Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30

Forumi Depca
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Lugina e Presheves (Kosova Lindore) nga Arbër Ibrahimi

    Shko poshtë 
    AutoriMesazh
    Admin Depca
    Administrator
    Administrator
    Admin Depca


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
    Pikë Pikë : 621
    Rrespekte Rrespekte : 30
    i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
    Vendndodhja Vendndodhja : M
    Hobi Hobi : Explorimi
    Humori Humori : Brenda normales

    Lugina e Presheves (Kosova Lindore) nga Arbër Ibrahimi Empty
    MesazhTitulli: Lugina e Presheves (Kosova Lindore) nga Arbër Ibrahimi   Lugina e Presheves (Kosova Lindore) nga Arbër Ibrahimi Icon_minitimeSat Aug 29, 2009 11:48 pm


    Lugina e Preshevës ( Kosova Lindore ).- Regjion në lindje të Kosovës, përkatsishtë Shqipëria Verilindore. Lugina e Preshevës përfshinë teritorin e komunave të Preshevës në jug, Bujanocit në mes dhe Medvegjës në veri.

    Lugina e Preshevës administrativisht ishte ndarë nga Kosova në vitin 1945 prej komunistëve jugosllav në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviqin dhe Zubinpotokun, të cilat në atë kohë kishin popullsi shumicë sllave. Qëllimi i kësaj ndarje ishte copëzimi i trungut shqiptar dhe defaktorizimi i tyre, si në aspektin politik, por edhe nacional.

    Pozita gjeografike e Luginës së Preshevës ka pozitë shumë të përshtatshme edhe pse ndodhet në periferi të Kosovës Pozitën e përshtatshme e bënë jo vetëm se shtrihet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik , por edhe rrjedha ujore e Moravës dhe Vardarit.


    Në të vërtetë Lugina paraqet korridorin më të rëndësishëm dhe më të shkurtër të daljes së shteteve te Evropës në Detin Egje. Presheva dhe Bujanoci gjinden në rrugën kryesore të Moravës, ndërsa Medvegja ka pozitë periferike dhe më të pavolitshme gjeografike. Medvegja gjendet në rrjedhën e lumit Jabllanicë, degë e Moravës Jugore.
    Ndër të gjitha shtimi i lartë i popullsisë. Këtë regjione karakterizon shkalla e lartë e lindshmërisë, dhe shtimi i lartë natyror. Lugina e Preshevës ka një territor prej 1250 km katror në të cilën jetojnë mbi 100 000 banorë. Me mbi 80 banorë në km katrorë është ndër regjionet me dendësi të madhe të popullsisë.
    Lugina e Preshevës ka 1249 km2 me 111 000 banorë, dendësi 76 b. km2 dhe me 62% shqiptarë
    Komuna e Preshevës ka 264 km2 me 40 000 banorë dendësi 129 b. km2 dhe me 95 % shqiptarë
    Komuna e Bujanocit ka 461 km2 me 50 000 banorë, dendësi 95 b. km2 dhe me 60 % shqiptarë.
    Komuna e Medvegjës ka 524 km2, me 21 000 banorë, dendësi 33b km2 dhe me 32% shqiptarë.

    Por realisht nga viti 1991 mbi 30 mij banor shqiptare jane larguar nga aty, veq kesaj ne regjistrimin e fundit nuk jane perfshire 10 mij banor nga Bujanoci poashtu 10 mij edhe nga Presheva, te cilet jane me banim te perkoheshem ne Evrope dhe gjetiu neper Bote.

    Ne Lugine te Presheves, pati konflikt te armatosur ne vititn 1999 deri ne vitin 2001, kur u nderpre me intervenim te pales nderkombetare dhe nenshkrimin e nje marrveshjeje paqe. Gje qe ajo marrveshje nuk eshte realizuar asnjeher, perpos nje pike te saj krijimin e policise multietnike e cila edhe ashtu eshte vetem sa per ilustim me qene se atje tani... Lexo më tutje veprojne mbi 7000 forca te njesive te ndryshme speciale, te policise dhe ushtrise. Nje nder to eshte Xhandarmeria e transferuar nga ish PJP e cila kreu krime te renda ne Kosove, por si pjestar te saj ka edhe ish anetar te grupeve si Tigrat e Arkanit, Beretat e Kuqe te Ulemek Legija, Fenki te Freki Simatoviqit e te tjere kriminel si keta.
    Ne kuader te Ushtrise Serbe eshte edhe njesiti i njohur "Padobranci" (Parashutistet) dhe "Kobre" (Kobrat), qe jane pjese perberese te Korpusit te Trete te Prishtines. Gjithe keto jane me nje te kaluar kriminele.

    Ne marrveshjen e Konculit parashihej qe pas krijimit te policise multietnike te te largohen te gjitha forcat tjera dhe nen kontroll ta kete pikerisht policia multietnike. Ne kete polici jane te inkuadruar edhe nje numer i shqiptareve, por qe ne fakt eshte i paket duke e patur parasysh terrenin dhe numrin e serbeve te cilet jane ne te e sidomos edhe ish policet serb te Kosoves, e qe jane tani nje nder ata qe me shum sjellin probleme dhe bejne tollovi aty.

    Ne marrveshjen e Konculit parashihej edhe amnesti e plote per ish pjestaret e UCK dhe UCPMB-se, gje qe edhe kjo pike nuk eshte rrespektuar sepse menjehere pas demobilizimit te UCPMB-se ka patur arrestime por edhe vrasje. Vlene te ceket se ende pa u mbush 24 ore te plota nga nenshkrimi i marrveshjes vritet kryenegociatori i pales shqiptare Kom. Ridvan Qazimi - "Lleshi"!

    Edhe sot e kesaj dite serbia arreston, duke i montuar vepra te ndryshme atyre djemeve dhe poashtu edhe duke i pergaditur kurthe te ndryshme neper rruge ku shpesh jane te keqtrajtuar nga njesitet e xhandarmerise qofte edhe ne se jane me familje e femije ata nuk kursehen.

    Qeshtja politike ka ndikuar shume edhe ne shpernguljen e popullates sidomos tek te rinjet te cilet ne rend te pare nuk kane te drejt shkollimi te lart ne gjuhen ametare edhe perkunder kerkeses se shqiptareve. Gjendja ekonomike eshte ... Lexo më tutjekatastrofale, te gjitha fabriket dhe prodhimtarite qe jane bere neper uzinat e me hershme jane ndaluar me privatizimin, gje qe per shqiptaret te marresh pjese ne privatizim eshte e pamundur. Bujqesia dhe Blegtoria jane dy gjerat primare per momentin me te cilet banoret vendas mundohen te i mbijetojne kesaj katrahure ekonomike. Por edhe ashtu nuk ka kurrfar stimulimi per banoret e ne veqanti per shqiptaret.

    Ligjete e rrepta per pronat kane cenuar te drejtat e shqiptareve per te kultivuar duhanin si nje nder prodhimet me te shumta ne rajonin e Lugines se Presheves. Duke patur parasysh se shume dokumente jane fallcifikuar apo edhe toka e uzurpruar.

    Kalsa politike eshte nje nder me te percarat ne etnikumin shqiptar. Ne nje vend si Lugina e Presheves jane 11 parti politike shqiptare!!!
    Serbia nuk inkuadron dhe nuk i integron shqiptaret ne institucionet shteterore, ndersa nga ana tjeter bene trysni te madhe per inkuadrimin e serbeve lokal ne institucione lokale ku shqiptaret jane shumice.

    Ne vend te investimeve kapitale ne ekonomi, Serbia bene investime neper baza ushtarake ne ate rajon.
    Thash me lart se vetem pjestar te njesive speciale jane diku 7000 por ne fakt kur i shton edhe numrin e ushtris serbe, atehere ne Karadakun e Presheves, Malesine e Bujanocit dhe ne Medvegjen si teresi i vie 3 te uniformuar serb ne koke shqiptari. Ne pergjithesi per 3 banor shqiptar *(duke perfshire edhe femijet) ka nje te uniformuar serb.

    Vetem ne 6 muajt e fundit qe nga dhjetori i vitit 2008 deri ne qershor te vitit 2009 nga Lugina e Presheves jane Larguar mbi 1000 banor, kryesishte te rinje dhe sidomos ish pjestaret e UCPMB-se dhe familjet e tyre.

    Serbia tani ka sjelle nje ligje ne fuqi kunder diskriminimit por ne fakt ai ligj mbetet ne flete ashtu si i shkruar perderisa eshte me mire te thuash se ne serbi eksistojne dy lloj ligjesh ne gjyq, njeri per serbet dhe tjetri per shqiptaret!

    Serbia nuk i njeh shqiptaret si nacionalitet ata i shfrytezon vetem per marketing politik shpesh edhe duke mainpuluar me numrin e banoreve. Kombesia e shqiptareve nuk munde te shkruehet ne asnje dokument. Thjesht shqiptaret per serbet jane nje minoritet pa emer!... Lexo më tutje

    Serbia ne vend se te investoje per banoret shqiptar te shperngulur me dhune nga serbia ne vitin 1999 ajo nderton qendra kolektive per serbet qe kan ikur nga Kroacia, Bosna dhe Kosova, ku veq kesaj ajo kete e bene me qellim edhe te uljes se perqindjes se shqiptareve.

    Shume OJQ- nderkombetare qe menjeher pas konfliktit u stacionuan ne Luginen e Presheves gjegjesisht ne Komunun e Bujanocit, nje pjese e tyre jane larguar nga vendi nje pjese e konsiderueshme e tyre eshte zhvendosur ne Komunen e Vranjes. Te mirat qe duhej te i perfitonte Lugina e Presheves ato kane kaluar ne te ashtuquajturin rreth i Pqinjes, gje qe shqipetaret prape jane lene pas dore.
    Deri ne vitin 2007 ne dhjetor aty ishin edhe vezhguesit Europian te Monitorimit por ne fakt edhe ata u larguan. E vetmja organizat qe eshte ende ne Lugine te Presheves edhe ate me nje mision te quditshem eshte OSBE. Kur them me nje mision te quditeshem kame fjalen per trajnimin e Policis Multietnike e cila polici nuk numrohet fare se eksiston nga Qeveria e Beogradit dhe ne fakt ajo edhe ashtu ajo OSBE-ja organizon disa seminare per policine ne komunitet.


    Shendeti shqiptar deri tani njifet si shume i mire, mirpo koheve te fundit jane duke u shfaqur dukuri te dyshueshme per shendetin e tyre. Pothuaj se ne te gjitha fshatrat serbe jane pastruar te mbeturat e granatave prej bombardimeve te NATO-s kunder regjimit serb ne vitin 1999 por poashtu ende gjinen edhe zona te minuara ne malet e Malsise se Bujanocit dhe Karadakut te Presheves, te cilat paraqesin nje rrezik te madh per jeten dhe shendetin e shqiptareve.
    Sa i perket qeshtjes se shendetit, kemi nje dukuri shume te brizht kur kihet parasysh se ne Lugine te Presheves me gjithe ate numer te banoreve nuk ka spital, bile as te maternitetit qe gjithehere nenat dhe grat shqiptare duhet ta kryejn lindjen ne spitalin e maternitetit te Vranjes, gje qe shume shpesh ka patur edhe pasoja te renda dhe fatale pershkak te rruges se gjate, mos njohjes se gjuhes serbe e posaqerisht pershkak te moskujdesit per grate shqiptare nga ana e mjekeve dhe infermiereve serbe. Thjesht kur duhet te linde nje femer shqiptare ne maternitetin e Vranjes familja duhet te pergatise jo me pas e 500 euro shpenzime per te i dhene mjekut dhe infermiereve aty perndryshe munde te kete pasoja te renda per shendetin e nenes dhe rrezik per femijen!

    Ne Lugine te Presheves vlene te ceket se ka ende persona te pagjetur qe nga kindapimi i tyre ne vitet 1999-2001, nuk kane dhene llogari apo pergjegjesi asnjehere per vrasjen dhejtra shqiptareve civil po ne te njejten periudhe dhe me vone deri ne ditet e sotme, duke perfshire edhe femije!


    Te gjitha keto dukuri, ndodhin ne shekullin XXI, kur Europa bene liberalizimin e vizave per Serbine! Per nje shtet qe asnjehere nuk pranoi fajin, pergjegjesin dhe te berat ne Kroaci, Bosne, Kosove dhe gjetiu ne ish territorin e Jugosllavise. Ajo ne fakt nuk kerkoi falje asnjehere per vrasjen, masakrimin, perdhunimin, debimin e qindra njerezve nga vatrat e tyre. Serbine Evropa done ta njohe si viktime dhe jo si agresor siq ne fakt eshte dhe ne genet e saja ka trasheguar gjakun e gjakepiresit siberian!!!


    nga Arbër Ibrah
    imi
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    https://depca.albanianforum.net
     
    Lugina e Presheves (Kosova Lindore) nga Arbër Ibrahimi
    Mbrapsht në krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » SHBA dhe Kosova nënshkruan Marrëveshjen për ndihmë ekonomike

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
    Forumi Depca :: Çështja kombëtare-
    Kërce tek: