mesatare, pritet në mes në drejtim të gjerësisë dhe të dyja gjysmat vendosen në një pjatë mbi zjarr derisa të ngrohet lëngu që përmbajnë. Pastaj, nga pjesa e prerë, të dyja gjysmat, të ngrohta, vihen në të dyja anët e qafës, në vendet mbi bajamet, lidhen me garzë dhe lihen aty derisa të ftohen. Ky veprim përsëritet për 2-3 ditë, në darkë para gjumit.
Mëlçia
Limoni përdoret edhe për shërimin e sëmundjeve të mëlçisë. Më tepër rezultat ka dhënë kombinimi që vijon.
Për 20-30 ditë rresht, çdo ditë në mëngjes, një orë para buke, pihet lëngu i një kokrre limoni së bashku me një lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle mjaltë. Kjo këshillë përdoret edhe nga organizmat e dobësuar, ata që kanë kaluar ndonjë sëmundje, për rivendosjen e oreksit dhe të shëndetit të tyre. Këshilla e përmendur jep rezultate të mira kundër sëmundjes së verdhëzës.
Temperatura
Limoni bën mirë edhe për uljen e temperaturës. Limonoterapia ndikon në ripërtëritjen dhe vetëpastrimin e përgjithshëm të organizmit nga kripërat e kristalizuara. Ai zgjat jetën dhe gjallëron mendimin. Limoni ka veti të mira diuretike. Lëngu i tij përdoret me efekt në luftimin e gurëve të veshkave dhe të fshikëzës urinare. Për këtë qëllim duhen konsumuar 2-4 kokrra limoni çdo ditë për një periudhë prej 1-3 muaj. Edhe lëvozhga e frutave (lëkura) ka gjetur mjaft përdorime. Ajo përmban vaj esencial, alkoole të ndryshme, vitaminë A, B1 etj. Vaji esencial ka aftësi për të vrarë bakteret, si dhe për të ndaluar veprimtarinë e tyre.
Limoni, thesari që kuron sëmundjet Temperatura11
Reumatizma
Lëngu i limonit është i dobishëm edhe për artritikët. Por nuk duhet ta përdorin ata që kanë stomak delikat e të ndjeshëm, pasi shton aciditetin dhe dëmton stomakun. Kundër reumatizmës përdoret me efekt këshilla e mëposhtme: Merren 1-2 kokrra limon dhe pasi lahen mirë, pa hequr lëvozhgën, grihen në rende. Brumi i fituar, pasi i shtohet 1-2 lugë kafeje sheqer, hahet esëll në mëngjes ose në orët e pasdites. Ky veprim përsëritet çdo ditë për 20-30 ditë. Reumatikët dhe artritikët mund ta përdorin me rezultate shumë të mira mjekimin me limona (limonoterapia).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Limoni, thesari që kuron sëmundjet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sëmundjet e zemrës dhe diabeti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Mjeksi-
Kërce tek: