Forumi Depca
Mirë Se Vini Në Forumin Depca

Regjistrohu Do Ngelesh i Kenaqur

Admin Drini
Moderator Etno30




 
ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkrimtari Ismail Kadare vlerëson harmoninë fetare në Shqipëri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin Depca
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve Numri i postimeve : 218
Pikë Pikë : 621
Rrespekte Rrespekte : 30
i/e Regjistruar më i/e Regjistruar më : 24/08/2009
Vendndodhja Vendndodhja : M
Hobi Hobi : Explorimi
Humori Humori : Brenda normales

MesazhTitulli: Shkrimtari Ismail Kadare vlerëson harmoninë fetare në Shqipëri   Thu Aug 27, 2009 8:11 pm

Shkrimtari Ismail Kadare vlerëson harmoninë fetare në Shqipëri

Ndonëse me një histori të trazuar dhe problematike, me një imazh aktual jo të pëlqyeshëm, Shqipëria ka megjithatë dicka me të cilën mund të krenohet, dhe kjo është toleranca fetare Ky është thelbi dhe qëllimi për të cilin sot në Tiranë janë mbledhur përfaqësues fetarë e politikë, figura të njohura nga vendi dhe bota, në një konferencë kushtuar pikërisht harmonisë mes feve në Shqipëri.

Për shkrimtarin e famshëm Ismail Kadare, shpjegimet e një harmonie të tillë që ka zgjatur me shekuj gjenden te vetë kushtet e rrugëtimit historik të shqiptarëve dhe te fakti që në Shqipëri të tre besimet janë të lidhura me kombin dhe ekzistencën e tij. Sipas zotit Kadare themeli i themeleve është se besimet kryesore janë barazisht të rëndësishme dhe barazisht të ligjshme: “Ky drejtpeshim mes besimeve, nuk është një dëshirë e marrë për realitet, s’është retorikë poetike, as psikozë pajtuese e tillë që kërkon drejtpeshimin dhe harmoninë atje ku ato nuk ekzistojnë. Ky drejtpeshim dhe ky legjitimitet janë një realitet një thelb. Shqipëria është një vend me tre fe. Ajo smund të identifikohet me asnjë prej tyre. Nëse nuk besojmë në këtë, nuk besojmë në arsyen tonë të të qenit”.

Shkrimtari i njohur theksoi se respekti i ndërsjelltë duhet të jetë i shenjtë në Shqipëri. Asnjë ngacmim apo provokim nuk mund të lejohet as mes vetë besimeve, as mes laikëve dhe fetarëve, as mes besimeve dhe shtetit. Sipas tij kohët e fundit janë vënë re tundime për të kundërtën, dhe përpjekje për të vënë fenë kundër kombit. Zoti Kadare përmendi këtu përpjekjet e qarqeve fetare greke për t’u mohuar ortodoksëve shqiptarë kombësinë. Po ashtu ai tha se është shqetësuese shfaqja e një rrymë radikale mes myslimanizmit shqiptar, duke përmendur disa deklarata që hedhin idenë e mohimit të kombit shqiptar në emër të kombit islam: “Si në rastin e panhelenizmit të shoqëruar me proselitizmin e emigrantëve shqiptare, ashtu dhe në rastin e panarabizmit, kemi të bëjmë me një përpjekje për një tkurrje të kombit shqiptar, thënë ndryshe, me një version soft të copëtimit të vendit”.

Zoti Kadare kërkoi nga shteti shqiptar që të sigurojë bazën ligjore të drejtëpeshimit të besimeve fetare. Institucionet fetare, vendet e kultit, shkollat, fondacionet, financimet e tyre nuk mund t’i lihen rastësisë tha shkrimtari i njohur: “Si rrjedhojë shteti shqiptar duhet të marrë masat për të njëmendësuar autoqefalinë e kishës ortodokse shiptare. Rrjedhojë e faktit që kombi shqiptar ka tre besime, shteti duhet të sigurojë me kushtetutë ndalimin e pjesmarrjes së Shqipërisë në aleanca ose liga fetare, nga që cdo aleancë e tillë bie ndesh me parimin bazë të laicitetit të republikës dhe vë në pozitë diskriminuese dhe përjashtuese besimet e tjera. Shteti shqiptar duhet të ritheksojë parimin e laicitetit të republikës duke bërë të qartë se feja është e ndarë nga shteti dhe politika.”

Edhe presidenti i republikës Alfred Moisiu, nën kujdesin e të cilit organizohet konferenca, bëri thirrje që të ruhen vlerat që përcjell harmonia fetare në Shqipëri. Kreu I shtetit tha se modeli i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në Shqipëri përbën një aspect shumë pozitiv të kulturës së shoqërisë shqiptare nga i cili kanë cfarë mësojnë edhe kombet e tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://depca.albanianforum.net
 
Shkrimtari Ismail Kadare vlerëson harmoninë fetare në Shqipëri
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kadare, shkrimtari epoke i shqiptareve
» Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR DITËLINDJEN VLERË, O MBESA IME PLOT VLERË!
» Bibliografia e Ramiz Kelmendit
» Eda Derhemi: Gjirokastra dhe komunizmi në “Darkën e gabuar” të Ismail Kadaresë
» Keze Kozeta Zylo:Shkrimtari nga Kosova Pal Sokoli që i ka dhënë Luftës së saj gjak SOKOL-ASH

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Depca :: Toleranca Fetare-
Kërce tek: