Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ekonomistët francezë: Shqipëria, një Kinë e vogël e Ballkanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin Depca
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
Pikë Pikë : 621
Rrespekte Rrespekte : 30
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : M
Hobi Hobi : Explorimi
Humori Humori : Brenda normales

MesazhTitulli: Ekonomistët francezë: Shqipëria, një Kinë e vogël e Ballkanit   Thu Aug 27, 2009 9:13 pm

Ekonomistët francezë shprehen optimistë për të ardhmen e Shqipërisë. Revista "Le Nouvel Economiste", në një artikull të numrit të saj të fundit, fokusohet në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe mundësive që ajo paraqet për biznesin e huaj.

Kjo revistë e njohur ekonomike nënvizon faktin se vendi ynë ofron një shans të mirë për investitorët e huaj. Tregu i përshtatshëm shqiptar, shkruhet në artikull, ofron një shans të mirë për industrialistët europianë që po ndeshen sot me konkurrencë të ashpër.

Shqipëria, shpjegon Francis Mer, një prej personaliteteve më të njohura franceze dhe ish-ministër i Ekonomisë në kabinetin e Jean-Pierre Raffarin, mund të bëhet një Kinë e dytë, për sa i përket krahut të punës, i cili është më i lirë, por edhe më i kualifikuar dhe i motivuar sa në Perëndim.

Ish-ministri i Ekonomisë thotë se Shqipëria që sapo ka hyrë në NATO dhe po troket në portën e Bashkimit Europian, është sot më kompetitive se vendet e tjera në zhvillim, siç janë Tunizia apo edhe vetë Kina.

Po ashtu, kostot e transportit nga Shqipëria në Europë janë shumë më të ulëta se nga Azia. Kryeministri i saj, shkruhet më tej në artikull, një liberal i bindur, premton se do të mbajë taksën e sheshtë për të ardhurat në nivelin 10 për qind dhe se do ta zhvillojë më tej infrastrukturën energjetike e atë rrugore.

Berisha arriti të ulë shpenzimet qeveritare me 40 për qind dhe është treguar i ndjeshëm ndaj çështjeve të arsimit, vijon më tej shkrimi i "Le Nouvel Economiste".

Shqiptarët, argumenton ish-ministri Mer, kanë vuajtur shumë në të shkuarën dhe Europa mund t‘i ndihmojë tani duke u ofruar zhvillimin e qëndrueshëm. Industrialistët europianë mund të kenë shanse të mëdha në Kinën e vogël të Ballkanit, përfundon revista.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://depca.albanianforum.net
 
Ekonomistët francezë: Shqipëria, një Kinë e vogël e Ballkanit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ismet Ramadani:“Harta e shqipërisë etnike” si shkas...
» Gold Ag reagon me një këngë patriotike pas ndeshjes Serbi - Shqipëri (VIDEO)
» Fterra i shkruan PROF.DR.MED.ULF PETER NEUMANNIT-shqip e gjermanisht! !
» Ngushllime Shqipëri-Ngushllime Elbasan
» Nënat e Trojeve të Shqipërisë - Poezi - 'Mejreme Gjocaj - Agim Bacelli'

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Ekonomi & Biznes-
Kërce tek: